VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

THAÇI BËRI HOMAZHE PRANË SHTATORES SË ZAHIR PAJAZITIT


E Martë, 03.06.2012, 11:27am (GMT1)

Prishtinë, (Kosovapress) 06 Mars 2012 11:08

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të Epopesë së UÇK-së, sot bëri homazhe pranë shtatores së komandantit Zahir Pajaziti. Kryeministri Thaçi, me këtë rast, pohoi se sot po nderojnë në mënyrë shtetërore, një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, i cili me luftën, punën, sakrificën dhe heroizmin e tij, dërgoj mesazhin te të gjithë, që pa luftë të armatosur nuk mund të çlirohet Kosova.

Kryeministri Thaçi, pranë shtatores së Komandantit Zahir Pajaziti, ditët e Epopesë së UÇK-së, i quajti ditë që i sollën lirinë dhe pavarësinë vendit tonë, epopesë që grumbulloi dhe bashkoi gjithë energjitë pozitive për liri për çlirim. Epope kjo, e cila, sipas tij, bashkoi të gjithë shqiptarët kudo që janë, epope që sublimon vlera kombëtare.

"Sot jemi këtu duke respektuar dhe nderuar në mënyrë shtetërore, një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, i cili me luftën, punën, sakrificën dhe heroizmin e tij bëri që të dërgoj mesazhin te të gjithë, që pa luftë të armatosur nuk mund të çlirohet Kosova. Prandaj ne sot nderojmë dëshmorët e lirisë, komandantët e UÇK-së dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, me mesazhin e marrjes së energjive për të ardhmen, për të integruar Kosovës sa më shpejt në NATO dhe Bashkim Evropian", pohoi kryeministri Thaçi.

Ndryshe, vizita e kryeministrit Thaçi pranë shtatores së komandantit Zahir Pajaziti, është në vazhdën e vizitave që kryeministri po bën tek shtatoret dhe varret e komandantëve të UÇK-së dhe dëshmorëve të lirisë, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, e cila po mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës./Kosovapress/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.