VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALBIN KURTI BËRI HOMAZHE NË PREKAZ DHE VIZITOI JASHARAJT
E Martë, 03.06.2012, 03:15pm (GMT1)

Prekaz Në 14 vjetorin e betejës së Jasharajve, një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje!, përfshirë Grupin parlamentar dhe anëtarët e Kryesisë, bënë homazhe sot tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Delegacioniit i printe lideri, Albin Kurti.

Me këtë rast ata nderuan luftën e lavdishme të komandantit legjendar Adem Jashari, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 dëshmon se nëse dashuria për atdheun lirinë dhe kombin matet me sakrificën për to, atëherë atdheun, lirinë dhe kombin nuk mund t'i duash më shumë se kaq.

Pas homazheve një delegacion bëri vizitë në odën e Jasharajve ku përzemërsisht u pritën nga baca Rifat me familjarë. (koha)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.