VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GABRIEL GARCIA MARQUEZ MBUSH 85 VJET, NJËQIND VJET VETMI DEL NË INTERNET
E Martë, 03.06.2012, 06:59pm (GMT1)


Voal-online - Bogota - ''Paksa jo aq mbarë,'' Gabriel Garcia Marquez i mbush 85 vjet, e do të festojë "me një dhuratë të pazakontë: romani i tij më i njohur ',' Njëqind vjet vetmi', do të jetë 'në dispozicion për lexim digital në internet. Data është bërë edhe më "e paharrueshme nga fakti se këtë vit shkrimtari kolumbian feston 60 vjet që nga publikimi i romanit të tij të parë,"La tercera resignacion', në gazetën lokale El Espectador, 30 vjet që nga dorëzimit i çmimit Çmimi Nobel për Letërsi dhe dhjetë vjet që nga publikimi i autobiografisë tij, 'Të jetosh për të treguar'.

Nga sot, për më shumë, fillon të jenë në dispozicion në internet, me çmimin 6 euro, kryevepra e tij dhe best-seller, i cili do t'iu shtohet tre titujve tanimë në internet ('Tregimi i një anijembytjeje', ' Të gjitha tregimet', ' Të jetosh për të treguar').


'' Ka shumë kohë në sirtarin tim kontrata e nënshkruar nga 'Gabo', por mua më dukej se kjo ishte koha e duhur për ta nxjerrë atë, me përkimin e të gjitha këtyre datave,'' tha Carmen Balcells , agjentja e tij letrare. Agjentja gjithashtu zbuloi se Garcia Marquez nuk ka libër të ri duke shkruar se është pak e mundur, që ndonëse "aq pjellor sa është'', të shkruajë diçka të re.


''Gabo po përjeton pjesën e merituar të pensioni në qytetin e Meksikës me gruan e tij Mercedes Barcha,'' shtoi Balcells. Një nderim ndaj shkrimtarit kolumbian me rastin e ditëlindjes së tij do të nisë sot në Festivalin e Filmit Guadalajara, me filmin 'Kujtimet e një putane të trishtë', një bashkëprodhimit midis Meksikës, Spanjës dhe Danimarkës, filmuar fshehurazi në vitin 2010. Filmi, i drejtuar nga Carlsen Henning i Danimarkës, u filmua në Puebla, në afërsi të kryeqytetit meksikan, por imazhet janë transferuar më pas në shtetin e Campeche, në një zonë të fshehtë, pas një seri polemikash dhe akuzash. Gabo dhe gruaja e tij tashmë e kanë parë dhe miratuar filmin./Përktheu Elida Buçpapaj

(ansa)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.