E Enjte, 04.25.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

INTEGRIMI DHE IDENTITETI KULTUROR I NXËNËSVE SHQIPTARË ME MËSUESEN AORORA BUJUPI REXHAJ

Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI


E Mërkurë, 03.07.2012, 01:16pm (GMT+1)

Mësuesja Aorora Bujupi Rexhaj në shkollën e Julius-LEBER në qytetin Breisachit në afërsinë e Freiburgut qe përkufizohet me Francën dhe Zvicrën

Ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore, ndikon tek të tjerët dhe merret si shembull për t'u ndjekur lexuar, informuar dhe mësuar sa ma tepër për ta dhe nga ta. Nga këta njerëz po mësohet brezi i ri në "gjuhë , histori, vizatim, në këngë dhe në fushën e edukatës dhe të kulturës". Kjo kategori njerëzish të dijes ndikojnë në ndërtimin dhe formimin e brezit të ri. Profesioni i mësuesve tanë shqiptar qe po punojnë dhe mësojnë brezin e ri në emigrim është një vepër e shenjtë . Kështu nga këto ngrohtësi, të shprehura, ndaj nxënësve shqiptar e hasem edhe të mësuesja, Aorora Bujupi Rexhaj në shkollën e Julius-LEBER në qytetin e Breisachit ne afërsinë e Freiburgut që përkufizohet me Francën dhe Zvicrën. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar punën, veprimtarinë dhe kontributin e mësues Aorora në sferën e arsimimit edukimit dhe kontributin e dhënë në këtë fushën e kulturës.

Zonja Aurora Bujupi Rexhaj për herën e pare ka emigruar ne vitin 1993 me 30 qershor. Ishte një dite e vështirë, kur u nda nga Kosova. Thotë se ishte një dhimbje ,një thyerje shpirtërore, nga një jetë e censuruar nga okupatori, në shkollë , në arsim qe mbetëm në mësime (skutave e bodrumeve te pa perspektive nga një zullum i pa parë nga regjimi sllavo- serb)! Me kujtohen shumë ngjarje të hidhura rrëqethëse të asaj kohe qe përjetuam ne si mësues, po edhe nxënësit tanë thekson ndewr te tjera Aorora .

Pas ushtrimit të profesionit ne arsim në shkollën "Asim Vokshi" në Prishtine, asaj i mbeti vetëm në kujtesë ("dashuri qe kishte ndaj shkollës" ,"dashurinë qe kishte ndaj nxënësve te saj"), po edhe ndaj dijes. Ajo sikur nuk mundi te rrijë e qetë me gjendjen aktuale qe mbretëronte ne diasporën shqiptare , iu rrek përvetësimit të gjuhës gjermane me çka zonja Aurora iu përkushtua të mësojë gjuhën gjermane , e arriti qëllimin e integrimit , por edhe ruajtjes së gjuhës amë shqipes qe tu përcjell brezit të ri nxënësve shqiptar me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Mësuesja Aorora ka 60 nxënës, por e ndjekjen e mësimin vetëm 26, qe një pjese e fajit mund tu hidhet edhe prindërve të nxënësve për mos kujdesin ndaj nxënësve të vet. Prandaj zonja Aurora bënë ftesë edhe te prindërit tjerë qe mos te jenë pengesë për nxënësit e vet!

Pamje e grupit të nxënësve me rastin provave përfundimtare për manifestimin e pavarësisë se Kosovës, cikli i ulët. Nxënësit Arian Asllani, Blend Ibrahimi, Altin Binaj, Bleron Binaj, Eris Rexhaj, Anesa Gashi, Elsa Rexhaj, Ragip Gashi dhe Viola Binaj.

Mësuesja Aorora metodiken e edukatës e trason tek nxënësit në praktikë, sipas plan- programeve të Kosovës. Pastaj Aorora shprehet se nxënësit e mijë i mësojë në gjuhën shqipe , pos gramatikës edhe në Histori, Gjeografi , Muzikë dhe Art. Mësimin thekson zonja Aurora e kemi te organizuar një herë në javë, ditën e premte në dy turne nga ora 14 deri ne ora 18.h. Turni i pare është nga nxënësit e klasës së parë deri klasën e pestë dhe i dhe i dyti nga klasa e pestë deri ne klasën e dhjetë.


Mësuesja Aorora Bujupi Rexhaj ne orën e mësimit me nxënësit qe e ndjekin mësimin plotësues në Breisach-Gjermani.


Pamje e grupit te nxënësve gjate mësimit. Cikli i ulet në orën e mësimit me mësuesen Aorora Bujupi Rexhaj.

Pamje e grupit te nxënësve me rastin e ditës se pavarësisë 17.02.2012

Nxënësit Flakron Gashi, Genc Krasniqi, Donjeta Krasniqi dhe Kosovare Gashi.

Nga zelli dhe profesionin e mësueses qe e bënë me respekt, Aorora ju ka rënë në sy edhe organeve të shkollës Julius-LEBER në qytetin e Breisachit qe këta i ofruan të kryej edhe një detyre si mësuese për nxënësit gjerman për klasat e pesta dhe të gjashta , ku vërtet është për ta nderuar këtë mësuese për kontributin qe po e jap, pos në interesin e nxënësve shqiptar, ajo mund të jetë edhe si një shembull i mirë i një qytetareje të veçante në prosperitetin e qytetareve kosovare me një qytetërim evropian !

Ne bisedë zonja Aorora thotë se nuk jemi e kënaqur me literaturën e ofruar nga "Ministria e Kulturës dhe Arsimit të Kosovës" me çka mendon se vërtet është për të ardhur keq në këtë kohë, të përballen nxënësit tanë me mungesën e literaturës eshte një shqetësim serioz. Zonja Aorora thekson ma tutje se ne mësimin plotësues i shkëmbejmë mendimet dhe përvojat në zonën rajonale me Freiburgun Emmendingen, Endingen , Walkirsch dhe me Shtutgardin ne nivel ma të lartë .

Pyetjes sonë se në cilën fushë bashkëpunoni ? Ajo theksoj se jemi në bashkëpunim sidomos ne manifestimet kombëtare, ne kuize dhe fusha tjera të kulturës sonë. Takimin e bashkëpunimit ne nivel e shteteve evropiane ku jetojnë shqiptarët ,vlen të theksohet, se mbajtëm seminarin e shtatë mbarëkombëtar në Prishtinë, ku kishte edhe ligjërues të huaj me ç'rast me ka lënë mbresa si takim i kulturës sonë që ka marre dimensionet e manifestimit tradicional për çdo vit .

Pamje e mësueseve ne simpoziumin mbarëkombëtar për mësimin ne diasporë. Me mësuesit,Fadil Klaiqi,Gjemshire Haziri,Zeqir Asllani,Gjyle Fetaj, Aorora Rexhaj,Hatixhe Ramadani,Zejnie Asllani etj...

Kjo mësuese shprehet se qëllimi im fisnik është qe ta kultivojmë kulturën tonë ,gjuhën dhe artin te brezi i ri , me qellim te ruajtjes së traditave dhe zakoneve tona si popull ndër ma të vjetërit . Ajo është e lumtur që mund të zhvillojë mësimin në gjuhën e tyre amtare dhe, mbi të gjitha me entuziazëm dhe vullnetin e madh e shpreh edhe ne orën e mësimit me një pasion dhe dashuri ndaj mësimit tek fëmijët shqiptar. Integrimi dhe identiteti kulturor i nxënësve shqiptarë gjendet tek mësuesja Aorora-Bujupi- Rexhaj .

"Integrimi është e mundur vetëm nëse njerëzit nuk harrojnë ku ata vijnë nga të dyja kulturat dhe janë të vetëdijshëm se ku ata jetojnë, si dhe nga kanë origjinën," shpjegon Aorora .

Mësuesja Aorora dha një mendim se shqiptarët bëjnë mjaft kudo që janë, mirëpo kurrë mos të kënaqemi, me atë që kemi arritur por të punojmë edhe ma shumë në të mirën e vetvetes sonë, por edhe për të mirën e kombit tonë.

Për këtë mësuese dhe punën e saj kanë shkruar edhe disa gazeta gjermane , po ndër to ishte edhe ajo "Badische Zeitung" një gazetë rajonale dhe shumë e lexuar. Ora ishte 16, zilja ra me çka edhe ne mbaruam vizitën me këtë mësuese mirënjohëse për punën e madhe të mësueses që ka bërë shumë për ruajtjen e kulturës, gjuhës e traditës sonë kombëtare. Në fund, mësuesja Aorora , na falënderoi për vizitën dhe u ndamë me një përshëndetje urimi për një vikend të mirë për fundjavën ,duke i uruar kësaj mësueseje punë të mbarë dhe të suksesshme .

LUAN (ASLLAN) DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GABRIEL GARCIA MARQUEZ MBUSH 85 VJET, NJËQIND VJET VETMI DEL NË INTERNET (03.06.2012)
ALBIN KURTI BËRI HOMAZHE NË PREKAZ DHE VIZITOI JASHARAJT (03.06.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 6 MARSIN NË VITE... (03.06.2012)
THAÇI BËRI HOMAZHE PRANË SHTATORES SË ZAHIR PAJAZITIT (03.06.2012)
KTHIMI NË ÇAMËRI - KJO ËSHTË ÇËSHTJA ÇAMENga HASA LUÇI (03.06.2012)
NË AKSIN PRISHTINË-AEROPORT NË FSHATIN VRAGOLI NËNKALIMI TE URA SHUMËMILIONËSHE NGA VËRSHIMET U SHNDËRRUA NË LIQEN!Fotoreportazh e koment nga LUAN (A) DIBRANI (03.06.2012)
JASHARAJT BËJNË THIRRJE PËR UNITET DHE DASHURI (03.05.2012)
QEVERIA E KOSOVËS NIS EPOPENË E UÇK-së (03.05.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA VURI KURORA LULESH TE VARRI I NOLIT DHE TE VARRI I KONICËS (03.05.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË MESHË NË KISHËN QË E PATI DREJTUAR FAN STILIAN NOLI (03.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]