VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SEKRETARI I VATRES, SHKRIMTARI NAUM PRIFTI, SOT MBUSHI 80 VJET

Nga DALIP GRECA


E Mërkurë, 03.07.2012, 05:32pm (GMT1)

Me 7 mars shkrimtari Naum Prifti, njëkohësisht sekretar i Federatës Panshqiptare të Amerikës"VATRA", feston 80 vjetorin e Lindjes. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe redaksia e gazetës "Dielli" i përcjellin shkrimtarit të njohur urimet më të përzemërta! Shkrimtari i shquar, ndër më përfaqësuesit e brezit të vet, lindi 7 mars 1932 në Kolonjë. Jeton në New York.

Naum Prifti mbetet ndër përfaqësuesit e spikatur të prozës së shkurtër, por nuk mund t'i mohohet kontributi cilësor edhe në dramë, homor e satirë, publicistikë, të didaktikës, të përkthimeve etj. Doli para lexuesit që në vitin 1956 me librin e parë "Tregime të fshatit", ku paralajmëroi një penë të talentuar që do të sillte jetën e gjallë të njerëzve përmes një stili të vecantë rrëfimtar.Ndërkohë që në vitin 1958, botonte"Lëkura e Ujkut", gazeta Dielli këtu në SHBA, e atij viti sillte një përshkrim të tij rivierës shqiptare, ku paralajmëronte një shkrimtar të ri të talentuar.

Që në hapat e parë të krijimtarisë, Naum Prifti dallohej jo vetëm për stilin e vecantë,densitetin e ngjarjeve, gjuhën e pasur të rrëfimit, por ai premtonte edhe një bollëk veprash. E tregon tani bibiloteka e krijimtarisë së tij e cila i kalon të mbi 100 veprat e mirëfillta. Në vitin 1960 ai solli për lexuesit"Cezma e Floririt", ndërkohë që do të kishte dy prurje të njëpasnjëshme në vitin 1962 "Një pushkë më shumë" dhe "Tregime", ndërkohë që u përkthyen- I Hrisovisi (Tre tregime nga Çezma e floririt, greqisht) Tiranë 1962, The Wolf's Hide (Lëkura e Ujkut) Përkthyer nga Peter Prifti, The betrothed (E fejuara).

Në vitin 1969 Naum Prifti solli për lexuesit vëllimin me tregime "Litari i zjarrtë". Penës së tij i përkasin edhe : Tregime të zgjedhura 1972, Njerëz të kësaj toke 1979, Njëqind vjet 1982, Tre vetë kapërcejnë malin 1983 , The Golden Fountain (Çezma e Floririt) Përkthyer nga Peter Prifti, Shkodër 1998, Nëna e diellit Mite-legjenda-përralla, 2000 (Fituese e penes se Arte), Yjet ndritin lart Novela e tregime, Pejë 2002, As Miço As Muço Tregime dhe skica humoristike Toena Tiranë 2003, Midis dy kohesh Ese, kujtime, shenime udhetimi Buzuku Prishtinë 2006, Grirja e shpirtit Novela Botuar nga Cabej.

Vëllime e botime në anglisht

1. The Grinding of the Soul Columbia University Press Nju Jork 2009

2. The Golden Fountain Përkthyer nga Peter Prifti Botim Camaj Pipa Shkodër 1998

3. The Betrothed ( E fejuara) Botuar nga Komiteti i Kulturës për Marrëdhënie me Boten e Jashtme Kinë 1965

4. The Wolf's Hide (Lëkura e Ujkut) Përkthyer nga Peter Prifti Botim nga Shtepia 8 Nëntori Tiranë 1962

Novela dhe vëllime me tregime për të rinj

Cikoja dhe Beni -Novelë- (Ribotuar 5 herë) Shtëpia Botuese Naim Frashëri

Tiranë 1962 Rrëfime dhe legjenda për Skenderbeun - Shtëpia Botuese Naim Frashëri - Tiranë 1968

Mythoi kai thrilloi gia to Skentermpei (Rrëfime dhe legjenda për Skenderbeun - greqisht) Shtepia Botuese 8 Nentori Tirane, 1970

Tregime te zgjedhura për fëmijë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1977

Si ylber që vezullon Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1986

Erë mali Erë fushe Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1988

Ciko (Tseeko) and Beni (Cikoja dhe Beni - anglisht) Shtëpia Botuese 8 Nëntori Tiranë, 1988

Pas Abetares (ribotuar 2 herë) Shtëpia Botuese Toena Tiranë, 1998

Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun Botim nga Libri Shkollor,Prishtine 1998

Kërkohet një thesar Shtëpia Botuese Erik Tiranë, 2001

Ndjekësi i kuajve Shtëpia Botuese Erik Tiranë, 2002

Pas Abetares (E plotësuar) Shtëpia Botuese Isuf Baça Tiranë, 2003 Lexo me shume ne www. Dielli.com

DALIP GRECA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.