E Enjte, 04.18.2024, 07:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MË 2013 KOSOVA DO TË KETË USHTRINË E VET KOMBËTARE
E Mërkurë, 03.07.2012, 06:01pm (GMT+1)

Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në ushtri të shtetit, deklarojnë përfaqësuesit e Ministrisë së FSK-së dhe drejtuesit e kësaj force.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri Agmi Çeku, thotë se një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë vitit 2013.

"Ne jemi duke u dëshmuar vazhdimisht si një forcë profesionale, forcë e disiplinuar, kredibile, e besuar nga qytetarët e Kosovës, e besueshme nga partnerët tanë nga vendet e rajonit. Dhe, të gjitha rrethanat janë në favor të kësaj. Ne jemi në pritje të kësaj qe disa vjet që nga çlirimi i Kosovës që Kosova më në fund ta ketë ushtrinë e vet ashtu si çdo vend normal që e ka. FSK-ja do të ngrihet apo do të evoluojë në forcë ushtarake konvencionale", deklaron ministri Çeku.

Nevojën që Kosova ta ketë ushtrinë e saj e thekson edhe gjeneralmajor Kadri Kastrati. Ai bën të ditur se struktura e ushtrisë së ardhshme të vendit do të bëhet bazuar në studimet e kryera.

"Sigurisht që Kosova duhet ka ketë forcën e vet ushtarake, por misioni dhe numri do të bëhen sipas studimeve që do t'i bëjmë në muajit në vijim. Pra, FSK-ja do të shndërrohet në forcë ushtarake, sigurisht që po", thotë Kastrati.

Plani i të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, parasheh që kufizimet, të cilat i ka FSK-ja, dikur TMK-ja, nuk mund të rishikohen para pesë vjetësh. Kosova shpalli pavarësinë e saj bazuar në këtë plan në vitin 2008. Rrjedhimit, thotë ministri Çeku, rishikimi mund të bëhet në vitin 2013.

"Ne qysh tash kemi filluar procedurën e rishikimit të FSK-së. Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim që të fillojë rishikimin strategjik të FSK-së dhe tërë sektorit të sigurisë, e ky do të jetë një studim i gjatë pothuajse një vit, apo më shumë, ku në në detaje do ta rishikojmë FSK-në dhe do të dalim me rekomandime të qarta se çfarë kapacitete duhet të ketë forca ushtarake e Kosovës, çka i nevojitet vendit. Qëllimi është që FSK-ja e sotme të ngritët dhe të zhvillohet në një ushtri konvencionale të mirëfilltë ashtu siç e kanë dhe vendet e rajonit", shpjegon Çeku.

Ndër sfidat më të mëdha në drejtim të shndërrimit të FSK-së në ushtri, sipas Kastratit, do të jetë adoptimi i ligjeve dhe pajisja me materiale të cilësisë ndërkombëtare.

"Sfidë do të jetë adoptimi i legjislacionit në standardet dhe kushtet e ushtrive perëndimore apo të NATO-s, pastaj draftimi i një strukture, e cila do të jetë strukturë ushtarake, që do t'i plotësojë të gjitha nevojat e shtetit të Kosovës. Sfidë tjetër e radhës do të jenë gjithashtu edhe pajisjet materialo-teknike që duhet t'i ketë forca apo ushtria, nuk është me rëndësi se si do të quhet, sa është e rëndësishme, se çfarë strukture dhe misioni do të ketë", thekson Kastrati.

Nënkryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, shpreh bindjen se faktori ndërkombëtar do të japë kontributin e tij deri në kompletimin e ushtrisë së Kosovës.

"Unë pres shumë ndihma prej faktorit ndërkombëtar, në këtë rast prej NATO-s dhe shteteve anëtare të NATO-s që do ta ndihmojnë ushtrinë e Kosovës të bëhet ushtri. Nuk pres pengesa, pres angazhime, sepse edhe angazhimi i mëhershëm i disa qeverive të caktuara në veçanti dhe të NATO-s në përgjithësi nuk ka munguar në mbështetje të FSK-së. Pra, presim që edhe FSK-ja, në partneritet të ngushtë, të domosdoshëm me shtetet e NATO-s dhe me NATO-n drejtëpërdrejt dhe me KFOR-in, do të arrijë që të jetë forca, e cila do t'i përmbushë kriteret për të qenë ushtri e Kosovës", deklaron Selimi.

Drejtuesit e FSK-së vlerësojnë se rruga e Kosovës për në NATO do të jetë më e lehtë se sa për vendet e tjera të rajonit, pasi që FSK-ja, siç thonë ata, është formuar nga vetë Aleanca Veri-Atlantike.

Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas ligjit, është një forcë e armatosur lehtë, e dizajnuar dhe e përgatitur për të përmbushur funksionet e sigurisë që nuk i përkasin policisë apo organizatave tjera.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2,500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEKRETARI I VATRES, SHKRIMTARI NAUM PRIFTI, SOT MBUSHI 80 VJETNga DALIP GRECA (03.07.2012)
NGA DO SHKOJNË NACIONALISTËT DHE ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKËNga ALFRED ÇAKO (03.07.2012)
SI E LIDHI KOSOVA TË ARDHMEN E SAJ EVROPIANE ME SERBINËNga AGUSTIN PALOKAJ (03.07.2012)
INTEGRIMI DHE IDENTITETI KULTUROR I NXËNËSVE SHQIPTARË ME MËSUESEN AORORA BUJUPI REXHAJNga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.07.2012)
GABRIEL GARCIA MARQUEZ MBUSH 85 VJET, NJËQIND VJET VETMI DEL NË INTERNET (03.06.2012)
ALBIN KURTI BËRI HOMAZHE NË PREKAZ DHE VIZITOI JASHARAJT (03.06.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 6 MARSIN NË VITE... (03.06.2012)
THAÇI BËRI HOMAZHE PRANË SHTATORES SË ZAHIR PAJAZITIT (03.06.2012)
KTHIMI NË ÇAMËRI - KJO ËSHTË ÇËSHTJA ÇAMENga HASA LUÇI (03.06.2012)
NË AKSIN PRISHTINË-AEROPORT NË FSHATIN VRAGOLI NËNKALIMI TE URA SHUMËMILIONËSHE NGA VËRSHIMET U SHNDËRRUA NË LIQEN!Fotoreportazh e koment nga LUAN (A) DIBRANI (03.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]