KRYEMINISTRI TURK THA SE NUK VUAN NGA KANCERI
E Mërkurë, 03.07.2012, 09:41pm (GMT+1)
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka hedhur poshtë raportin e publikuar nga Wikileaks, i cili thotë se ai vuan nga kanceri dhe se i kanë mbetur vetëm edhe dy vjet jetë.
Në fjalimin para anëtarëve të partisë së tij në Ankara, Erdogan e ka quajtur raportin në fjalë "ta pacipë", duke thënë se "vetëm Zoti" do të vendosë se sa gjatë do të jetojë.
Kryeministri 58-vjeçar ka kaluar dy operacione në zorrë në katër muajt e kaluar, por në vazhdimësi i ka hedhur poshtë deklaratat se ai vuan nga kanceri. (rel)
www.voal-online.ch
|