VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

URIMI I GRUAS PUKJANE

-Kërkoj falje, se…, falja nuk duhet të përmëndet!- ( Fletë ditari, brigjeve të Drinit-Liqen)

Nga ZEQIR LUSHAJ


E Enjte, 03.08.2012, 07:09am (GMT1)

Grua fisnike, ngulur në vend të vet,

(Me duket, Kroni i Karmës, -i thonë),

Në rrugën e Komanit, tash sa vjet,

Breg-Drinit, në kambë, gjithmonë!

 

Shet koka-kola, e prodhime të vendit,

Në uijt e Kronit, si melodi me lahutë,

Në vendin e legjendave të motshme,

Përshëndet rrugtarët, në çdo minutë.

...!

 

Ja zgjata një 2-mijë lekshe..., ia dhashë,

-Çka dëshiron? -më pyeti AjoMue ?

-Asgja nuk dua, moj motër, -i thashë,

Janë për Ty, nderim, me të respektue.

 

Ma hodhi shikimin, diçka ndërdyzash,

(Duket, bleu, -e kam me gjithë mend),

I thash se -jam një amerikan-Tropoje,

 

Nderin e kemi, vetëm në këtë vend !

Ju dridh pak dora, diçka se ç'ndrojti:

-E paç rrugën hapur, ngado të shkosh!

Gjithmonë, bollek, Ty, t'i baftë Zoti,

Dhe kurrë, në jetë, mos i dëshirofsh !

...!

 

Ma japin një dollar, disa klientë në USA,

Kur i ndihmoj ushqimet me ngarkue,

Ju thom: -"Thank you", -e dridhet buza,

Fjalët e pukjanes, (vetvetiu), tuj kujtue!

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.