VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NËSE EKZISTON NDONJË PARAJSË NËNA IME DO TA KETË (KREJT PËR VETEN) NJË TË TILLË Vargje kushtuar nënës të zgjedhur nga poetë botërorë E Enjte, 03.08.2012, 09:17am (GMT1) nëse ekziston ndonjë parajsë nëna ime do ta ketë (krejt për veten) një të tillë. Nuk do të jetë ajo një parajsë manushaqesh as një parajsë zambakësh të freskët luginash por do të jetë një parajsë e trëndafilëve kuqezinj
-- Është sikur ta shikosh nënën tënde tek fle pak minuta pasi ti je ngjizur, dhe sytë e saj thonë se gjithçka është mirë të zgjohesh e vetme...
-- Nëna ime do të ishte një shqiponjë, dhe unë zog shqiponje i rritur si do ajo, nga dora e saj të marr fluturimin, sikur të jem krenaria e saj, sikur krenaria e saj nuk njeh kufij, sikur mendja e saj më ndjek mua tek fluturoj përtej horizonteve.
-- Lëngu i pranverës në lastarin e njomë Do të kremtojë Nënën Mal, dhe të gjitha këngët e zogjve do t'i kushtohen asaj -- Nëse unë do të rrënohesha me trup e me shpirt E di se lutjet e saj do të më rikrijonin të tërin...  --- Si ato matriushkat ruse që hapen për të nxjerrë njëra tjetrën, derisa shndërrohen në vocrrake të imta, ashtu do të donim t'i mbanim nënat tona në barqet tona -- Oh, në vend që të ma linte mua atë gjë që e mori me vete në varr!"” Ajo s'ka më nevojë, dhe unë e kam.  -- Unë jam një pemë E harlisur fuqishëm dhe e rrënjosur thellë Fruti im është i ëmbëlhidhur Unë jam nëna juaj --- Unë shtrihem tash këtu si dikur në krahët e saj, krijesë e saj, dhe e ndjej tek më shikon mua në një mënyrë si shpatbërësi e pasqyron në fytyrë çelikun e shpatës
-- Engjejt duke i pëshpëritur njëri tjetrit mund të gjejnë, në mes fjalëve të tyre të vala të dashurisë Asnjë fjalë të perëndishme si fjalën "Nënë"...
-- Unë dua që ndërgjegja ime të jetë e vërtetë ndaj jush; për një kohë të gjatë, tejet ngjitur, si një fjalë të re që e mësova dhe e bëra timen, si gjellën e përditshme, si fytyrën e nënës sime, si një anije që më mbajti mua përgjatë stuhisë së pareshtur.
-- Asaj zemra e së cilës është shtëpia e zemrës sime, së cilës se dhënia e dashurisë nuk është e mundimshme; Shërbesa e saj është dinjiteti im i rrallë,    -- Këtu është diçka që zemra ime dëshiron të ketë bota më shumë prej saj: Unë dëgjova në ajrin e një nate kur një nënë i këndonte butë një fëmije në errësirën e thellë dhe të egër.
-- Sot kujtoj Krijuesen Zemërluane.
-- Një grua është nëna e tij kjo është gjëja më e madhe. -- Ato prekën tokën dhe gruri u rrit. Gjyshet e mia ishin të forta. -- Ah të këndoj për ty perëndeshë e gjithfuqishme! --   Nëna më përkundi e këndoi, Atë djep prej shelgu të njomë. -- Oh falë kujdesit të nënës, Shtëpia ish e qetë dhe e ngrohtë; Na mbron ne nga stuhia e fortë. Përktheu e përgatiti Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |