VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nënshkruhet marrëveshja me OPIC për investimet amerikane në Kosovë
E Martë, 06.30.2009, 09:48pm (GMT1)

 

 

Në Washington më 30 qershor Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i OPIC, Korporatës së Investimeve Private Jashtë shtetit, Dr. Lawrence Spinelli nënshkruan sot në Washington një marrëveshje për garantimin e investimeve. OPIC është një agjenci e Qeverisë amerikane që u ndihmon bizneseve të vogla amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë vendit.

 

Me këtë Presidenti Spinelli tha se ky akt i nënshkrimit hapte një kapitull të ri të marrëdhënieve midis SHBA dhe Kosovës dhe një mundësi të investimeve të bizneseve amerikane në Kosovë, ndërsa kryeministri Thaçi e quajti një moment historik dhe forcim të marrëdhënieve midis SHBA dhe Kosovës. Ai tha se të gjitha investimet dhe investitorët potencialë amerikanë do të kenë mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë së Kosovës.
Në takimin e përbashkët u fol edhe për projekte dhe investime në energji, në infrastrukturën rrugore dhe në fusha të tjera.
Kryeministri Thaçi u takua edhe me zëvendëssekretarin e Departamentit të Financave, Eric Meyer, departament që ka premtuar një donacion prej 150 milion dollarësh për shlyerje të një pjese të borxhit që ka Kosova
ndaj Bankës Botërore.
Edhe në këtë takim çështje e bisedimeve ishin perspektiva e projektet e zhvillimit energjetik të Kosovës. /S.gashi/


Delegacioni i Kosovës u takua me Drejtorin e FMN-së dhe Presidentin e Bankës Botërore

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i prirë nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu dhe në përbërje të të cilit janë edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat Skënder Hyseni e Ahmet Shala, pas ceremonisë së nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore dje në Uashington, ka zhvilluar një varg takimesh, mes të tjerash edhe me zyrtarët më të lartë të këtyre dy institucioneve.

Gjatë një takimi me Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, z. Dominique Strauss-Khan dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe z. Marek Belka, Drejtor i Departamentit Evropian të FMN-së, udhëheqësit e Kosovës e kanë falënderuar atë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në këtë institucion. Të arriturat në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë në sektorin e energjisë, kanë qenë temat kryesore të diskutuara me z. Strauss-Khan. Po këto tema janë shtjelluar edhe në takimin që delegacioni i vendit tonë ka zhvilluar me Presidentin e Bankë Botërore, z Robert Zoellick dhe bashkëpunëtorët e tij, njofton Zyra për informim pranë Presidentit të Kosovës. RTK
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.