VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JACOBSON: PËR VERIUN NJË MODUS VIVENDI TË QËNDRUESHËM QË E RESPEKTON SOVRANITETIN E KOSOVËS


E Martë, 04.03.2012, 04:24pm (GMT1)

Washington, 3 prill - Përkushtimi për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe pavarësinë, si dhe integrimi i vendit në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, do të jenë parimet udhëheqëse të punës së ambasadores së ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila u konfirmua për postin e ri nga Senati, të enjten e kaluar.

Ambasadorja e ardhshme amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar se situata mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa një zgjidhje për problemin atje do të duhej të respektonte sovranitetin e Kosovës, por edhe të merrte parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri. Një zgjidhje e situatës në veri dhe normalizimit të marrëdhënieve kërkon një modus vivendi të qëndrueshëm që e respekton sovranitetin e Kosovës, i merr parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri, dhe i lejon edhe Kosovës edhe Serbisë të vazhdojnë rrugët e tyre euroatlantike", ka thënë ajo.

Në dëshminë e saj para Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme, ambasadorja Jacobson ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj, posaçërisht me Serbinë, janë kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.