VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SAIM TAHIRAJ NË RUBIKON: IBRAHIM RUGOVA KA DITUR PËR AKSIONET E UÇKsë
E Enjte, 04.05.2012, 09:09am (GMT1)

Prishtinë - Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë ekskluzive në emisionin Rubikon të KTV-së, tha të mërkurën mbrëma se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.

Ai gjithashtu ka rrëfyer për emisionin Rubikon të KTV-së se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.

Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mitë. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj. Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t'i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.