VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAJZA E PRESIDENTIT RUMUN ËSHTË PRO PAVARËSISË SË KOSOVËS
E Premte, 04.06.2012, 04:14pm (GMT1)

 

RUMANI - Rumunët kanë filluar të ndryshojnë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. Nga 33 deputetë rumunë në Parlamentin Europian 17 prej tyre kanë votuar pro rezolutës që u miratua një ditë më parë, ku u bëhet thirrje 5 vendeve të BE të njohin pavarësinë e Kosovës.

Eurodeputetja Elena Basescu, e cila është e bija e presidentit rumun, Traian Basescu, ishte në mesin e deputetëve rumunë që e kanë votuar këtë rezolutë, shkruan gazeta rumune "˜Gandul'.

Por, në një prononcim të mëvonshëm për gazetën ajo është shprehur se ishte një gabim teknik.

Presidenti rumun, Traian Basescu, ka deklaruar disa herë se Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, përsa kohë mos ketë marrëveshje për këtë pikë mes Prishtinës dhe Beogradit. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.