VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HARTMAN THOTË SE BILDT NUK E MERITONTE TË VINTE NË SARAJEVË
E Shtunë, 04.07.2012, 07:47am (GMT1)

Shënimi i 20 vjetorit të fillimit të rrethimit të Sarajevës dhe tmerreve që ai qytet po kalonte, mori një kthesë të papritur, kur në rrugë u takuan ish-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës Florens Hartman dhe ish Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Karl Bildt.

Para kalimtarëve të habitur, afër mijëra karrigeve të kuqe, që përfaqësonin viktimat e rrethimit, Florenc Hartman e pyeti Bildtin se pse kishte ardhur në Sarajevë.

"Nuk është dashur të vinte në Sarajevë. Është dashur të vijë, atëherë kur ka mundur të bëjë dicka", iu tha ajo gazetarëve, që ishin në takim.

"Ai nuk meriton të jetë sot këtu. Kur ka mundur të bënte diçka, ai thoshte se Millosheviqi është një djalë i mirë, dhe kjo është e shkruar edhe në transkripte," ka thënë ajo.

Ajo shtoi se Bildt me politikën e tij nuk ka bërë asgjë për të shkurtuar vuajtjet e Sarajevës dhe gjithë Bosnjes.

"Për këtë arsye mendoj se nuk e kishte vendin këtu", ka thënë Florens Hartman per ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Suedisë, Karl Bildt. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.