VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA PARALAJMËROI PËR RREZIKUN E ERRËSIRËS
E Djelë, 04.08.2012, 09:55am (GMT1)

Papa i paralajmëroi të krishterët nga humbja e aftësisë për të dalluar midis së mirës dhe së keqes në një fjalim dramatik të shtunën në mbrëmje.

Papa Benedekti i XVI kremtoi të shtunën në mbrëmje së bashku me mijëra besimtarë natën tradicionale të Pashkëve. Në fjalimin e tij bazilikën e Shën Pjetrit në Romë ai paralajmëroi për një humbje të vlerave dhe bëri thirrje për rigjallërim të besimit. Papa fuqishëm u shpreh kundër një përparimi teknologjik, që shkëput nga dallimi i së mirës nga e keqja.

"Errësimi i Zotit dhe i vlerave janë kërcënimi i mirëfilltë i ekzistencës sonë dhe i të gjithë botës", tha Papa gati 85 vjeçar. Iluminimin e vërtetë nuk e sjell përparimi teknik, por besimi, i cili i tregon njeriut dritën e Zotit, tha Benedikti.

Papa pagëzon një gjermane

Në vazhdën e ceremonisë disaorëshe, kreu i Kishës Katolike sipas traditës pranoi në kishë duke i pagëzuar besimtarë të rritur nga shumë vende, midis tyre dy gjermanë dhe një shqiptar. - Pika kulmore e festimeve të Pashkëve arrihet sot paradite me meshën tradicionale të Pashkëve, që do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit. Për këtë meshë priten dhjetëra mijëra besimtarë. Më tej Papa do të përcjellë mesazhin e Pashkëve dhe bekimin "Urbi et orbi", qytetit dhe rruzullit tokësor. (dw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.