VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjendet automjeti që i ishte vjedhur ministres gjermane
E Enjte, 07.30.2009, 08:07am (GMT1)

 

 

Policia gjermane njofton se u gjet automjeti zyrtar që iu vodh në Spanjë një anëtareje të kabinetit gjerman gjatë kohës që ishte atje me pushime.

Limuzina e tipit Mercedes u gjet e braktisur pranë qytetit spanjoll të Alikantes, aty ku ishte vjedhur javën e kaluar.

Njoftimi për vjedhjen e makinës shkaktoi debate të shumta në Gjermani rreth përdorimit për qëllime personale të një mjeti zyrtar nga Ministrja e Shëndetësisë Ula Shmid.

Ministrja social-demokrate i kishte kërkuar shoferit ta çonte në qytetin turistik të Spanjës, rreth 2 mijë kilometra larg.
Por në qytet makina u vodh.

Zëdhënësja e zonjës Shmid tha më pas se gjatë pushimit dy javor, ministrja ishte marrë të paktën dy herë me punë zyrtare.

Disa analistë në Gjermani thonë se skandali rrezikon të dëmtojë shanset e Ministrit të Jashtëm Socialdemokrat, Frank Valter Shtainmajer për t'u zgjedhur në postin e kancelarit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. ZA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.