VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana
E Djelë, 08.02.2009, 05:14pm (GMT1)

Voal-online Ish guvernatorja e Alaskës Sarah Palin është duke u divorcuar nga i shoqi Todd. Këtë lajm jo të pohuar nga vetë ish guvernatorja, e jep AlaskaReport, sipas së cilës tradhtitë e ndërsjellëta ishin bazë e përkeqësimit të raportit.

 

Jo vetëm kaq. Rreziku, pas ngacmimeve gjatë fushatës zgjedhore për në Shtëpinë e Bardhë, se mos historia e tradhtive bashkëshortore merrte dhenë, kishte bindur zonjën Palin të largohej 18 muaj para kohe nga drejtimi i Alaskës.

 

Uebsajti AlaskaReport nënvizon se bashkëshortët janë shpërfillur gjatë ceremonisë së shkarkimit dhe Palin prej shumë javësh nuk e mbante më unazën e martesës. Jo vetëm kaq. Ish kandidatja për nënpresidente kishte blerë një shtëpi në Montana, ku ka ndërmend të zhvendoset me familjen, pavarësisht se ajo është me prejardhje nga Idaho.

 

Njerëz pranë ish guvernatores kanë përgënjeshtruar lajmin, i cili po të vërtetohet, do të mbyllte rrugën e Palin të kandidimit për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2012. Do të ishte një zhgënjim i madh për gruan e fuqishme, tek e cila shumë republikanë i kishin mbështetur shpresat.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.