VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin
E Djelë, 08.02.2009, 09:11pm (GMT1)

 

 

Voal-online Sarah Palin nuk është duke u divorcuar nga i shoqi Todd. Kështu Meg Stapleton, zëdhënësja Meg e ish guvernatores së Alaskës, ka përgënjeshtruar lajmet e përhapura sot nga AlaskaReport, të cilin bashkëshortët paralajmërojnë se do ta paditin.

 

"Palinët janë dhe do të mbeten të martuar si dhe të përkushtuar njëri ndaj tjetrit dhe ndaj familjes," thekson Stapleton. Një përgënjeshtrim që, megjithatë, nuk arrin t'i davaritë zërat që kanë qarkulluar qëkur Palin la në mënyrë befasuese drejtimin e Alaskës dhe nga largimi i saj nga jeta publike në një mënyrë të pazakonshme për të.

 

Sidomos ka habitur fakti që ajo ka ndërprerë komunikimin në Twitter. Prej një jave nuk iu ka shkruar 129 000 vetave që presin përgjigjet e saj.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.