E Mërkurë, 04.24.2024, 07:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Financial Times: Kaosi mes teokratëve
E Hënë, 08.03.2009, 09:16am (GMT+1)



Një lider në një samit të rëndësishëm rrezikon legjitimitetin e tij duke i varur shpresat te një fi gurë që shkakton polemika. Ai ia bën të ditur vendimin një opozite të nevrikosur që e ndjen se është mashtruar në votime.
Kur më pas lideri del publikisht me ndihmësin e tij të preferuar, por të kontestuar nga të tjerët, atëherë gjërat nuk kanë gjasa të shkojnë mirë. Kështu ndodh në Iran, ku kohezioni i teokracisë është shpaartalluar deri në atë pikë sa nuk mund të ketë më ligjshmëri dhe qëndrueshmëri.
Ditët e fundit, Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem i sistemit, e ka urdhëruar publikisht Mahmud Ahmedinexhadin, presidentin energjik të Iranit, saporizgjedhur në votimet që dukeshin tërësisht të manipuluara, të heqë qafe zëvendëspresidentin.
Khamenei, pozita kushtetuese e të cilit në Republikën islamike e bën atë t'i përgjigjet vetëm Zotit e jo shtetasve të vendit të tij, vendosi së fundmi të mbështesë Ahmadinejadin. Vendimi i tij erdhi pas protestave të shumta të opozitës pas zgjedhjeve të shumëdiskutuara të qershorit si dhe shtypjes së përgjakshme të manifestimeve.
Por, për çfarë bëhet e gjithë kjo? Ahmadinexhadit iu desh një javë ti bindej liderit suprem, duke nxitur përkrahësit e tij të vijës së ashpër ta kërcënonin publikisht atë.
Mes konflikteve e protestave në skenën e vjetër politike të Iranit, presidenti nuk ka mundur të zgjedhë dot as kabinetin e tij.
Ai denoncoi së fundmi një komplot që synonte të ndante atë nga lideri Khamenei, ndaj të cilit ai protestoi me dhembshuri: "Eshtë si lidhja mes një ati dhe një biri".
Nëse është kështu, pse duhet ta thotë ai një gjë të tillë?
Mizoria e paszgjedhjeve dhe humbja e legjitimitetit ka shkuar tashmë përtej radhëve të reformatorëve dhe konservatorëve pragmatistë, të kryesuar nga ish-kryeministri Mir-Hossein Moussavi, kandidati humbës, ish-presidentët Mohammad Khatami dhe Akbar Hashemi Rafsanjani dhe liderët e klerikëve shiitë.
Rrahja për vdekje në burg e Mohsen Rouhalaminit, djalit të një lideri fundamentalist ka shkaktuar shumë reagime në radhën e ngjarjeve që kanë tronditur teokratët. Qindra të arrestuar janë liruar tashmë; Khamenei ka urdhëruar mbylljen e burgut famëkeq Kahrizak. Një regji, që pavarësisht nga pretendimet për një mandate hyjnor, ka patur gjithnjë legjitimitet popullor, po përpiqet ta rivendosë atë. Ahmadinejad pritet të bëjë betimin për së dyti këtë javë, por e ardhmja e tij nuk është aspak e garantuar. SHBA-ja dhe Perëndimi, duke parë këtë rrëmujë në Teheran, por duke e ditur se synimet bërthamore të vendit nuk janë cënuar aspak, duhet t'i përmbahet hipotezës së punës. Khamenei dhe përkrahësit e tij ndërmorën një rrezik të madh në zgjedhje, sepse ata u druhen taktikave të angazhimit të njoftuara nga Obama.
Ata i besojnë vetëm vetës në negociatat me të.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rikthimi terrorist i ETA-s (08.03.2009)
Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin (08.02.2009)
Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana (08.02.2009)
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë (08.02.2009)
Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore (08.01.2009)
Berisha: Do procedojmë me reforma të mëdha (07.31.2009)
Sarkozi gjysh në fund të vitit (07.31.2009)
Gjendet automjeti që i ishte vjedhur ministres gjermane (07.30.2009)
Kadir: 10 mijë vetë u zhdukën brenda një nate në rajonin ujgur (07.29.2009)
Haziri: Unifikimi na bën më konkurues (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]