E Enjte, 03.28.2024, 08:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Petriç kundër idesë për shkëmbim territoresh
E Hënë, 08.03.2009, 12:02pm (GMT+1)

 

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petrich i tha BBC-së se edhe shqiptarët, por edhe serbët duhet të mësojnë se si ta pranojnë diversitetin në shoqëritë e tyre. Ai tha se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një zgjidhje në kohën e integrimeve evropiane.

Sipas tij, kjo ide ndoshta mund të nxiste një dialog më të gjerë rajonal, me përfshirjen e politikanëve dhe të shoqërisë civile në Luginën e Preshevës dhe në Mitrovicë.

Deklaratat e tij pasuan qëndrimin e një ligjvënësi amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan.

 

Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zotin Petrich dhe fillimisht e pyeti nëse shkëmbimi i territoreve do të mund të ishte një zgjidhje për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Ambasadori Petrich: Të jem i sinqertë jo. Nuk e besoj se kjo është një zgjidhje. Kjo është një ide që i takon shekullit XX, kur është folur për shkëmbim popullatash. Kjo nuk funksionon. Në një Evropë të bashkuar dhe të integruar duhet të ecet drejt pranimit të diversitetit. Kjo është më e rëndësishmja dhe kjo është ajo që shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë dhe gjithashtu është diçka që serbët duhet ta mësojnë. Në të kundërtën, Evropa nuk mund të ndërtohet. Ka patur probleme dhe situate të ngjashme edhe në pjesët e tjera të Evropës, prandaj nuk do të ishte një ide e mirë të jem më I saktë.

 

BBC: Por ambasador, a nuk është kjo një lloj zgjidhje për një marrëdhënie më të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se serbët e veriut të Kosovës nuk I pranojnë institucionet kosovare dhe gjithashtu edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë probleme me institucionet serbe?

Ambasadori Petrich: Në afat të shkrutër kjo duket të jetë një mundësi, por siç e thash vetëm në një afat të shkurtër. Mendoj se më me rëndësi është të mësohet dhe të punohet me gjeneratat e reja në veçanti, për të pranuar diçka që është aq e zakonshme në Evropë. Nëse fillohet atje ku do të përfundojë? Kjo atëherë shkon më shumë në drejtim të shoqërive të definuara etnikisht. Kjo nuk zgjidh çështjet e shekullit XXI. Prandaj do të thosha në afat të shkurtër do të ketë vështirësi por ato duhet të tejkalohen. Atom und të tejkalohen vetëm duke projektuar shoqëri dhe modele të reja. Jam i sigurt se njerëzit do ta kuptojnë se ky i ashtuquajtur model nuk është i ri sepse edhe në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit të kaluar, njerëzit kanë jetuar së bashku, megjithë vështirësitë e tyre. Kjo është diçka mbi të cilën edhe BE-ja po ndërtohet, mbi atë që të jetohet së bashku në një sitatutë të vështirë por edhe të menaxhueshme. E rëndësishme është se si të krijohen situate të tilla e në veçanti në mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë rajon. Ata janë të ndërthurur mes vete, deshën ata ose jo, dhe duhet të fillojnë të merren me këtë në mënyrë profesionale dhe politike.

 

BBC: Por çfarë t'u thuhet shqiptarëve në jug të Serbisë dhe serbëve në veri të Kosovës. Si ta shohin të ardhmen e tyre?

Ambasadori Petrich: Nëse merremi vetëm me Luginën e Preshevës ose Mitrovicën, atëherë gjërat nuk do të ndryshojnë. Por nëse provohet të vendoset një dialog i gjërë, nëse provohet të gjenden politikanë që shikojnë prapa kufijve të kufizuar, atëherë besoj se do të mund të ishte një rast shumë i mirë për të gjetur një të ardhme më të përparuar dhe zgjidhje më të orientuar. Ndoshta ideja e shkëmbimit të territoreve do të mund të ishte diçka që do të shkaktonte një dialog më të gjërë rajonal ku edhe politikanët dhe shoqëria civile në Luginën e Preshevës dhe në Mitrovicë do të jenë të përfshirë. Dhe pastaj serbët në Mitrovicë do ta kuptojnë se nuk janë të vetmit që jetojnë në një situatë sikur kjo por ka edhe të tillë në Luginë të Preshevës. Kjo unë besoj se do të rritet dhe do të zgjerohet dhe pastaj besoj se ka një mundësi për një zgjidhje afatgjate.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Financial Times: Kaosi mes teokratëve (08.03.2009)
Rikthimi terrorist i ETA-s (08.03.2009)
Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin (08.02.2009)
Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana (08.02.2009)
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë (08.02.2009)
Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore (08.01.2009)
Berisha: Do procedojmë me reforma të mëdha (07.31.2009)
Sarkozi gjysh në fund të vitit (07.31.2009)
Gjendet automjeti që i ishte vjedhur ministres gjermane (07.30.2009)
Kadir: 10 mijë vetë u zhdukën brenda një nate në rajonin ujgur (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]