VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë E Martë, 08.04.2009, 07:04am (GMT1)
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s tha se do ta fillojë mandatin e tij me përpjekjet për të krijuar një "partneritet të vërtetë strategjik" me Rusinë. Ish kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen, i cili erdhi në postin e ri të shtunën, i bëri komentet sot në Bruksel. Ai tha se Aleanca do të përpiqet të zgjerojë bashkëpunimin praktik me Rusinë në aspkte të tilla të rëndësishme si antiterrorizmi, Afganistani, pirateria dhe mospërhapja e armëve bërthamore. Në lidhje me Kosovën, zoti Rasmusen tha se dëshiron që KFOR-i të reduktohet apo të largohet deri në fund të mandatit të tij. Ai tha se parashikon që kushtet të jenë përmirësuar deri atëherë në mënyrë që KFOR-i të përfundojë misionin e tij në Kosovë me sukses. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |