E Premte, 04.19.2024, 07:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Aleancë mbrojtëse polic botëror apo luftëtare kundër urisë?
E Martë, 08.04.2009, 07:32am (GMT+1)

 

 

 

 

 

Pak javë më parë, një ditë e vetme e bëri shumë të qartë se ku ndodhet aktualisht NATO-ja: në mes të kërkimit të kuptimit për veten. Aleanca mbrojtëse dërgoi një ftesë për një konferencë në Bruksel. Në listën e të ftuarve: ish-ministrja e Jashtme e SHBA, Medlën Ollbrajt, kryetari i koncernit britanik të sigurimeve Lloyds, profesorë, përfaqësues të organizatave humanitare dhe mediet.

Tema: detyrat e NATO-s në të ardhmen. Aleancë mbrojtëse, polic botëror, apo luftëtare kundër urisë, siç e kërkoi drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, Zhozet Shiran NATO-ja dëshiron të pajiset me një koncept të ri strategjik, këtë e vendosën shtetet anëtare.

Dialogun e reformimit duhet ta shtyjë tani përpara Sekretari i ri i Përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, thotë Giles Merrit nga Instituti i Brukselit për Sigurinë dhe Mbrojtjen: "NATO-ja duhet t'i rikonceptojë tërësisht strukturat. NATO-ja duhet të përgatitet për luftëra, në të cilat kundërshtari ndërmerr atentate dhe në të cilat ai e kundërshton shoqërinë civile. Ky ndryshim nuk është kryer ende, ne vazhdojmë të mbështetemi te tanket dhe te avionët reaktivë."

 

NATO-ja mes detyrave civile dhe ushtarake
 

Prej kësaj rezultojnë vështirësi, siç tregon lufta në Afganistan. Pyetja tjetër që shtrohet është nëse NATO-ja duhet të ngrejë shkolla dhe të ndërtojë administratën dhe nëse është në gjendje për këtë. "Kjo nuk është detyra e saj. Në këtë kuadër ajo nuk është e mbingarkuar, por instrumenti i gabuar për këtë çështje." - mendon Johanes Varvik, profesor për shkencat politike.

Por Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s jo vetëm duhet të çojë përpara debatin për të ardhmen e aleancës ushtarake. Detyra kryesore do të jetë angazhimi në Afganistan - suksesi ose dështimi i tij. "Besoj se ne duhet të largohemi prej angazhimit thjesht ushtarak. Megjithatë, çështja mbetet se si mund të ndërtojmë një kulturë politike dhe një shoqëri civile, e cila të jetë stabile. Në këtë sektor evropianët duhet të angazhohen edhe më fort, këtu ne kemi më shumë përvojë, për shkak të misioneve të BE."

Javët e fundit, amerikanët ndërruan komandantin e trupës ndërkombëtare në Afganistan. Në krye të trupave tani është gjenerali MkKristël (McCrystal), i cili synon ta pakësojë numrin e sulmeve ajrore dhe të viktimave civile në Afganistan.  Njëkohësisht SHBA do të përforcojnë trupat e këmbësorisë.

 

Perceptimi nga bota arabe detyrë e madhe për Rasmusenin

 

Detyra e tretë e madhe për Rasmusenin duhet të jetë mënyra e perceptimit të tij në botën myslimane. Si  kryeministër danez ai mbrojti atë që kritikuan shumë myslimanë: karikaturat e profetit Muhamet në gazetat daneze. Rasmuseni e di shumë mirë, se NATO-ja është në radhën e parë dhe se ajo duhet të arrijë kompromis në paqe me botën arabe dhe fenë islame, për ta pakësuar dhunën. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë (08.04.2009)
The Economist: Dhembje pasaporte (08.03.2009)
Petriç kundër idesë për shkëmbim territoresh (08.03.2009)
Financial Times: Kaosi mes teokratëve (08.03.2009)
Rikthimi terrorist i ETA-s (08.03.2009)
Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin (08.02.2009)
Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana (08.02.2009)
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë (08.02.2009)
Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore (08.01.2009)
Berisha: Do procedojmë me reforma të mëdha (07.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]