VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANKETAT: OBAMA SHIHET MË ME SIMPATI NË EVROPË SE NË VENDET MYSLIMANE
E Mërkurë, 06.13.2012, 07:17pm (GMT1)

13.06.2012

Një anketim i ri në shkallë botërore tregon se Presidenti Obama dhe politikat e tij shihen me më tepër simpati në Evropë, se sa në vendet myslimane.

Qendra kërkimore Pew me qendër në Shtetet e Bashkuara kreu anketimin me njerëz nga 21 vende të botës dhe arriti në përfundimin se qëndrimi i tyre ndaj Shteteve të Bashkuara tani është në përgjithësi më pozitiv se në vitin 2008, kur u zgjodh president Barak Obama. Imazhi i Amerikës ishte më i përmirësuar mes qytetarëve evropianë.

Po ashtu, anketimi zbuloi se në Japoni dhe në Brazil ekziston një mbështetje e gjerë për rizgjedhjen e presidentit Obama. Por kjo mbështetje nuk shihet në vendet myslimane. Më pak se 30 për qind e të anketuarve në Egjipt, Tunizi, Turiq dhe Jordani, u shprehën se kanë besim tek zoti Obama.

Po ashtu të anketuarit të Lindjen e Mesme shprehën pak entuziazëm në rastin e rizgjedhjes së tij.

(za)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.