E Martë, 04.23.2024, 11:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EBU: PARLAMENTI I KOSOVËS TË FORCOJË MBROJTJEN E MEDIAS
E Mërkurë, 06.13.2012, 08:47pm (GMT+1)

13.06.2012

Unioni Evropian i Transmetuesve i bëri thirrje Parlamentit të Kosovës të forcojë mbrojtjen e medieve duke miratuar standardet evropiane.

Unioni Evropian i Transmetuesve u bëri thirrje sot autoriteteve në Kosovë, që të heqin dorë nga propozimet për ndryshimin e Kodit Penal, që do të dëmtonte lirinë e medieve. Në një komunikatë për opinion thuhet se Komisioni Parlamentar për legjislacion do të votojë këtë javë për mundësinë e heqjes së nenit 38 të Kodit Penal, që ka të bëjë me burimet e informimit. Ndryshimet do t'u merrnin gazetarëve të drejtën që të mbrojnë burimet e tyre të informimit, duke u lënë të hapur rrugën gjykatësve, prokurorëve dhe autoriteteve të tjera që të kërkojnë zbulimin e tyre.

Drejtoresha e përgjithshme e Unionit Evropian të Transmetuesve, Ingrid Deltenre, tha se kjo mund të cenojë lirinë e shprehjes në Kosovë.

"Çështja e mirëbesimit është thelbësore për gazetarinë hulumtuese dhe lirinë e medieve", citohet të ketë thënë ajo, duke tërhequr vëmendjen në propozimet e Këshillit të Evropës sipas të cilit, "zbulimi i burimeve të informimit duhet të kufizohet në rrethana të jashtëzakonshme, kur bëhet fjalë për interesin thelbësorë publik apo individual".

Zonja Deltenre i ka bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që të hartojë një kuadër ligjor të mbështetur në nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas saj, "në vend të heqjes së nenit 38 nga Kodi Penal i Kosovës, Parlamenti i Kosovës duhet të forcojë mbrojtjen e medieve duke miratuar standardet dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe praktikat më të mira të vendeve evropiane".

Ajo nënvizon se "mbrojtja e burimeve të informimit paraqet kushtin themelore të raportimit dhe lirisë së medias, që janë një nga themelet e një shoqërie të vërtetë demokratike. Kjo është një mundësi për parlamentin e Kosovës që të dëshmojë përkushtimin e tij për një shoqëri të hapur".

Në fillim të muajit maj, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, vendosi të rikthejë në Parlament Kodin e ri Penal të Kosovës, i cili përfshinë dy nene të diskutueshme që kanë të bëjnë me mediat.

Kodi i miratuar në Parlament më 20 prill përfshinte dy nene në të cilat thuhet veç tjerash se gazetarët do të jenë "penalisht përgjegjës" në rastet kur refuzojnë të zbulojnë burimet e tyre për të parandaluar "një sulm që përmban rrezik të pashmangshëm ndaj jetës apo integritetit personal".

Kodi kishte nxitur reagime të ashpra të shoqatave të gazetarëve në Kosovë por edhe organizatave ndërkombëtare, të cilat mbështeten rikthimin e tij për shqyrtim në Parlamentin e Kosovës.

(rel)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANKETAT: OBAMA SHIHET MË ME SIMPATI NË EVROPË SE NË VENDET MYSLIMANE (06.13.2012)
(përgjigje bajram rexhepit: Koha për azil ka përfunduar)Nga AVDYL GËRVALLA (06.13.2012)
HILLARY CLINTON: KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NDËRSJELLTAS KUFIRIN NDËRSHTETËRORKLINTON: SERBËT E KOSOVËS TË MËSOHEN TË JETOJNË BASHKË ME SHQIPTARËT (06.12.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA DEKOROI 30 PERSONALITETE VENDËSE DHE NDËRKOMBËTARE (06.12.2012)
PRESIDENTI TOPI DEKOROI ADEM JASHARIN, ADEM DEMAÇIN DHE PERSONALITETE TË TJERA TË SHQUARA KOMBËTARE (06.12.2012)
KRERËT E KOSOVËS KANË SHPËRBLIME TË MAJME (06.12.2012)
E shkruar para 20 vjetëshBURRËRIA E MEHMET GEGËSNga ZEQIR LUSHAJ (06.12.2012)
LIRIA DASHURORE (Botuar më 1934)Nga BRANKO MERXHANI (06.11.2012)
KRYEMINISTRI BRITANIK HARRON VAJZËN E TIJ 8 VJECARE NË NJË PUB (06.11.2012)
2004 - REGAN U VARROS NË KALIFORNI ME NJË FUNERAL SHTETËROR (06.11.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]