E Premte, 03.29.2024, 07:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Vrasje dhe tortura në Çeçeni - Politika e gabuar e Kremlinit në Kaukaz
E Mërkurë, 08.05.2009, 08:12am (GMT+1)

 

 

Vrasja e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut Estemirova ka ngjallur protesta në mbarë botën. Organizata Memorial, për të cilën ajo punonte, dyshon se pas vrasjes fshihet presidenti çeçen Kadirov. Para gati tre vjetësh gazetarja kritike ndaj Kremlinit, Anna Politkowskaja, u vra në shkallët e banesës së saj në Moskë. Shkaqet e vrasjes nuk janë sqaruar as sot plotësisht. Të mërkurën (5.8.) çështja do të hapet përsëri. Para tre javësh (15.7.) u rrëmbye në Çeçeni dhe u gjet më vonë e vdekur në republikën fqinje të Ingushetisë aktivistja për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Ishte një tjetër vrasje e një personi kritik ndaj regjimit, pas Politkowskajas, Stanislaw Markelovit dhe personaliteteve të tjera. Organizata për të drejtat e njeriut Memorial, për të cilin punonte Estemirowa, dyshon se pas vrasjes fshihet presidenti çeçen, besnik i Kremlinit, Kadirov. Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, premtoi se do ta sqarojë çështjen, por mori menjëherë në mbrotje Kadirovin.

 

Politika e Moskës në Kaukaz dhe roli  i pushtetarëve kaukazianë      

 

 Kadirovit nisi me vrasjen e babait të tij, Ahmat Kadirovit, presidentit të dikurshëm të  Çeçenisë. Ky u vra me 9 maj 2005 nga një atentat me bombë. Menjëherë i biri e shpalli të vetin postin e mbetur vakant. E gjitha kjo me aprovimin e presidentit të atëhershëm Vladimir Putin, i cili pas përfundimit të luftës së dytë në Çeçeni mbështetej tek Kadirovi.

Ramsan Kadirov, i cili ka qejf të prezantohet në publik si boksier dhe adhurues armësh, e zgjeroi në mënyrë të vazhdueshme pushtetin dhe krijoi një ushtri private me disa mijë burra. Më në fund në vitin 2007 ai u zgjodh president i Çeçenisë. Kandidatët rivalë u eliminuan që më parë. Akuzat se ai mban burgje të fshehta, në të cilat torturohen kundërshtarët e tij, Kadirovi i hedh poshtë.

"E keni fjalën për akuzat e grupit të Helsinkit, që më akuzon, se në ca qilarë paska të burgosur? Kjo është një vogëlsi, një ofezë. Për këtë unë dua t'i hedh në gjyq, sepse ata pohojnë, se unë jap urdhër që të zhduken njerëz.

Si një pasha jeton Ramsan Kadirovi në Goudermess, 40 kilometer larg Groznit. Atje ai ka krijuar një rezidencë, të ruajtur më së miri, me palestra, hotele, pishina. Rinia e admiron, sepse ai ka ndërtuar shkolla, kopshte dhe në rradhë të parë klube sportive, një ndër preokupimet e tij.

 

Kulti i individit në Çeçeni të kujton nderimin, që i bëhej Stalinit në kohët e Bashkimit Sovjetik.

 

Kadirovi është i pranishëm kudo. Që ai është përgjegjës për vrasjen e aktivistes të të drejtave të njeriut Natalja Estemirowa, siç besojnë shumë vëzhgues,ai e hodhi poshtë në televizionin rus

"Kriminelët natyrisht do të dënohen. Unë kam ngarkuar tashmë të gjitha shërbimet speciale dhe autoritetet përkatëse të hetuesisë, që të gjejnë banditët dhe t'i nxjerrin para përgjegjësisë. Një gjë të tillë nuk mund ta durojmë. Kjo vepër është kryer nga njerëz mizorë."

 

 

Natalja Estemirowa ishte e vetmja, e cila iu kundërvu Kadirovit dhe e akuzonte atë për tortura, rrëmbime dhe ekzekutime. Në bazë të kërkimeve të saj numri i të rrëmbyerve është rritur përsëri muajt e fundit. Sepse shpesh në Çeçeni rrëmbehen njerëz, për t' u marrë para, siç tregon kjo grua në Grozni, që natyrisht nuk do ta tregojë emrin e saj.

"Dhjetëmijë, pesëmbëdhjetëmijë, njëzetmijë dollarë, kaq kërkohet. Dhe kur pagesa bëhet personi mbetet në burg, ose del që andej kufomë. Kush e bën këtë? Ndoshta shërbimi sekret rus, i cili është ende këtu? Por ndoshta edhe njerëzit e Rasmanit? Kush e di këtë? Paratë i dorëzohen një ndërmjetësi."

 

Kadirovi ka kryer në mënyrë panderprerë islamizimin e Çeçenisë.

 

Gratë duhet të mbajnë shami dhe çiftet e martuara nuk duhet të takohen në publik. Korani përcakton gjithnjë e më shumë jetën e përditshme. Parlamenti sundohet nga partia e Kadirovit, ministritë janë nën kontrolline tij, po ashtu si dhe policia dhe drejtësia. Kremlini në Moskë, nuk çlirohet dot më nga fantazmat, që i ka thirrur vetë.

Kadirovi kërkon tashmë më shumë pavarësi nga Rusia dhe më shumë ndikim mbi të gjithë Kaukazin. Themelimi i një shteti kalifat, në të cilin të bëjnë pjesë Dagestani, Ingushetia, Kabardino-Balkaria  dhe Karaçai Çirkizia, është një ide e tij. Një koncept, që në Moskë do të ketë pak popullaritet, por që në Kaukaz gjen gjithnjë e më shumë përkrahës. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barbara Berluskoni: Në politikë nuk ka dallim midis jetës publike dhe private (08.04.2009)
Aleancë mbrojtëse polic botëror apo luftëtare kundër urisë? (08.04.2009)
Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë (08.04.2009)
The Economist: Dhembje pasaporte (08.03.2009)
Petriç kundër idesë për shkëmbim territoresh (08.03.2009)
Financial Times: Kaosi mes teokratëve (08.03.2009)
Rikthimi terrorist i ETA-s (08.03.2009)
Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin (08.02.2009)
Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana (08.02.2009)
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë (08.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]