E Shtunë, 04.20.2024, 04:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
U LARGUA PËRGJITHMONË PANO TAÇI POETI EROTIK DHE KRYENGRITËS
E Premte, 06.15.2012, 02:44pm (GMT+1)

Tiranë, 15 qershor - Hera e parë dhe e fundit që Pano Taçi hyri në një institucion si Teatri Kombëtar që s'i përkiste dhe u nderua aty deri dhe nga Presidentit i Republikës, ishte në ditën e tij të varrimit, dje, më 14 qershor 2012. Pano Taçi (1928-2012) kishte ndërruar nga një sëmundje e rëndë, një ditë më përpara, në moshën 83-vjeçare, edhe pse deri vonë gjezdiste rrugët e Tiranës sa në këmbë, sa në një motor të vogël. Përballë trupit të tij në një faqe të murit qëndronte një fotografi ku poeti është në vitet e fundit, duke thithur llullën. Duket i fortë, i qëndrueshëm, shkruan sot "Shekulli".

Jeta e tij ka qenë vetëm rezistencë dhe privime. Mungesa e një vatre familjare nuk e pengoi të krijojë një strehë tjetër, strehën e vetme që pati, poezinë. Këtë tha dje shkrimtari Agron Tufa. Karakteristikë të Taçit cilëson muzën krijuese që nuk ia fali asnjë regjimi dhe koniukture ideologjike, "iu përul vetëm artit, dhe krijoi poezi plot muzikalitet. Nuk kërkonte asnjë dukje, asnjë shpërblim, përballej me të gjitha temat e mundshme. Në poezinë e tij mbizotëron lirika intime, pasi ai rebel ka qenë në jetë, rebel dhe në krijimtari. Krijoji poezi me paradokse të bashkëkohësisë së realiteteve tona sociale, me një ironi të shëndetshme sokratike për të gjitha fenomenet". Këto "të gjitha fenomene" ai i preku në poezinë pornografike, sociale dhe atë politike.

Poeti Bardhyl Londo tregon se me të është njohur dhe e ka bashkuar poezia, pas viteve '90-të. Sepse vetëm në regjimin demokratik mundi Taçi të shkruajë më intensivisht dhe botojë i lirë. Londo kujton shokun dhe mikun e mirë plot humor. Në poezinë e tij vlerëson përdorimin e rimës dhe strofën ekzakte, si vazhdues të traditës së poezisë së vjetër shqipe. "Ka tema erotike dhe kritike me të cilat poezia e Panos krijon një tablo groteske që të bën të qeshësh, por njëkohësisht dhe të mendohesh fort", shprehet Londo.

I lindur më 13 tetor 1928 në qytetin e Gjirokastrës, Pano Taçi, siç e ka pohuar ai vazhdimisht në intervista, nisi të botojë falë takimit me Lasgush Poradecin, më 1941-'42. Ishte ushqyer e frymëzuar nga poetët e traditës Fan Noli, Çajupi, Naim Frashëri, de Rada, më vonë nga poezia e Fishtës, Mjedës dhe e Migjenit.

Angazhohet në radhët e luftës antifashiste. Është edhe anëtar i Lidhjes së sapokrijuar të artistëve, por prej vitit 1947 jeta e tij nuk gjen qetësi. Dënohet, kalon nëpër kampet e punës së detyruar, në Valias, Maliq, internohet më pas në Savër të Lushnjes. Sapo krijon familje dhe bëhet me djalë, e dënojnë sërish më 1962 "për agjitacion e propagandë". Dënimi i ardhshëm e la në burg për dhjetë vjet, deri më 1986.

Pas viteve "˜90 boton vëllimet poetike "Blerim i thinjur" 1994, "Dhe vdekja do paguar" 1997, "Sa pak qiell" 2003, vëllimin me poezi erotike "Lakuriq". Në një koment që merr parasysh gjithë këtë krijimtari të Taçit, kritiku nga Shkupi Nehas Sopaj shkruan: "Pano Taçi është një nga poetët e rrallë të sotëm shqiptarë autor i disa librave poetikë, i një drame poetike dhe një ditari kujtimesh nga vitet e burgjeve. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të "egra", të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund të lexohet me zë të ulët dhe me gaz."

Për kreun shtetit, Presidentin Bamir Topi, individë si Pano Taço kanë për t'i kujtuar shoqërisë po edhe letrave shqipe "një njeri me shpirt të lirë, me shpirt rebel për të kundërshtuar atë konformizëm të egër që vinte nga diktatura".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK DIHEN ARSYET E VRASJES SË DINO ASANAJT (06.15.2012)
ARTAN HOXHA SIGURIMS? ÇËSHTJEN AI DO TA NDJEKË NË RRUGË LIGJORE (06.15.2012)
NJË KABINET ME TË DYSHUAR PËR KRIME SERIOZE (06.14.2012)
NISHANI THOTË SE BESON NË MARRËDHËNIET KORREKTE ME OPOZITËN DHE QEVERINË (06.14.2012)
EBU: PARLAMENTI I KOSOVËS TË FORCOJË MBROJTJEN E MEDIAS (06.13.2012)
ANKETAT: OBAMA SHIHET MË ME SIMPATI NË EVROPË SE NË VENDET MYSLIMANE (06.13.2012)
(përgjigje bajram rexhepit: Koha për azil ka përfunduar)Nga AVDYL GËRVALLA (06.13.2012)
HILLARY CLINTON: KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NDËRSJELLTAS KUFIRIN NDËRSHTETËRORKLINTON: SERBËT E KOSOVËS TË MËSOHEN TË JETOJNË BASHKË ME SHQIPTARËT (06.12.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA DEKOROI 30 PERSONALITETE VENDËSE DHE NDËRKOMBËTARE (06.12.2012)
PRESIDENTI TOPI DEKOROI ADEM JASHARIN, ADEM DEMAÇIN DHE PERSONALITETE TË TJERA TË SHQUARA KOMBËTARE (06.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]