E Premte, 03.29.2024, 08:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

60 VITET E HATASHME TË ISABELLA ROSSELLINIT

Aktore, modele, fotografe, i ka ndarë sukseset në SHBA dhe Itali: fatin të shkruar në mbiemër


E Shtunë, 06.16.2012, 10:32am (GMT+1)

Imponuese, elegante, një vështrim që mund të marrë zjarr, por edhe me një ndjenjë të hollë humori. Fotografja, aktorja, modelja, gazetarja, me një marrëdhënie të pandërprerë asnjë çast me publikun. Më shumë se 500 ballinat e revistave nga e gjithë bota kushtuar asaj, dashuritë dhe marrëdhëniet 'publike' me Martin Scorsese dhe David Lynch dhe ato më "të shkurtra dhe të çrregullta", me Gary Oldman, por edhe me Christian De Sica dhe Gregory Mosher. Isabella Rossellini është 60 vjeçe. Lindur më 18 qershor 1952, e bija e dy legjendave: babai i saj, regjisori neorealist italian Roberto Rossellini, nëna e saj, aktorja suedeze Ingrid Bergman një nga divat më të patrazuara në kinemanë botërore. Bergman ishte tashmë martuar dhe tashmë kishte një vajzë, por i la për të ndjekur në Itali regjisorin Rossellini.

 

Pas divorceve respektive, në Romë, dy të ndërtuan një familje: më parë Isabella dhe Isotta (binjake, tani tjetra është profesore në Columbia University), pastaj Renzo, një producent filmash. Tre për njëzet = gjashtëdhjetë. Duke kaluar nga stendat tek jeta. Vitin e shkuar, aktorja ishte ylli i filmit të Julie Gavras, Trois fois 20 ans, në çift me William Hurt. Por në kinema ka filluar kur ishte vetëm 17 vjeçe. Roli i parë, një murgeshë në filmin 'Nina' të Vincente Minnellit, pranë nënës dhe Liza Minnellit. Në Nju Jork, në moshën 19 vjeçare, ajo filloi të punojë si përkthyese dhe gazetare për RAI.

Ajo debutoi në televizion si 'korespondente' në programin e Renzo Arbores. "L'altra domenica'. Këto ishin vitet e Il prato të vëllezërve Taviani, dhe bash në të njëjtin vit, '79, u martua me regjisorin amerikan Martin Scorsese e u vendosën përgjithmonë në SHBA: martesa do të zgjasë dy vjet. Por për ta vënë re yllin prapa mbiemrit do të ishte Bruce Weber, që e fotografoi në vitin 1980 për edicionin britanik të Vogue. Në Itali bëhet mikja më e mirë e filozofit Luciano De Crescenzo që e imponon në një film të drejtuar dhe të shkruar nga Renzo Arbore: Il Pap'occhio me Roberto Benignin. Në vitin 1985 ajo u martua me modelin gjerman Jon Wiedemann nga i cili do të ketë dhe vajzën Elektra. Raporti me Wiedemann përfundon në vitin 1986. Është një garë midis Richard Avedon, Steven Meisel, Helmut Newton, Annie Leibovitz dhe Robert Mapplethorpe: imazhe që, në vitin 1988, janë mbledhur në Ritratto di donna, në Muzeun e Artit Modern në Paris.

 

David Lynch, partneri i saj, drejton më '86 filmin Velvet Blue, vepër e diskutueshëm e përshëndetur si një kryevepër në Amerikë, por që shkaktoi një skandal në Itali për skenat lakuriqe. Vendet e tjera ndërkaq vazhdojnë ta mirëpresin atë si një yll. Në vitin 1982 u bë dëshmitare ekskluzive ndërkombëtare e shtëpisë së bukurisë Lancome. Në vitin 1996, pas 14 vjetësh si një grua-imazh e Lancome, meqë ka arritur moshën e pensionit, është zëvendësuar nga Juliette Binoche, jo pa polemika. Goditje e madhe për shtëpinë kur Dolce & Gabbana e zgjodhi atë për fushatën e saj amerikane. Edhe ylli i popit Madonna e feston bukurinë e saj duke e futur më parë në videoklipin 'Erotica' dhe pastaj në librin fotografik 'Sex'.

 

Në vitin 2000 u kthye në kinemanë italiane me një film që ka kaluar në heshtje, 'Il cielo cade' të vëllezërve Frazzi. Në vitin 2003 Peter Greenaway e vë atë me aktorët e tjerë italianë në Le valigie di Luper Tulse - La storia di Moab, ndërsa Douglas McGrath i jep asaj rolin e Marella Agnellit në Infamous, biografinë e Truman Capote. Në vitin 2010 thirrjet nga Saverio Costanzo për La solitudini dei numeri primi. Në të njëjtin vit është Kryetare e jurisë në Festivalin e Filmit në Berlin. Në vitin 2012 drejtohet nga Enrico Caria, për mockumentary L'era legale. Ajo ka botuar tre libra, duke përfshirë In the Name of the Father, the Gaughet and the Holly Spirits: Remembering Roberto Rossellini ("Në emër të Atit, Bijës dhe Shpirtërave të Shenjtë: duke kujtuar Roberto Rossellinin").

Xhiroi filmin e shkurtër 'My Dad is 100 years old' ('Babi im është 100 vjeç') të cilin ajo e quan ''si një letër dashurie për babain''. Në vitin 2008 drejtoi një seri të filmave të shkurtër dedikuar jetës seksuale të insekteve, në të cilat ajo vetë, në episode të shkurtra njëminutëshe secili, luan rolet e krijesave të vogla. Titulli është 'Green Porno'. '' Në këtë shoqëri 'një grua mund të jetë inteligjente, por mbi të gjitha ajo duhet të jetë e bukur. Kam përdorur pamjen time në përpjekje për të bërë atë që kam kërkuar pa pranuar asnjë kufizim": me këto fjalë flet në 'Donne nel mito' krijuar nga Diva Universal (Sky Channel 128) në ditën e ditëlindjes së saj.

-

 

-Isabella, Robertino e Isotta Rosselini në aeroportin e Ciampinos për të pritur ardhjen e prindërve Roberto Rossellinit dhe Ingrid Bergman në Romë, duke u kthyer nga Parisi, 10 dhjetor 1957

 

Roberto Rossellini me fëmijët Isotta, Isabella (në qendër) e Robertino, dhe infermierja 28 korrik, 1961 në Romë

Isabella Rossellini në vitin 1988 në Kanë

 

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U VARROS DINO HASANAJ, HETIMET VAZHDOJNË (06.16.2012)
U LARGUA PËRGJITHMONË PANO TAÇI POETI EROTIK DHE KRYENGRITËS (06.15.2012)
NUK DIHEN ARSYET E VRASJES SË DINO ASANAJT (06.15.2012)
ARTAN HOXHA SIGURIMS? ÇËSHTJEN AI DO TA NDJEKË NË RRUGË LIGJORE (06.15.2012)
NJË KABINET ME TË DYSHUAR PËR KRIME SERIOZE (06.14.2012)
NISHANI THOTË SE BESON NË MARRËDHËNIET KORREKTE ME OPOZITËN DHE QEVERINË (06.14.2012)
EBU: PARLAMENTI I KOSOVËS TË FORCOJË MBROJTJEN E MEDIAS (06.13.2012)
ANKETAT: OBAMA SHIHET MË ME SIMPATI NË EVROPË SE NË VENDET MYSLIMANE (06.13.2012)
(përgjigje bajram rexhepit: Koha për azil ka përfunduar)Nga AVDYL GËRVALLA (06.13.2012)
HILLARY CLINTON: KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NDËRSJELLTAS KUFIRIN NDËRSHTETËRORKLINTON: SERBËT E KOSOVËS TË MËSOHEN TË JETOJNË BASHKË ME SHQIPTARËT (06.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]