VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FEMRA E PARË KINEZE NË NJË UDHËTIM NË HAPËSIRË

Është 34 vjeçe dhe fluturon në 'Anijen Hyjnore'


E Shtunë, 06.16.2012, 12:08pm (GMT1)

Voal-online - Raketa hapësinre kineze Shenzhou-9 është nisur siç ishte parashikuar në 18:37 me orën kineze (12:37 me orën tonë) nga baza Jiuquan Satellite Launch Center në shkretëtirën e Gobit. Televizionet kineze kanë dhënë drejtpërdrejt lëshimin e raketës. Shenzhou (Anija Hyjnore) IX, do të ketë detyrë të arrijë stacionin orbital Tiangong (Pallati Qiellor)- 1 e mbart tre astronautë ("taikonautë" nga "tai kong", hapësirë në kineçe), midis të cilëve, për herë të parë, një femër, Liu Yang.

Liu Yang, 34 vjeçe, pilote eksperte që ka gradën e majores në aviacionin ushtarak të Pekinit, është femra e parë kineze që udhëton në hapësirë. Ajo është caktuar pas një përzgjedhjeje të gjatë e të kujdeshme dhe është konsideruar një pilote me përvojë të madhe. Lindur në provincën qendrore Henan, ajo ka hyrë në ushtri më 1997.

Nga viti 2001 është anëtare e Partisë Komuniste Kineze. Në vitin 2010 ka pasur një çmim si pilote "model", sepse "ka ruajtur qetësinë" dhe ka arritur të zbresë në tokë pa dëme pasi një shtrëngatë prej 18 pëllumbash ishte përplasur në avionin e saj. Sipas gazetës Shenzhen Special Zone Daily, Liu Yang është "fëmijë e vetme dhe ka pasion për të mbajtur fjalime patriotike". E njëjta gazetë pohon se gjatë katër viteve të saj të para të stërvitjes nuk ua ka ljeuar prindërbve që të shkojnë e ta takojnë, duke thënë se "shqpinjat e reja nuk mund të mësojnë të fluturojnën nën flatrat e familjes së tyre"./Elida Buçpapaj

(ansa)
Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.