VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjermani: Kërkohet ribotimi i "Mein Kampf"-it
E Mërkurë, 08.05.2009, 02:58pm (GMT1)

Kreu i grupit kryesor të hebrejëve në Gjermani bëri thirrje për ribotimin e një versioni të pajisur me shënime shtesë të librit "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Qendror të Hebrejëve në Gjermani, Stefan Kramer, i tha televizionit gjerman ZDF se libri duhet të botohet në një edicion akademik dhe historikisht kritik "për të parandaluar neo-nazistët të përfitojnë nga ai".

Libri "Mein Kampf" është ndaluar në Gjermani që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. REL

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.