E Enjte, 04.18.2024, 11:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BEKIM FEHMIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE, TAKIMI I TIJ ME JOSEPH DIOGUARDIN MË 1991
E Djelë, 06.17.2012, 03:21pm (GMT+1)

 

Në përvjetorin e dytë të vdekjes së Bekim Fehmiut, Milazim Salihu, mik shumë i afërt i Bekimit, e ka shënuar përvjetorin e vdekjes së tij me një slogan "Një kafe me Bekim Fehmiun", në kinemanë e vet "ABC"(Prishtinë), vend ku i ka kaluar pushimet e verës aktori i madh. Salihu ka thënë se si nuk e kuptuan shqiptarët asnjëherë përpikshmërinë e tij. Sipas tij, ka pasur shumë nisma që Bekim Fehmiu të lërë gjurmë edhe në artin shqiptar, por, siç thotë ai, injoranca e kineastëve shqiptarë të cilëve iu ka munguar bashkëpunimi në ide ka ndikuar që Bekim Fehmiu të tërhiqet në momentin e fundit. Në një nismë të tillë ka dështuar edhe me Kujtim Çashkun.

Si jeni njohur me Bekim Fehmiun?

Si krejt punëtorët e filmit që e kanë pasur idhull Bekim Fehmiun, në festivalin e punës në Istër, shumë i njohur në ish-Jugosllavi, unë për 20 vjet e kam ndjekur atë festival dhe isha student në Akademinë e Filmit, xhirues i filmit. Na përkrahte Bekim Fehmiu, na thoshte uroj që të kthehemi të gjithë në Kosovë dhe të bëjmë bashkërisht diçka. Kemi gjetur gjuhë të përbashkët, jemi njohur në vitet 80-të. Kemi përjetuar shumë gjëra të përbashkëta dhe dalëngadalë e kuptuam se mund të punojmë shumë projekte të përbashkëta dhe filluam. Iniciativa e një projekti ka qenë edhe projekti për Aleksandër Moisiun, në fillim të viteve 90-të. Shkuam në Lugano. U morëm vesh me Hajdin Sejdiun (biznesmen shqiptar), më pas erdhëm në Kosovë. U bëmë një ekip edhe me regjisorë kosovarë, por, mospërpikshmëria e ekipit kosovar bëri që Bekimi të tërhiqet. Bekimi gjithmonë ka pasur dëshirë të punonte me letra. Të rrallë janë njerëzit që kanë mundur të punojnë me të sepse ka qenë i përpiktë në punën e tij dhe kjo përpikshmëri e tij tregon për suksesin e tij në Evropë dhe botë. Por jo në Ballkan. Shqiptarët kurrë nuk kanë mundur të tregojnë disiplinë me të. Me të ka dështuar edhe Kujtim Çashku, i cili ka dashur të realizonte një film me të, ai ia ka dhënë skenarin që ta lexojë në fund të viteve të 80-ta. Bekimi e ka lexuar dhe i ka thënë Kujtimit që ta ndryshojë, por Kujtimi nuk ka ndryshuar asgjë në skenar, edhe është larguar duke thënë se "Si ti, si të tjerët jeni të njëjtë, shqiptarët nuk mund të shkojnë përpara në këtë formë të punës me mendimin se vetëm unë di dhe të tjerët nuk dinë asgjë, shqiptarëve iu ka munguar dhe ju mungon kombinimi i ideve". Mëkat është për ne shqiptarët që nuk mundëm të realizojmë asnjë projekt me të. Prej vitit "˜88, ai çdo verë e ka kaluar këtu edhe në kohë të luftës edhe pas luftës. Ka biseduar me të gjithë, nuk ka as një kineast të ri që nuk ka pasur rast të mos bisedojë me Bekim Fehmiun, e sidomos këtu ku e ka pasur vendin në kinemanë "ABC". Unë kam pas fat që e kam njohur Bekim Fehmiun.

Gjatë krejt asaj periudhë që jeni njohur me Bekim Fehmiun, si e keni njohur, çfarë njeriu ishte?

Bekim Fehmiu ishte i përpiktë, i fjalës, kur ka thënë po, ajo po ka ekzistuar. Nëse i ke thënë po Bekimit është dashur ta nxjerrësh atë po-në sepse është dashur ta bindësh për të mirë. Kjo është e rrallë te njerëzimi. Nëse Bekimi është bindur se duhet të punojë diçka, ai është nisur me idenë që ta përfundojë. Ndryshe, nëse nuk i ke dalë në fjalë ai është tërhequr në mënyrë të qetë. Rasti është i shkuarjes në Amerikë për çështjen shqiptare që njerëz të paktë e dinë këtë, por e dinë disa që janë në mesin e të gjallëve si: Ekrem Bardha, Hajdin Sejdia. Në vitin 1991 kemi shkuar në Amerikë dhe kemi takuar biznesmenët më të mëdhenj që t'i ndihmojnë shqiptarët në nevojë.

Kjo ishte ide e Bekimit. U takuam me Antonio Athanasin, Ekrem Bardhën, Xhim Xhemën, me Diogardin, me të gjithë këta është takuar Bekimi, për çështje shqiptare, jo për film. Bekimi kërkonte një lobim për çështjen shqiptare sepse ishte një situatë shumë e ndjeshme si në Shqipëri si në Kosovë. Bekimi ishte luftëtar i asaj çështjeje. Mirëpo, edhe nga ai takim nuk doli asgjë. Ai u zhgënjye dhe u tërhoq.

Disa e kanë paraqitur Bekim Fehmiun si njeri hijerëndë, si e keni parë ju?

Po tip i rëndë ishte për ata që nuk donin ta dinin se kush ishte ai. Nuk deshën ta kuptojnë sepse nuk ju ka pëlqyer. Bekim Fehmiu është një ndër artistët e paktë që në moshën më të mirë, moshën më të re e ka ndërprerë aktrimin, kur ishte 52-vjeç. E ka bërë si protestë për terrorin e ushtruar të serbëve ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Është i vetmi artist që ka korrur sukses nga blloku i lindjes në perëndim. Sot e asaj dite është yll shqiptar. Është një detaj nga përvoja ime me të në Milano të Italisë. Ishim në aeroport të Milanos dhe kur arritëm aty, duke ia kërkuar pasaportën nga personeli i aeroportit, Bekimit i thanë mos je ti Uliksi (rol i Bekim Fehmiut), Bekimi ia ktheu se ka qenë Uliksi po tashti është Bekim Fehmiu. Kjo ngjarje bëri që krejt aeroporti i Milanos të bllokohej nga të interesuarit që të fotografohen dhe të marrin autografe të tij. Kjo ndodhi në kohën kur janë fyer më së shumti shqiptarët, në vitin "˜91.

Është krijuar bindja se shqiptarët nuk e deshën Bekim Fehmiun, nuk e afruan. Si mik i tij duhet të dini më shumë për këtë hendek. Çfarë ndodhi me të vërtetë?

Kineastët kosovarë nuk kanë ditur t'i qasen. Të dalë një kineast kosovar dhe të thotë që Bekim Fehmiu e ka refuzuar. Por, kineastët kosovarë nuk i janë ofruar me sinqeritet, deshtën të shfrytëzojnë ermin e tij. Por, Bekimi është Bekim dhe do të mbetet i pavdekshëm. Nuk kanë mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, jo që nuk e kanë dashtë, por mosdija i ka bërë injorantë sepse nuk di, nuk arrin ta kuptosh dikë të një niveli të tillë. Bekim Fehmiu ka qenë i tillë, ai e ka injoruar edhe producentin më të madh botëror sepse i është vonuar pesë minuta në takim. Përpikshmëria e tij ka ndikuar ndoshta edhe në fundin e jetës.

Sa kishte mall për Kosovën?

Ka pasur mall si krejt shqiptarët. Për atë i ka kaluar nga tre muaj verë këtu. Është përkujdesur për familjen.

Për çfarë flisnit më shumë me Bekimin, për shqiptarinë apo për artin?

Për të gjitha temat kemi biseduar, me sinqeritetin më të madh, pa asnjë interes. Ai ka pasur edhe shumë sens të humorit. Po është dashur ta njohësh mirë që ta kuptosh sensin e tij të humorit. Ka qenë një njeri i rrallë.

Sa të mungon tani Bekim Fehmiu, kur e kemi parasysh se ai këtë stinë e ka kaluar pikërisht në kinemanë tuaj?

Po i mungon të gjithëve. Sepse u mësuam të gjithë me të. Fundi i majit sillte Bekimin në Prishtinë.

Hiri i trupit, sipas amanetit të tij, iu shpërnda në Lumbardhin e Prizrenit, iu bëri të padrejtë miqve të tij që nuk la një varr për t'u lutur apo për të qarë?

Jo, për mua Bekimi është gjallë, nuk ka vdekur Bekimi, pikërisht që nuk ka varr, Bekimi nuk ka vdekur sepse Bekimi nuk vdes. Ata njerëz nuk vdesin, ai është këtu, është prezent, si këtu, si në Prizren. Era e Bekimit është këtu.

Çfarë dini ju për Bekim Fehmiun që nuk është thënë deri tani?

Ka shumë gjëra që nuk janë thënë. Nuk mund të thuhen me një intervistë, as me një libër. Ka shumë të flitet për Bekimin. Presim pjesën e dytë të librit të Bekimit. Nuk flitet për të as me një emision, nuk do të mjaftojë as e ardhmja.

Marrë nga gazeta "Zëri"

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEUTA ARIFI: MAQEDONIA TË FOKUSOHET NË PËRFITIMET NGA DIALOGU ME BEnë (06.17.2012)
PRESIDENTI I ZGJEDHUR BUJARIN NISHANI NË NJË VETËRRËFIM (06.17.2012)
POLICIA ARRESTOI NË VERI EKSTREMISTIN NGA SERBIA (06.16.2012)
DRITA HAJDARI: AAK BËN FUSHATË KUNDËR PROKURORISË (06.16.2012)
FEMRA E PARË KINEZE NË NJË UDHËTIM NË HAPËSIRËËshtë 34 vjeçe dhe fluturon në 'Anijen Hyjnore' (06.16.2012)
60 VITET E HATASHME TË ISABELLA ROSSELLINITAktore, modele, fotografe, i ka ndarë sukseset në SHBA dhe Itali: fatin të shkruar në mbiemër (06.16.2012)
U VARROS DINO HASANAJ, HETIMET VAZHDOJNË (06.16.2012)
U LARGUA PËRGJITHMONË PANO TAÇI POETI EROTIK DHE KRYENGRITËS (06.15.2012)
NUK DIHEN ARSYET E VRASJES SË DINO ASANAJT (06.15.2012)
ARTAN HOXHA SIGURIMS? ÇËSHTJEN AI DO TA NDJEKË NË RRUGË LIGJORE (06.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]