VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U VU GURTHEMELI I SHTËPISË MUZE TË LIDERIT KOMBËTAR UKSHIN HOTI
E Djelë, 06.17.2012, 04:25pm (GMT1)

Rahovec, (Kosovapress) 17 Qershor 2012

Me rastin e 69 vjetorit të lindjes së veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti, në Krushë të Madhe është vënë gurë themeli i shtëpisë muze, ku qytetarët nga të gjitha trevat do të kenë mundësi të njoftohen me veprimtarinë atdhetare të Profesor Ukshinit për bashkim kombëtar. Me këtë rast, u tha se ndërtimi i shtëpisë së re është një dëshmi që Ukshin Hoti nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë, por do të jetojë i gjallë midis nesh.

Para qindra, qytetar nga Kosova, Shqipëria, e Maqedonia, por edhe drejtues të institucioneve politike e shkencore, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smail Latifi deklaroi se kjo shtëpi do të jetë informuese për gjeneratat e reja, të cilët do të kenë mundësi të njoftohen me punën dhe angazhimin e Ukshinit.

"Fillimin e instucionalizimit të një vlere të pa diskutueshëm të popullit shqiptar, të kombit. Urime na qoftë shtëpia muze! Shpresojmë që nuk do të jetë aktiviteti i parë, por do të vazhdojmë edhe më tutje me instuticionalizimin e kësaj vlere të madhe të kombit shqiptar", ka thënë Latifi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Ismail Lauka tha se Ukshin Hoti është nga ata njerëz që ka datë të lindjes, por për shkak të madhështisë së tij, veçantisë së tij, jo si të gjithë njerëzit e zakonshëm, nuk ka datë vdekje, ai nuk ka as varr, sepse diktatorët e egër me shekuj ua kanë pas dhe ua kanë frikën kundërshtarëve, siç ishin Ukshin Hoti, sepse po të kishin varre ata tmerroheshin se varri mund të kthehej në mekë, mund të kthejë në qendër të pelegrinazheve dhe frymëzim për përmbysjen e diktatorëve.../Kosovapress/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.