VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FRANCË: TRIUMFON E MAJTA, SEGOLENE ROYAL, ISH GRUAJA E HOLLANDE HUMB - E TRADHTUAR NGA BASHKËSHORTJA AKTUALE E PRESIDENTIT TË FRANCËS
E Hënë, 06.18.2012, 07:40am (GMT1)

 

Sipas një exit poll: 314 vende e majta shumicë absolute, FN hyn në Parlament, Segolene Royal ndihet e tradhtuar nga gruaja aktuale e Hollande ValerieTrierweiler

VOAL- Duke iu referuar ANSA-s, Partia Socialiste e Francois Hollande, me aleatë, fiton shumicën absolute në Parlament, diçka e paparë që prej Francës të vitit 1981, kohë e triumfit të Francois Mitterrand, i pari socialist si kryetar shteti i Republikës së Pestë. E Djathta e pranon humbjen. Fronti Nacional bën një hyrje fitimtare në Parlament, dy deputetë dhe një ish, por mbetet jashtë liderja e partisë, Marine Le Pen. PS ka 306 deputetë, një shumicë e gjerë, por jo aq sa Hollande të ndihet komod sa iu përket reformave kushtetuese. Najat Vallaud-Belkacem, zëdhënëse e qeverisë deklaroi se "shumicë absolute nuk do të thotë pushtet absolut ».

Martine Aubry, sekretaria e partisë falenderoi votuesit francezë për votëbesimin. Dukej gjithçka OK, pa shijen e hidhur që la « intriga », diçka shumë e papritur siç ishte humbja e Segolene Royal, ish-gruas së Hollande, nëna e katër fëmijëve të tij e mundur nga Olivier Falorni, një disident socialist, për të cilin Aubry konfirmoi mbrëmë përjashtimin nga partia. Por kulmi kishte arritur kur përmes tweeter bashkëjetuesja aktuale e Hollande, dama e parë Valerie Trierweiler, kishte mbështetur hapur Olivier Folorni kundër ish-bashkëshortes së presidentit të Francës. Royal mbrëmë foli për "tradhti". Segolene Royal ndihet shumë keq nga humbja, sepse i duhet të fillojë nga zero, nëse do të gjejë forca, ashtu si edhe Jack Lang, ministri historik i Kulturës, që nuk arriti të fitojë por ndërkohë gëzon një simpati në publik.

108 gra të zgjedhura në Parlament, një rekord- Në vitin 2007 ishin 1008, këtë vit janë108 nga 577 vende sa ka Parlamenti, pra gati një e pesta janë gra./E.B.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.