VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GREQIA SHPËTON SIPAS NOBELISTIT PAUL KRUGMAN TEK NYT:VETËM EURO MUND TA SHPËTOJË GREQINË - Gjermanët dhe Banka Qendrore duhet të ndryshojnë sjelljen!

E Hënë, 06.18.2012, 07:57am (GMT1)


Beschreibung: DCSIMG

Voal-online - Nobelisti amerikan Paul Krugman në një opinion të tij botuar sot tek NYT midis të tjerave e komenton kështu situatën në Greqi pas zgjedhjeve: "Çfarë na sollën zgjedhjet e së djelës në Greqi, të cilat përfunduan pa na sjellë asgjë. Koalicioni qeverisës mund të ketë arritur të qëndrojë në pushtet, edhe pse edhe kjo nuk është e qartë (pasi partner i vogël në koalicionin po kërcënon ). Por, megjithatë, grekët nuk mund ta zgjidhin këtë krizë."

Më tutje Krugman del me konkluzionin se "Mënyra e vetme", për ta shpëtuar Greqinë është euro,,: këtë "vetëm Euro mund ta bëjë. "Euro mund", shkruan Krugman. "Nëqoftë se gjermanët dhe Banka Qendrore Evropiane do të kuptojnë se janë ata të cilët do të duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre, të shpenzojnë më shumë dhe të pranojnë inflacionin e lartë. Nëse jo - mirë, Greqia në thelb do të hyjë në histori si viktimë e arrogancës së të tjerëve", nënvizon Krugman, duke lënë të nënkuptojë se kjo arrogancë vjen prej atyre, të cilëve ai u kërkoi të ndryshojnë sjelljen./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.