E Enjte, 03.28.2024, 09:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

45 VITET E NIKOLË KIDMAN DIVËS MË DIVË TË HOLLIVUDIT

(Ilustruar me foto të Nikolë Kidman në Kosovë më 2006)


E Martë, 06.19.2012, 06:17am (GMT+1)

Voal-online - Aktorja ka lindur më 20 qershor 1967, pra 45 vjet më parë, në Honolulu, ishujt Hawaii. Emri i saj i plotë është Nicole Mary Kidman. Babai, Anthony Kidman, biokimist, është shkencëtar i famshëm që ka bashkëpunuar në shumë projekte shkencore. Ndërsa e ëma, Janelle, është mësuese e shkollës fillore.

Nicole i kalon tri vitet e para të jetës në ishujt e hatashëm Hawaii; pak më vonë familja shpërngulet fillimisht për në Washington D.C. e pastaj në Longueville, një qendër e vogël banimi pranë qytetit Sidney, Australi. Këtu Nicole përshkoi adoleshencën e saj mes shkollës, dëfrimeve, dashurive të para dhe mësimit të kërcimit, pasion i madh ky i fundit, nga i cili do të hiqte dorë, duket, për shkak të bukurisë së tepëruar.

E njoma Nicole e ka artin në gjak dhe përgatitet me çdo mënyrë që të arrijë një ditë të ngjitet në skenë. Merr pjesë në të gjitha veprimtaritë artistike të shkollës, të cilat zhvilloheshin rregullisht në çdo fund viti. Por regjistrohet edhe në një shkollë teatri për të mësuar që të përdorte më mirë trupin e saj dhe shprehësinë e saj. Gjithsesi është ende teper e vogël që të bëhej një aktore e vërtetë. Ishte vetëm dhjetë vjeç ku hyri në shkollën e artit dramatik të të rinjve Australian Theatre for Young People, për t'u specializuar më vonë në zë, prodhim programesh artistike, histori dhe teatër në Philip Street Theatre, Sidney.

Katërmbëdhjetë vjeç merr rolin e parë televiziv, si Petra në filmin "Pema e Krishtlindjeve" (Bush Christmas), po atë vit merr rolin e Judy në filmin "BMX Bandits". Në vitin 1983 merr pjesë në një telefilm të "ABC Winners".

Shtatëmbëdhjetë vjeç pranon të hyjë në programin "Five Mile Creek", prodhuar nga studio Walt Disney, ku iu nënshtrohet ritmeve raskapitëse të punës. Është para telekamerave pesë ditë në javë për shtatë muaj rresht, një manifestim i ashpër force çka e ndihmon t'i heqë ngurimet e saj ndaj televizionit.
Në dy vitet vijuese luan në pesë filma televizivë: "Matthew and Son", "Archer's Adventure", "Wills & Burke" e "Windrider". Por suksesi i vërtetë televiziv arrin me rolin e protagonistes në telefilmin "Vietnam", me ngjarje të vendosura në vitet 1960, ku ajo mishëron studenten e re Megan Goddard. Siç ndodh në përrallat më të bukura, një agjent kinematografik amrikan (zbulues talentesh) e vë re, takohet më të dhe e çon drejt suksesit.

Më 1989 debuton në Amerikë, nën regjinë e Phillip Noyce, në filmin triller "Dead Calm", pranë aktorit Sam Neill. Ajo ka më pak se njëzet vjet, por në një kohë të shkurtër emri i saj është bërë i përmendur në rrafshin kinematografik amerikan.

Tek gjendej në një Festival japonez të Filmit, ajo merr një telefonatë nga Tom Cruise. Ai dëshiron ta takojë para fillimit të xhirimit të filmit "Days of Thunder". Aktori kujton: "Përshtypja ime e parë kur takove Nicole ishte një çarmatosje e plotë. Kisha mbetur krejtësisht pa gojë." Ndërsa Nicole e kujton pak më ndryshe: "Kur ia dhashë dorën Tomit, vura re se po e shikoja nga lart poshtë. Ka qenë një gjë tejet e tmerrëshme kur zbulova e se isha disa centimetra më e lartë se ai." Filmi doli më 1990, me regji të Tony Scott.
Nicole e Tom Cruise u dashuruan: u martuan më 24 dhjetor 1990, kur ende Cruise nuk e kishte aritur divorcin nga gruaja e tij e mëparshme Mimi Rogers. Dasma u zhvillua në Telluride, Kolorado (SHBA). Martesa mbeti sekret për disa muaj, ndonëse njëri prej dëshmitarëve ishte hiç më pak se Dustin Hoffman (bashkë me gruan).

Menjëherë pasi kishte mbaruar së xhiruari "Giorni di Tuono", në vitin 1991 Nicole, tejet e kërkuar, xhiron më parë "Billy Bathgate" (të regjisorit Robert Benton), përkrah protagonistit mashkull Dustin Hoffman, pasta filmin "Far and Away" xhiruar me Rona Howard.

Pak më vonë, më 1993, është ende në pistë me "Malice", në të cilin interpreton rolin e saj të parë si dark lady. Atë vit është edhe me Michael Keaton në filmin dramë "My Life" e, jo e kënaqur me veten (edhe pse tashmë me famë botërore), regjistrohet në të famshmen Actors Studio të qytetit New York.

Pas mbarimit të studimeve në Actors Studioa e bukura Nicole ndihet shumë më e stërvitur, më e fortë, gati për të interpretuar role të reja gjithnjë e më të vështirë.
Para se të xhironte filmin fitimprurës "Batman Forever" të regjisorit Joel Schumacher, ajo ishte akaparuar nga një regjisor kult si Gus Van San për filmin "To Die For", në grackën e njërit prej roleve të saj të para ku ajo nuk ndihet e sigurtë (është drejtuese e suksesshme e emisioneve të drejtpërdrejta televizive). Kidman zhytet tërësisht në rol dhe punon çmendurisht për të arritur një dimension të besueshëm të personazhit, aq sa të mësojë edhe theksin amerikan të përkryer dhe të flasë vetëm me theks amerikan gjatë gjithë xhirimeve të filmit.
Rezultati: fitoi çmimin Golden Globe.

Roli i saj i parë vërtetë sfidues arrin me filmin "The Portret of A Lady" të vitit 1996, me regji të Jane Campion. Skenari merrej nga romani i Henry James. Realizimi i portretit të zonjës së shekullit të nëntëmbëdhjetë është frut i një pune dërmuese dhe e përkryerjeve këmbëngulëse. Pas këtyre xhirimeve për gjashtë muaj ajo nuk del më para kamerave.

Në vitin 1997 kthehet në ekranin e madh me një film me aksion "The Peacemaker" pranë aktorit sex-simbol George Clooney.

Në këtë pikë ndodhë e papërfytyrueshmja. Më 1999 çifti Kidman-Cruise merr një telefonatë nga regjisori Stanley Kubrick i cili iu propozon atyre të interpretojnë në filmin e tij të ri "Eyes Wide Shut" nga romani "Ëndërra e dyfishtë" e Arthur Schnitzler.

Xhirimet filluan më 4 nëntor 1996 dhe u bënë të ditura për publikun vetëm më 31 janar 1998, pothuaj vetëm tri vjet pasi kishte filluar realizimi i filmit.

"Eyes Wide Shut" ngjalli menjëherë një interesim të pamasë, edhe për shkak të lojës së pasqyrave që e ndërkall mes realitetit dhe trillimit çiftin e filmit, tronditur deri në palcën e kockës nga ankthet e tundimeve erotike apo tradhtive. Dhe çifti real, në dukje tejet i lumtur dhe i qetë, aq sa kishin adoptuar dy fëmijë (por pakkush e di se kriza mund të trokasë nga çasti në çast dhe do të ketë format e shikimin shtrigërues të Penelope Cruz).

Gjithsesi Nicole nuk e harron dashurinë e saj të lashtë, teatrin. Më 10 shtator 1998 shfaqet pa perde në teatrin e Londrës, Donmar Warehouse, tek interpreton personazhin e saj në "The Blue Room", një monolog me skena të forta erotike. Ndoshta pikërisht këto trokitje primitive në tavolinat e drurit që e çon në filmin muzikor delirant, vendosur në Parisin e belle epoque, "Moulin Rouge", nën drejtimin e të talentuarit Buz Luhrmann (por gjatë regjisë aktorja lëndoi njërin gju duke kërcyer).

Tashmë Kidman ka arritur majëm e Olimpit dhe dëshmon se nuk është vetëm e bukur dhe e zonja, por është e pajisur edhe me zgjuarsi të shquar dhe me shije të hollë. Skenarët që i pranon, filmat që i xhiron janë jo më pak se të cilësisë më të lartë. Kalon nga komedia e zezë, "Birthday Girl" e Jez Butterworth tek filmi tashmë klasik "The Others", një horror i sofistikuar që nxjerr në pah karakteristikat e saj të përjashtuara krejtësisht nga çfarëdo lloj e mete apo dobësie.
Kur kishte prekur këtë kulm, vinte i hidhuri 2001, kur Tom e Nicole shpallin zyrtarisht divorcin pas rreth dhjetë vjetësh martese. Nuk dihet kush e ka lënë i pari tjetron, e vetmja gjë e qartë është se Tom Cruise pas pak është parë përbri së kolmes Penelope Cruz. E ligë do të ishte deklarata e Nicole Kidman, e cila pas divorcit ka thënë: "Tani mund të mbaj këpucë me taka" (duke e pasur fjalën tek shtalartësia e saj në krahasim me ish të shoqin).

Nëse jeta sentimentale nuk shkon aq mirë për të akulltën Nicole, jeta profesionale është gjithnjë më e pasur me arritje dhe me lavdërime, jo vetëm për Golden Globe fituar më 2002 si aktorja më e mirë në rol kryesor në "Moulin Rouge" e Oskar më 2003 për filmin "The

Hours", në të cilin është një Virginia Woolf e jashtëzakonshme, rikrijuar në pamjen e saj në një ngjashmëri të tillë falë një proteze prej qumështi vënë mbi hundë, çka e bëntë të njëjtë me shkrimtaren e famshme.
Në vitet pasuese nuk kanë munguar angazhimet: nga fushata publicitare si dëshmitare për të hatashmin Chanel N 5, tek filmi "Cold Mountain" (2003, me Jude Law, Renèe Zellweger, Natalie Portman, Donald Sutherland), "The Human Stain" (2003, me Anthony Hopkins, Ed Harris), "The Stepford Wives" (2004, e Frank Oz, me Matthew Broderick), "Birth" (2004),

"Bewitched" (2005, me Shirley MacLaine, frymëzuar nga telefilmi me të njëjtin emër), "The Interpreter" (2005, i Syney Pollack, me Sean Penn), "Fur" (2006, që tregon jetën e fotografes së famshme njujrokase Diane Arbus). Në të njëjtin vit ka luajtur në filmin "Invasion". Më 2007 ka luajtur në "Margot at the Wedding" dhe "His Dark Materials: The Gold".

Në pranverën e vitit 2006 Nicole Kidman ka shpallur rimartesën e saj. Dasma është kryer në Australi më 25 qershor të të njëjtit vit: fatlumi është neozelandezi Keith Urban, këngëtar e muzikan kantri.

Kidman vizitoi Kosovën në vitin 2006 për të njohur nga afër përvojën e hidhur të grave gjatë luftës dhe për përkrahur përpjekjet e UNIFEM. Ajo është përfaqësuese ndërkombëtare e iniciativës UNIFEM's Say NO UNiTE to End Violence against Women initiative (Të bashkuar për t'i dhënë fund dhunës kundër grave) dhe drejtori ekzekutiv i UNIFEM paraqitën mbi pesë milionë firma të mbledhura në fazën e parë të kësaj iniciative tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB më 25 nëntor 2008.

Me Hugh Jackman është protagoniste e kolosalit "Australia" (2008) përsëri me regji të australianit Baz Luhrmann.

Në fillim të vitit 2009, Kidman luajti në një numër filmash me aktorë a australianë. Ajo, Geoffrey Rush, Russell Crowe dhe Cate Blanchett u paraqitën secili nga dy herë në seritë: një herë si vetvetja e një herë si personazhi fitues i tyre në Academy Awards (Oskarët). Më 8 janar 2010, Kidman, përkrah me Nancy Pelosi, Joan Chen dhe Joe Torre, morën pjesë në ceremonin për Fondin e Parandalimit të Dhunës në Familje (Family Violence Prevention Fund) në një qendër të re ndërkombëtare e ndodhur në Presidio të San Franciskos.

Në nëntor të vitit 2010 bëhej e ditur se filmat e Kidman kanë arkëtuar më shumë se $ 2 miliardë, me 17 filma që kanë arkëtuar më shumë se $100 million, duke qenë kështu një ndër aktoret më fitimprurëse në histori./ELIDA BUÇPAPAJ

 

 

 

 

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TONY BLAIR SIMBOL I BESIMIT, OPTIMIZMIT DHE SHPRESËS PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS (06.18.2012)
GREQIA SHPËTON SIPAS NOBELISTIT PAUL KRUGMAN TEK NYT:VETËM EURO MUND TA SHPËTOJË GREQINË - Gjermanët dhe Banka Qendrore duhet të ndryshojnë sjelljen! (06.18.2012)
FRANCË: TRIUMFON E MAJTA, SEGOLENE ROYAL, ISH GRUAJA E HOLLANDE HUMB - E TRADHTUAR NGA BASHKËSHORTJA AKTUALE E PRESIDENTIT TË FRANCËS (06.18.2012)
U VU GURTHEMELI I SHTËPISË MUZE TË LIDERIT KOMBËTAR UKSHIN HOTI (06.17.2012)
BEKIM FEHMIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE, TAKIMI I TIJ ME JOSEPH DIOGUARDIN MË 1991 (06.17.2012)
TEUTA ARIFI: MAQEDONIA TË FOKUSOHET NË PËRFITIMET NGA DIALOGU ME BEnë (06.17.2012)
PRESIDENTI I ZGJEDHUR BUJARIN NISHANI NË NJË VETËRRËFIM (06.17.2012)
POLICIA ARRESTOI NË VERI EKSTREMISTIN NGA SERBIA (06.16.2012)
DRITA HAJDARI: AAK BËN FUSHATË KUNDËR PROKURORISË (06.16.2012)
FEMRA E PARË KINEZE NË NJË UDHËTIM NË HAPËSIRËËshtë 34 vjeçe dhe fluturon në 'Anijen Hyjnore' (06.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]