E Enjte, 04.25.2024, 03:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

U PËRKUJTUA NË PËRVJETORIN E PARË TË VDEKJES NEKIBE KELMENDI


E Martë, 06.19.2012, 04:12pm (GMT+1)

 

Voal-online - PRISHTINË, 19 QERSHOR - Në Prishtinë u mbajt sot akademi përkujtimore për anëtaren shumëvjeçare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nekibe Kelmendi. Në një vjetorin e vdekjes së saj, presidentja Atifete Jahjaga post mortum e dekoroi me "Urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm Dr. Ibrahim Rugova".

LDK përkujtoi sot anëtaren e saj Nekibe Kelmendi. Në akademinë përkujtimore kryetari, Isa Mustafa, çmoi lartë veprën dhe kontributin e zonjës Kelmendi, për proceset e shtet ndërtimit të vendit. Ai vlerësoi se Nekibe Kelmendi ka qenë ndër figurat më të çmuara të LDK-së, por edhe në gjithë Kosovën

"Nekibe Kelmendi, zonja e madhe e LDK-së dhe Kosovës pati përmasa të një personaliteti tërësisht rugovian, filozofinë politike dhe nacionale rugoviane, si dhe botën dhe sensin e madh të një humanisteje të jashtëzakonshme. Pavarësisht sprovave tepër të rënda jetësore ajo pati forcë pothuajse të mbinatyrshme për pajtim, solidaritet, urtësi dhe për vizion", tha Mustafa.

Ndërkaq, presidentja Atifetet Jahjaga i ndau çmimin, post mortum urdhëri për paqe, demokraci dhe humanizëm "Dr.Ibrahim Rugova".

"Kam dekoruar sonjën Nekibe Kelmendi me urdhrin për paqe, demokraci dhe humanizëm "Dr.Ibrahim Rugova", për veprën jetësore dhe kontributin e veçantë në procesin e shtet-ndërtimit të republikës së Kosovës, për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe të humanizmit", tha ajo.

Paraprakisht Kryesia e LDK-së bënë homazhe te varri i të ndjerës Kelmendi në varrezat e qytetit në Prishtinë. Nekibe Kelmendi ka qenë e angazhuar në LDK që prej themelimit të kësaj partie dhe ka qenë ndër bashkëpunëtoret më të ngushta të ish presidentit Ibrahim Rugova. Ajo vdiq me 19 qershor 2011, nga një sëmundje e rëndë."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
45 VITET E NIKOLË KIDMAN DIVËS MË DIVË TË HOLLIVUDIT(Ilustruar me foto të Nikolë Kidman në Kosovë më 2006) (06.19.2012)
TONY BLAIR SIMBOL I BESIMIT, OPTIMIZMIT DHE SHPRESËS PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS (06.18.2012)
GREQIA SHPËTON SIPAS NOBELISTIT PAUL KRUGMAN TEK NYT:VETËM EURO MUND TA SHPËTOJË GREQINË - Gjermanët dhe Banka Qendrore duhet të ndryshojnë sjelljen! (06.18.2012)
FRANCË: TRIUMFON E MAJTA, SEGOLENE ROYAL, ISH GRUAJA E HOLLANDE HUMB - E TRADHTUAR NGA BASHKËSHORTJA AKTUALE E PRESIDENTIT TË FRANCËS (06.18.2012)
U VU GURTHEMELI I SHTËPISË MUZE TË LIDERIT KOMBËTAR UKSHIN HOTI (06.17.2012)
BEKIM FEHMIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE, TAKIMI I TIJ ME JOSEPH DIOGUARDIN MË 1991 (06.17.2012)
TEUTA ARIFI: MAQEDONIA TË FOKUSOHET NË PËRFITIMET NGA DIALOGU ME BEnë (06.17.2012)
PRESIDENTI I ZGJEDHUR BUJARIN NISHANI NË NJË VETËRRËFIM (06.17.2012)
POLICIA ARRESTOI NË VERI EKSTREMISTIN NGA SERBIA (06.16.2012)
DRITA HAJDARI: AAK BËN FUSHATË KUNDËR PROKURORISË (06.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]