VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOHNNY DEPP DHE VANESA PARADIS U NDANË PAS 14 VJETËSH BASHKËJETESE
E Mërkurë, 06.20.2012, 07:54am (GMT1)

Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Yllli i "Pirates of the Caribbean" Johnny Depp është ndarë nga partnerja e tij e 14 viteve, këngëtarja dhe aktorja francze Vanessa Paradis, bëri të ditur të martën një përfaqësues i aktorit.

"Johnny Depp dhe Vanessa Paradis janë ndarë miqësisht. Ju lutem të respektoni privatësinë e tyre dhe, më e rëndësishmja, privatësinë e fëmijëve të tyre," tha publicisti i Depp, Robin Baum, në një deklaratë. Lajmi vjen pas raporteve të publikuara më herët gjatë këtij viti lidhur me problemet në marrëdhëniet e çiftit, ndonëse Depp i pati mohuar thashethemet për ndarjen e tyre në gazetën birtanike The Sun në maj.

Depp, 49 vjeç, filloi lidhjet me Paradis, 39 vjeçe, në vitin 1998, pas ndarjes së tij nga supermodelja britanike Kate Moss. Ai dhe Paradis luajtën bashkë në filmin e Roman Polanskit "The Ninth Gate", në vitin 1999. Depp dhe Paradis kanë dy fëmijë, Lily-Rose, 13 vjeçe, dhe 9-vjeçarin Jack, dhe kanë shtëpi në Francë, Los Anxhelos si dhe një ishull privat në Karaibe.

Ata nuk u martuan asnjëherë, ndonëse Depp ka qenë i martuar një herë më parë, me Lori Anne Allison midis 1983 e 1985, dhe pati një marrëdhënie shumë të bujshme me aktoren Winona Ryder në fillim të viteve 1990.

Depp u bë me famë në vitet 1980 në seritë e televizionit Fox, "21 Jump Street", duke pasuar me filma si "Donnie Brasco", "Chocolat" dhe serialin "Pirates of the Caribbean". Aktori është gjithashtu i njohur për bashkëpunimet e shumta me regjisorin Tim Burton në filma si "Edward Scissorhands", "Sleepy Hollow" dhe "Alice In Wonderland."/Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.