VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GËZUAR DITËLINDJEN, PRINCI UILLIAM! HAPPY BIRTHDAY, PRINCE WILLIAM!

NË 30 VJETORIN E LINDJES PRINCI TRASHËGON MILIONAT NGA E ËMA DAIANA


E Enjte, 06.21.2012, 08:22am (GMT1)

Voal-online - LONDËR, 21 QERSHOR - E vdekur tragjikisht më 31 gusht 1997, Lady Diana (36 vjeçe) iu linte trashëgimi dy djemve William dhe Harry (27 vjeç) 16 milionë Euro, të cilat do të ishin në dispozicion vetëm pasi të kenë arritur moshën 30 vjeçare. Tashmë për vëllain e madh, i cili më 21 qershor, pra sot, mbush të tridhjetat, kjo është realitet dhe ai merr pjesën e tij nga milionat që ia ka lënë trashëgim nëna e tij e dashur!

Sipas së përditshmes birtanike 'Metro' është ende e paqartë se sa është shuma e parave që do të marrë menjëherë Duka i Kembrixhit. Por është tejet e qartë se ai e ka mbushur plotësisht moshën e parashikuar: Ndërkohë shuma e atëhershme është rritur në 25 milionë Euro! William e pret këtë ditëlindje jubilare bashkë me nusen e tij, Dukeshën e Kembrixhit, Catherine (30) ... (nachrichten.ch)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.