VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT NË BORÃ…S, SUEDI

BORÃ…S DHE HISTIORIA E LINDJES SE TIJ SI QYTET

Nga SOKOL DEMAKU, BAHTIR LATIFI dhe HAKIF JASHARI


E Enjte, 06.21.2012, 03:14pm (GMT1)

Më 29 qershor 2010 BorÃ¥s festoi ditëlindjen e 389-të!

Të themi të drejtën vjetët po kalojnë dhe ne jemi për ditë e më të vjetër. Por bazuar në atë që është e vërtetë, duhet të themi se për cdo vjet qyteti ynë është më i dashur dhe më i bukur se kurrë më parë.

Ishte mbreti Gustav Adolfs i II i cili më 29 qershor 1621 e nënshkruan kartën për qytetin dhe me këtë u mor vendimi për themelimin e qytetit BorÃ¥s.

Nga festimi i ditës së themelimit të qytetit BorÃ¥s

Disa vjet më vonë qyteti fitoi një privilegjet me të cilën iu dha e drejta për të blerë dhe shitur mallra në tërë Suedin. Ishte kjo privilegje që hodhi themelet që BorÃ¥s të fitojë të drejtën e tregëtisë së lirë.

Busta e mbretit Gustav Adolf II është tani në sheshin kryesor në kujtim të themeluesit të qytetit. Më poshtë në Sheshin e ndritshëm është një tjetër bustë e një personi të rëndësishëm për qytetin e ky është Knallen i cili ka merita për zhvillimin e tregetisë në këtë qytet. Tregtarët qenë ata që shtruan çështjen te mbretit për të filluar me tregti, me industrinë e tekstilit. Pra, kjo ishte njjë ide për të krijuar një BorÃ¥s që në mesin e viteve 1900 të kishte një rritje të shpejtë. Qyteti BorÃ¥s ishte më ekspanziv në vend.

BorÃ¥s ka një gamë të gjerë të ngjarjeve kulturore, si në muzikë, teatër dhe sport. Ditëlindja e BorÃ¥sit festohet në sheshin kryesor, për çdo vjet me 29 qershor. Ambasadori i vitit për BorÃ¥s e që në këtë solemnitet u promovua ishte mjeku Karl-Axel Ekman, borÃ¥sar i cili është në pension si mjek kirurg nga viti 1989, ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit për angazhimin e tij për fëmijët në Garissa, në Kenia. Për dekada, ai ka ndihmuar jetimore dhe shkolla dhe ka punuar për të luftuar synetinë te femrat në trojet e këtyre vendeve afrikane. Ky me punën e tij u ka ndihmuar qindra grave dhe fëmijëve nga gjymtimi gjenital, duke i trajnuar e përkrahur në menyrë vullnetare dhe pa shpërblime. Këtë e ka bërë edhe me ndihmen e gruas së tij Monica Ekman. Kështu, Karl-Axel Ekman ka ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti.

Pastiçeritë e qytetit ishin angazhuar në këtë drejtim dhe për këtë festë ato kishin gatuar një tortë të gjatë 30 metra, e cila tortë u nda për të pranishmit në festim.

 

SHQIPTARËT NË QYTETIN BORÃ…S

Shqiptarët në qytetin e BorÃ¥s datojnë qysh herët por ishte shumë e vështirë që njeriu të gjejë ndonjë gjurmë lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre në këtë qytet, sepse nuk egziston asfarë dokumentacioni lidhur me aktivitete që këta kanë zhvilluar. Duhet theksuar se koha kur ndoshta individët e parë janë vendosur në këtë qytet duhet të jetë diku kah vitet e 80-ta e jo më herët sikur kemi të bëjmë me nacionalietet tjera nga ish Jugosllavia, të cilat kanë arritur në këtë qytet dhe ende edhe sot jetojnë nga vitet 60-të, kur në këtë qytet ishte nevoja për fuqi punëtore në industrinë e tekstilit, sepse qyteti BorÃ¥s është edhe qyteti i textilit në Skandinavi. Gjatë vizitës që i bëmë Institutit të Migracionit të Suedisë me seli në BorÃ¥s nga udhëheqësi i Institutit mësojmë se edhe këtu nuk mund të gjeshë gjurmë që të ketë lënë dikush nga bashkëkombasit tanë në këtë vend. Në një kënd të Institutit është vendosur një fotografi me kornizë ku shkruan "Kosova", e asgjë më tepër. Nga Miguel Benito mësojmë se diku nga vitet 80 ky Institut do ketë pasur bashkëpunim me komunitetin shqiptar dhe se në atë kohë paskesh jetuar familja Gashi në BorÃ¥s dhe se një djalosh nga kjo familje me emrin HYSEN do të ketë punuar një film dokumentar lidhur me jetën dhe punën e komunitetit shqiptar në BorÃ¥s, por Miguel nuk ka njohuri me tepër se si qëndron cështja me Hysen Gashin dhe dokumentarin e filmit të tij. Ne u interesuam të kontaktojmë me familjen Gashi dhe në bazë të të dhënave të mbledhura nga bashkëkombasit tonë që edhe në atë kohë të kenë jetuar në BorÃ¥s, mësojmë se Hysen Gashi para ca vitesh të jetë shpërngulur për në Zvicer ku ai tash atje jeton me familjen tij. Po bëhen përpjekje për kontakt me të për të mësuar me shunmë për dokumenatrin e tij. Gjatë viteve të 90-ta, në këtë qytet do të ketë funskionuar një Shoqatë Kulturore Shqiptare, ku do të ketë zhvilluar aktivitet kulturor për komunitetin shqiptar që edhe atëherë nuk ishte aq i pakët. Dëshmi në arkiva apo institucione tjera nuk ka, por vetëm në bazë të bisedave që njeriu zhvillon me bashkëkombas që edhe sot jetojnë në këtë qytet.

Në bazë të bisedave të zhvilluara me bashkatdhetarët tanë, njeriu mëson se duhet të ketë pasur edhe poetë e shkrimtarë nga bashkëkombasit tanë, por puna dhe veprat e tyre do të jenë humbur apo zhdukur. Problemi si duket është në atë se ata që është dashur ta bartin barrën e aktiviteteve kulturore nuk kanë qenë sado të angazhuar dhe krejt kjo është pasojë e kësaj. Kjo shihet edhe sot kur në qytet dhe rrethinë jetojë mbi 350 apo 400 familje e duhet të ketë mbi 200 nxënës, por mësimet i vijon një numër simbolik i nxënësve shqiptarë. E si duket, defekti qëndron këtu, edhe pse të gjithë ata të cilët janë angazhuar në këtë drejtim, janë ata të cilët mendojnë dhe dëshirojnë ta çojnë përpara realizimin e qëllimeve të parashtruar nga ana e krysisë së QKSH "Migjeni" dhe nga ana e redaksisë së revistës dhe radios lokale. Por për fat të keq këta të cilët janë pishtarë të kulturës, gjuhës, traditës shqiptare në Skandinavi nga bashkëkombasit nuk gjejnë përkrahje tjetër, përveç asaj morale. Pra, qëllimi është që të ruhet kultura, tradita e gjuha e asgjë më tepër.

 

HISTORIKU I QENDRËS KULTURORE

SHQIPTARE "MIGJENI" BORÃ…S - SUEDI

Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" BorÃ¥s, u themelua më 10 mars 2007, me inisiativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë me banim në BorÃ¥s me rethinë. Që nga fillimi i punës, Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" kishte veprimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSH "Migjeni" u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha

 

 

Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku

datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje shoqërore. Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veçantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore. Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë. Detyrë primare për fillim, Shoqata kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundësive për një organizim më të mirë, shtimin e bashkëpunimit me shoqatat tjera shqiptare si në Suedi, ashtu edhe jashtë saj. Por, mbi të gjitha, detyrë e të gjitha detyrave, para Shoqatës u shtrua çështja e ruajtjes se gjuhës, kulturës, traditëss dhe identitetit kombëtar te shqiptaret me banim në BorÃ¥s, e sidomos kjo çështje madhore, kishte të bënte me gjeneratat e reja dhe fëmijët që kishin lindur në Suedi. Për, këtë

 

Një mbledhje e bashkatdhetarëve në Qendrën Kulturore Shqiptare "Migjeni" në BorÃ¥s

qëllim Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" prej themelimit e deri më sot ka organizuar takime të shumta kulturore, manifestime të ndryshme, në përkujtim të ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë të begatshme si p.sh. për Ditën e flamurit, përkatësisht 28 Nëntorin (Ditën e pavarësisë së Shqipërisë), Shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe manifestime të tjera kulturore. Por në këtë drejtim, në BorÃ¥s me rrethinë është duke u bërë pak kur dihet se numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet me rrethinë është shumë i madh dhe se nevoja e ruajtjes së kuturës, traditës dhe gjuhës te fëmijët dhe të rinjtë tanë është prioritet, atëhere duhet një angazhim më i madh i të gjithëve. Fillimi ishte i vështirë, por me entuziazmin dhe angazhimin të pashoq të aktivistëve të QKSH u arrit një kontinuitet i jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në BorÃ¥s me rrethinë.

REVISTA DITURIA DHE RADIO LOKALE RADIO DITURIA

Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës "Dituria", organ i Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni", në BorÃ¥s, e cila do të dalë një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista "Dituria" është një revistrë për fëmijë, të rinj dhe prindër shqiptar që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi. Revista "Dituria" del në çdo të 15-tin e muajit me një tirazh 250 ekzemplarë dhe me 20 faqe. Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombasve që jetojnë në mërgim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare. Revista ka krijuar një rrjet të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri, e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Revista shpërndahet te bashkekombasit gratis në qytetin e BorÃ¥sit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dërgohet një numër i caktuar egzemplarësh edhe ne Kosovë, Shqipëri, Finlandë, Zvicër, Gjermani, Angli, SHBA, Rumani dhe vende tjera ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka një bashkëpunim të frytshëm. Ne i falënderojmë të gjithë ata poetë, shkrimtarë, gazetarë të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë.

Këshilli Komunal i kultures së qytetit të BorÃ¥sit redaksisë së revistës i erdhi në ndihmë me mjete materiale jo të shumta, por të cilat ishin më se të nevojshme në këtë kohë për redaksinë e revistës. Pra redaksia e revistës mori ndihmën e parë materiale. Me fillimin e punës së QKSH "Migjeni" në BorÃ¥s, fusha e informimit fitoi edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbime të mendimeve dhe të përvojave për jetën, punën dhe aktivitetin. Në vitin 2007 në kuadër të lëmisë së informimit QKSH "Migjeni" nxori shtatë numra të revistës "Dituria". Në fillim të vitit 2008, revistës "Dituria", Këshilli Kombëtar i Kulturës i Suedise i ndau një ndihmë materiale për realizimin e qëllimit fisnik të saj.

Disa nga numrat e revistës "Dituria"

Kështu u krijuan kushtet që redaksia të pajiset me mjete të nevojshme për punë më të suksesshme. Edhe Këshilli Komunal i kulturës së qytetit të BorÃ¥sit i doli në ndihme QKSH dhe vet redaksisë së revistës "Dituria", por ndihmën më të madhe në botimin e revistës QKSH dhe vetë redaksia e revistës mori nga Studiefrämjande, dega në BorÃ¥s. Botimi i revistës tani ishte më i lehtë në vazhdim të vitit 2008, ku me mjaft sukses filloi botimi i saj, dhe deri në qershor te këtij viti janë botuar gjashtë numra të revistës, gjë që do të vazhdohet në shtator e deri në dhjetor edhe me katër numra tjerë, ku brenda vitit do botohen gjithsej dhjetë numra. Këtë vit, e planifokhet edhe viteve tjera, që revista të dalë me dhjetë numra në vit. Është e rrugës të përmendet se gjithë kësaj për një aktivitet të tillë i parapriu një vizitë e një delegacioni mësusish nga shkolla fillore "Demokracia" e qytettit të Durrësit në Fjärdinskolan të BorÃ¥sit në shkurt të vitit 2007. Në "Fjärdingskolan" ishte hartuar një projekt bashkëpunimi mes këtyre dy shkollave e i cili projekt ka filluar me sukses realizimin e tij me ndihmën e shtetit suedez. Këtë viti qeveria suedeze kishte siguruar mjete material në nje shumë prej 28 000 koronash suedeze për realizimin e vizitës së pedagogëve shqiptarë në qyetin e BorÃ¥sit. Kjo vizitë u realizua me sukse javën e 4 të shkurtit 2007 nga data 4 deri më 9

Nga një festim i shqiptarëve në BorÃ¥s

Shkurt 2007, Këshilli Kombëtar Suedez i Kulturës në Stockholm i kishte ndarë kësaj redaksie një ndihmë simbolike materiale për botimin e revistës dhe përmirësimin e kushteve të punës së redaksisë. Tani redaksia pajiset me mjete bashkëkohore, kompjuter e gjera tjera të nevojshme. Në po këtë muaj të këtij viti, redaksia e revistës "Dituria" merr edhe një hap guximplotë dhe mjaft të rëndëshishëm për gjuhën dhe kulturën shqipe. Ajo vendos që të fillojë me emetimin e një programi shqip në radion lokale në BorÃ¥s. Pasi i bëhet kërkesa Entit për radio të Suedisë, këta marrin përgjegje pozitive e tani pritet vetëm momenti për fillimin e një radio programi në shqip. Redaksia e revistës "Dituria" në bashkepunim me QKSH "Migjeni" në BorÃ¥s në kuadër të shpalljes së pavarësise se shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 organizoi një manifestim në qytetin e BorÃ¥sit nga ora 17.00 me një parakalim nëpër qytet me vetura dhe flamuj kombëtarë shqiptarë e një mbrëmje gazmore për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në BorÃ¥s. Mbrëmja u organizua dhe u mbajt në qendër të qytetit, ku merrnin pjesë mbi 800 shqiptarë. Kjo ishte një kënqësi e madhe për bashkëkombasit tanë, ku ata i uruan njeritjetrit pavarësinë e shtetit të Kosovës. Në fytyrat e bashkëkombaseve tanë shihej gëzimi, hareja, entuziazmi për shtetin e ri, për shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës. Për nderë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të manifestimit të kësaj kremteje të madhe për popullin e Kosovës, më 27 shkurt 2008 filloi nga puna Radioja lokale Radio Dituira në gjuhën shqipe, në qytetin e BorÃ¥sit. Ja, pra, edhe një zë i embël në shqip mbi qiellin e BorÃ¥sit! Programin e vet kjo radio lokale e emiton çdo të merkurë nga ora 18.00 deri në ora 19.00 e kjo do jetë një ndihmë e madhe për QKSH "Migjeni".

Në valët e Radio Diturisë mund të urohet dhe përshendetet, të dëgjohet muzikë në shqip e me mjaft rëndësi janë programet për fëmijë të cilat programe i përgatisin dhe udheheqin vetë fëmijët shqiptarë.

 

 

 

 

Një pjesë e redaksisë së Radios "Dituria", BorÃ¥s

Nga shtatori 2008 u shtrua kërkesa e që kjo radio të dëgjohet në tër regjionin e Västragötaland d.m.th. kjo do të dëgjohet edhe në qyetet Göteborg, Udevalla, Trollhättan, Skövde, Jönkoping, Vernamo e jo vetëm në BorÃ¥s me rrethinë siç ishte më parë (në Tranemo, Ulricehamn, VargÃ¥rda, AlingsÃ¥s, Kinna), gjë që u mundësua me një dhënës më të fortë të valeve të Radio Diturisë.

AKTIVITETE KULTURORE TË QKSH "MIGJENI"

Në muajin maj 2008 në Javën e kulturës së Evropës në BorÃ¥s në Shtëpine e kulturës u organizua dhe u mbajt ekspozita e fotografive të fotografes së njohur shqiptare me prejardhje nga Maqedonia, Mimoza Veliut me titull "Të pathyeshmit" e cila prezantoi mbi 70 fotografi të fëmiijëve dhe grave shqiptare në luftën e fundit dhe pas saj në Kosovë. Ekspozita ishte e hapur nga 9 deri më 16 maj 2008 në Shtëpinë e kulturës në BorÃ¥s. Kësaj ekspozite nga mjetet e informimit në BorÃ¥s dhe rrethinë iu dha një publicitet i madh, ndërsa ekspozitën e vizituan shqiptarë, suedezë si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të BorÃ¥sit. Kjo ekspozitë e të resë shqiptare Mimoza Veliu bëri jehonë në Suedinë Përendimore. Brenda këtyre gjashtë ditëve sa ajo ishte e hapur në foajen e Shtëpisë së kultures, respektivisht Bibliotekës së qytetit të BorÃ¥sit u vizitua nga mijëra qytetarë. Vizitë ekspozitës i bënë edhe nxënësit e shkollave fillore si dhe të institucioneve parashkollore të qytetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mimoza Veliu dhe Rrahamna Jashri

Mimoza në shenjë mirënjohje për kontributin që japin në prezantimin e kulturës, traditës dhe gjuhës shqipe u dha si shperblim në kujtim nga një fotografi Shtëpisë së kulturës në BorÃ¥s, Fjärdingskolan e cila ka numrin më të madh të nxënesve shqiptarë si dhe institucioni parashkollor HässlegÃ¥rden ku zhvillojnë qëndrimin ditor një mori fëmijësh shqiptarë dhe marrin njohuritë e para të gjuhës suedeze. Edhe këto institucione dhe ente shprehën mirënjohje për fotografen e re shqiptare dhe patën fjalë miradie për punën që ajo kishte bërë me prezantimin e këtyre fotografive në BorÃ¥s.

AKADEMI SOLEMNE ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

Kjo ishte nisma dhe fillimi i mbarë i punës së aktivistëve të palodhur shqiptarë në qytetin e BorÃ¥sit për ta çuar pëpara çështjen kulturore shqiptare këtu. Në lëmin e informimit ishte bërë shumë dhe që në mbledhjen themeluese të QKSH "Migjeni" u propozua dhe u zgjosh redaksia e revistës shqipe "Dituria" që do të dilte në BorÃ¥s. Kjo ishte një e arritur mjaft e madhe e këtyre entuziastëve, e të gjithë bashkëkombasve tanë në BorÃ¥s me rrethinë. Filluan edhe takimet mes shqiptarëve në mbledhje dhe ndeja të ndryshme, që ata ta njohin njëri-tjetrin dhe të kontribuojnë sa më shumë në çështjen kombëtare. Me daljen e revistës filloi një jetë e re për shqiptarët këtu. Informimi mbi rrjedhat aktuale kulturore në vend dhe atdhe si dhe në trojet shqiptare ishte tani komplet. Redaksia e revistës ia arriti që në nje kohë shumë të shkurtër të krijojë një rreth gazetaresk si këtu ne vend, po ashtu edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në vendet e ndryshme të Evropës dhe më larg. Tani në faqet e revistës do gjeshë punime të poetëve dhe shkrimtarëve gazetareskë si nga ketu, ashtu edhe nga Shqipëria, Kosova e diaspora, emra të njohur në letersinë shqipe për fëmijë dhe të rritur.

 

Redaktori Sokol Demaku ndan shpërblime e mirënjohje

Redaksia e revistës "Dituria" ishte iniciatore që këtë vit në qytetin e BorÃ¥sit të organizohet një akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së flamurit, ku edhe në bashkëpunim me QKSH "Migjeni" më 26 nëntor në lokalet e Instituit të Imigracionit në BorÃ¥s mbajti këtë akademi në të cilën morën pjesë mbi 80 mysafirë e në të cilën e hapi kryetari i QKSH "Migjeni", Agron Çela. Fjalën e rastin mbi rëndësinë historike të 29 Nëntorit për shqiptarët e mbajti historiani i njohur nga Prishtina, Rrahman Jashari, i cili në fjalën e tij u përqendrua në zhvillimet historike që patën një ndikim mjaft të madh në jetën e shtetit shqiptar dhe në themelim e tij, deri në shpalljen e pavarësisë, mbetjen e tokave shqiptare jashtë shtetit shqiptar si dhe në ngjarjet e sotme aktuale në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare. Në Akademi ishin të pranishëm mbi 70 miq dhe mysafirë të ftuar. Për të pranishmit u organizua një koktej rasti. Në këtë Akademi ishin të pranishëm edhe mysafirë tjerë nga shoqatat kulturore të kombësive të tjera që jetojnë dhe veprojnë në BorÃ¥s si dhe mysafirë suedezë. Këshili për Informim kishte përgatitur edhe disa recitale nga ana e fëmijëve shqiptarë në gjuhën shqipe dhe suedeze. Ky ishte nje manifestim qe u prit mjaft mirë nga të pranishmit. Vitin 2008 redaksia e revistës "Dituria" do ta fillojë me një entuziazëm dhe bindje se do jetë viti i mbarë, sepse deri më atëherë kjo redaksi nuk kishte marrë kurrfarë ndihme për botimin e revistës.

 

 

 

 

 

 

SOLIDARË ME ATA NË VENDLINDJE TË CILËT JANË NË NEVOJË

Puna e palodhshme e këtyre entuziastëve të BorÃ¥sit nuk ka të ndalur. Ata i kanë parashtruar vetes detyra të rëndësishme për ruajtjen dhe kukltivimin e kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi. Por, ata kanë edhe disa çështje të tjera shumë me rëndësi për momentin. Edhe çështja organizimit të ndihmës ndaj atdheut dhe bashkëkombasve në vendlindje. Ka mjaft entuziastë të cilët marrin

 

 

 

 

 

 Veprimtarë e mysafirë në konsultime pune në BorÃ¥s

Aktivist te QKSH Migjeni BorÃ¥s për-sipër realizimin e këtij projekti humanitar. Ata inspirim për këtë gjejnë edhe në emisioni televiziv i RTV 21 nga Prishtina të cilin emision me titull "Edhe unë jam Kosovë" e emiton cdo të hënë në mbrëmje me ritransmetim ditëve të diela në mesditë, e ku bashkëkombasit tonë marrin inspirim. Kjo pati jehonë të madhe te bashkëkombasit tonë, por edhe te qytetarët e tjerë, te qytetarët suedezë dhe të kombeve tjera të cilët jetojnë dhe punojnë ne qytetin e BorÃ¥sit. Pra, veprimtarët moën një përkrahje të madhe për realizimin e këtij aksioni humanitar dhe vullnetar, të cilit aksion me shumë dëshirë dhe vullnet iu bashkangjiten bashkëkombasit tonë por edhe pronarët shqiptarë të fimave private në qytet dhe qytetet tjera në këtë regjion. Edhe mediat lokale suedeze shkruan për këtë aksion me vlerë kombëtare për të varfërit në Kosovë të organizuar nga shqiptarët në BorÃ¥s dhe këtë e titulluan me të njëjtin emër që mban emisioni televiziv nga RTV 21 në Prishtinë "Edhe unë jam Kosovë".

Më 23 gusht 2008 u mbajt mbledhja e Kryesisë së QKSH në të cilën morën pjesë edhe aktivistë tjerë të çështjes së kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare nga BorÃ¥si dhe rrethina, në të cilën mbledhje me shumë vëmendje u diskutuan dhe analizuan të gjitha veprimet pozitive të cilat mund të kenë ndikim pozitiv në këtë drejtim. U përkrah unanimisht aksioni i filluar nga ana e shoferëve të Västtrafik për ndihmë familjeve të varfëra në Kosovë. Ky aksioni përditë e më shumë mori përmasa edhe më të mëdha. Në mbledhjen e redaksisë së revistës "Dituria" dhe të redaksisë së Radio Diturisë u mor qëndrim që t'i ndihmohet redaksisë se radios me disa aspekte teknike nga revista Dituria. Do të dërgohen për shkollim në Göteborg 3 deri 4 persona që do të punojnë në redaksinë e Radio Diturisë. Shpenzimet për këto kurse i bart shteti. I pari që do ta vijojë këtë kurs është gazetari aktual i kësaj redaksie, Bahtir Latifi.

SHËNIMI I 70-VJETORIT TË VDEKJES SË MIGJENIT DHE I 100-VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT

Në iniciativë të redaksisë së revistës "Dituria" dhe në bashkËpunim me redaksinë e Radio Diturisë u punua në organizmin e një Mbrëmjeje letrare kushtuar 93 vjetorit të lindjes së poetit të mjerimit, Migjenit, dhe ne 70 vjetorin të vdekjes së tij. Po ashtu në vendet skandinave nga 10 nëntori deri më 16 nëntor 2008 u mbajtë Java e Bibliotekave Nordike. Ky manifesitim ka karakter mbarëkombëtar edhe në Suedi, dhe mu për këtë redaksia e Diturisë dhe e radios lokale në bashkëpunim me Shtëpine e Kulturës në BorÃ¥s mori përsipër organizimin e manifestimit të tillë dhe prezentimin e librit shqip në Skandinavi pëmes shkrimarit Hamit Gurguri dhe poetit Abedin Ibrahimi, të cilët do jenë mysafirë special të mbrëmjes së 10 nëntorit në Bibliotekën e qytetit të BorÃ¥sit. Java mban titullin "Nordiskbiblioteksvecka" nga 10 16 nëntor 2008 e kjo javë do jetë e mbushur me shumë gjëra interesante nga lëmia e kulturës, leximit me zë nëper biblioteka e shkolla. Para disa ditësh qenë zhvilluar biseda me Shtëpinë e kulturës dhe Bibliotekën e qytetit të BorÃ¥sit ku është arritur ujdia që më datën 10 nëntor në lokalet e Shtëpisë së kulturës, respektivisht në lokalet e Bibliotekës së qytetit të BorÃ¥sit të mbahet kjo mbrëmje, respektivisht, orë letrare.

Në kuadër të "Java e bibliotekës nordike" në BorÃ¥s u prezentuan dy shqiptarë, respektivisht shkrimtari Hamit Gurguri, i cili bëri promovimin e veprës së tij me titull "Frihetens vingar" dhe poeti shqiptar Ibrahim Abedini me librin e tij "Brenga e liqenit". Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur në mesin e shumë bashkëkombasve dhe miqëve të shqiptareve në Bibliotekën e qytetit ditën e dhjetë nëntorit u takuan shqiptarë e suedezë, e në mesin e tyre ishin edhe dy artistët e përmendur të fjalës shqipe, shkrimtari Gurguri dhe poeti Ibrahimi. Shqiptarët e BorÃ¥sit, si thamë, festuan vjetorin e lindjes së poetit emrin e të cilit mban shoqata e tyre në BorÃ¥s, ndërsa zuedezët festuan traditën e tyre të leximit, e këta i lidhën shumë këto festa të cilat kanë vendosur t'i festojnë së bashku.

Vend i veçantë iu kushtua 100 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, Kongresit të themellimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Për ne shqipëtarët ka nje rëndësi të veçantë kjo ditë e shënuar historike. Prandaj ne ishim ata që dëshironim t`i përcjellim të brezat e ri këto ngjarje me vlera historike që të mbeten trashëgim edhe në kujtesën e të rinjëve tanë në mërgim. Në këto manifestim morën pjesë shumë shqiptarë si nga qyteti i BorÃ¥s, ashtu edhe nga qytetet e tjera të Suedisë, si Gislaved, Göteborg, Tranemo, Limared, por edhe miq suedezë etj.

Revy mode me kostume popullore shqiptare, mbajtur në BorÃ¥s

BABA DIMRI NGA KOSOVA NË BORÃ…S

Radio Dituria në gjirin e saj ka edhe redaksinë e programit për fëmijë ku vetë fëmijët janë sajues dhe kreatorë të programit të tyre. Për fund viti redaksia e programit për fëmijë ka paraparë çdo vit të organizojë pritje për Vitin e Ri për fëmijët shqiptarë nga qyteti i BorÃ¥sit, apo, siç këta e quajnë këtë grup fëmijësh: "Fëmijët e radios". Qëllimi me këtë është që edhe fëmijët tjerë të cilët ende nuk i janë bashkangjituri këtij grupi fëmijësh të jenë me ta dhe të shijojnë bukurinë e gjuhës dhe kulturës shqipe. Redaksia e këtij programi është kujdesur që fëmijëve të cilët po kontribuojnë në këtë drejtim t`u japë nga një dhuratë modeste me rastin e Vitit të Ri. Redaksia e kesaj radio lokale në shqip ka blerë një numër të konsiderueshëm librash në shqip për fëmijë të cilat ua shpërndau fëmijëve shqiptarë. Babadimri që ka ardhur enkas për këta voglushë nga Kosova, ka sjellur edhe një mori dhuratash tjera për fëmijët mërgimtarë këtu në Skandinavi, të cilat nga thesi i tij ua ndai fëmijëve tanë me rastin e pritjes së Vitit të Ri. Edhe fëmijët tanë fatosa, me këtë rast kanë përgatitur një program të pasur me këngë, recitime, përrlla në shqip të cilin ata e shfaqën para mysifirëve të ftuar në këtë manifestim të organizuar nga redaksa e Radio diturisë, programi për fëmijë dhe të rinj.

Babadimri nga Kosova u ndan dhurata fëmijëve shqiptarë në BorÃ¥s

 

 

 

 

 

 

 

Tekniku i Radio Diturise Hakif Jashari

Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta. Redaksia e Radios dituria konsideron se manifestimet e këtilla të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë. Kështu mendon edhe Ferki Avdiu prindë nga Häsllehom i BorÃ¥sit. Është punë e madhe që të realizohen manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njëri tjetrin - thotë nje nënë e cila së bashku me djalin e saj ishte shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë "Babadimri kosovar" fëmijës së saj. Sipas fjalëve të organizatorit të këtij manifestimi këtu kanë qenë të ftuar të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në këto anë, jo vetëm ata nga BorÃ¥si e rrethina e tij, por edhe nga qytetet përreth BorÃ¥sit. Prandaj në këso manifestimesh marrin pjesë fëmijë nga Gisllaved, Kinna, Mark, Ulricehamn, AlingsÃ¥s, Svenljunga e qytete tjera ku në të ardhmen mendohet se këto qytete së bashku me radion lokale në gjuhen shqipe në BorÃ¥s Radio Dituria do jenë organizatorët kryesorë të këtij manifstimi dhe do ftojnë të gjithë fëmijët që gravitojne nga këto anë të jenë prezentë me rastin e pritjes së Vitit të Ri dhe ardhjes së Babadimrit nga Kosova. Bajram Berisha, kryetar i Shoqatës "Nëna Terezë" nga Gisllaved, thotë se së bashku me shqiptarët nga BorÃ¥s do bëjnë përpjeke që në të ardhmen jeta kulturore në këto treva te jetë më e gjallë dhe se ata së bashku do jenë më aktiv në këtë drejtim.

FESTIMI I NJËVJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Në BorÃ¥s të Suedisë në organizim të Qendrës Kulturore shqiptare "Migjeni" në bashkëpunim më revistën shqipe "Dituria" u organizua në mënyrë madhështore festimi i njëvjetorit të shpalljes së pavarësise së Republikës së Kosovës. Manifetimi u mbajt në lokalet e Insititutit të Migracionit i cili është i vendosur në këtë qytet. Në manifestim ishin të pranishëm shumë familje shqiptare, të rinj, të reja si dhe mysafirë të ftuar me këtë rast. Këtë tubim madhështor e hapi Kryetari i QKSH "Migjeni" Agron Çela, i cili mes tjerash tha se ne sot jemi tubuar këtu si një vit më parë kur në menyrë madhështore pritëm shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë e sot jemi këtu të festojmë njëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë. Kjo ne na bën më të fortë, më të qëndrushëm në rrugën tonë drejt ndërtimit të demokracisë dhe shtetit tonë të ri demokratik. Ne duhet të jemi ata të cilët duhet të ndihmojnë vendin tonë në të gjitha aspektet dhe duhet të jemi sa më afër atdheut tonë. Pastaj fjalën e mori poeti, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar Ibrahim Abedini, i cili në fjalën e tij u përqëndrua në rëndësinë historike që ka Republika e Kosovës për vetë kosovarët dhe rajonin në përgjithësi. Ai foli për vuajtjet shekullore të shqiptarëve nën sundime dhe diktate të ndryshme deri në ditët e pavarësisë së Kosovës. Ibrahim Abedini e ndjeu në supet e tij peshën e vuajtjes nën thundrën e të huajve në vendin tonë të cilën vuajtje ai e përshkroi edhe në veprimtarinë e tij letrare.

Për të pranishmit në sallë ishte organizuar nje spektakël muzikor nga i riu nga BorÃ¥si Rrahim Jashari i cili i argëtoi bashkëkombasit e tij për gjatë tërë mbrëmjes me tinguj muzikor nga vendlindja. Besojmë se në të ardhmen këtu në këtë qytet ku jetojnë një numër i konsiderushëm shqiptarësh jeta kulturore do të ngjallet dhe shqiptarët do të jenë më aktivë.

KREMTIMI I TREVJETORIT TË FORMIMIT TË QENDRËS KULTURORE SHQIPTARE "MIGJENI" NË BORÃ…S

 

 

 

 

 

 

 

Miqt suedez shijojne ushqimet kosovare

Ishin mbushur tre vjet nga dita e parë kur një grup entuziastësh morën iniciativën për thememelimin e Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" në BorÃ¥s. Po ashtu, ishin mbushen tre vjet nga nxjerrja e numrit të parë të revistës "Dituria" dhe një vit nga sinjali i parë i Radio Diturisë, radioja lokale me emisione në gjuhën shqipe që dëgjohen në në këtë zonë të Skandinavisë. Për t`i shënuar këto data ishin mbledhur shqiptarët me miqtë dhe dashamirët të cilët e përkrahin dhe i japin kurajo punës së veprimtarëve e të entuziastëve në shërbim të kombit. "Ne i falënderojmë të gjithë ata që na përkrahin, na mbështesin moralisht e materialisht në punën tonë. U jemi miërnjohës organeve dhe organizatave të qytetit ku ne jetojmë dhe veprojmë për mbështetjen e tyre dhe ndihmën që na kanë dhënë dhe na japin në realizimin e këtij qëllimi fisnik" ishin fjalët e bartësve kryesorë të punëve, për të vazhduar më tutje:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Redaktori i Radio Diturisë Bahtir Latifi

"Falenderojmë isntitucionet dhe entet e kulturës, arsimit të cilat na dalin në krah në çdo iniciativë që ne marrim dhe na ndihmojnë në realizimine tyre. I falënderojmë shkollat dhe entet parashkollore për kontributine tyre që japin në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës shqipe. Ne falënderojme edhe bashkatdhetarët tanë të cilët dinë që me punen dhe veprat e tyre të ndihmojnë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të traditës dhe kulturës shqiptare në Suedi".

Në këtë festim u ndanë mirën johje dhe falënderime. Mirënjohje speciale iu nda Radio Suedisë, Programit në gjuhën shqipe "Jehona". QKSH "Migjeni" kishte tretman te posaçëm për entet dhe institucionet e kulturës dhe në këtë rast u shprehën falënderime për entet dhe institucionet e kulturës së qytetit të BorÃ¥sit për përkrahjen që japin, siçështë p. sh. si Zyra e Kulturës, Bibilioteka e qytetit, Stduefrämjande, si dhe Konst och Kultur i Väst nga Göteborgu. U falenderuan edhe individet të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim, si poetët Hamit Gurguri dhe Ibrahim Abedini, individët si Igballe Nici, Sven Esselius dhe Muhamet Thaçi. Pastaj bashkëkombasit tanë pronarë të firmave private, të cilët kanë ndihmuar të rinjtë tanë dhe bashkatdhetarët tanë në BorÃ¥s dhe rrethinë, si Bahri Seferi, Sami Terdeva, Ibrahim Shala dhe Sami Sejdiu. Igballe Nici iu nga një Mirënjohje.

Në fund poetët iu drejtuan të pranishmëve me punimet e tyre.

FËMIJËT SHQIPTARË NGA BORÃ…SI NË "BOTËN E

ASTRID LINDGREN" NË VIMMERBY

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nxenes shqiptar ne Vimmerby ne kopshtin e Astrid Lindgren

Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" në bashkëpunim me Fjärdingskolan ka siguruar mjetet materiale nga shoqata suedeze "Hyresgästföreningen" ose shqip Shoqata e Qiramarrësve si dhe nga organizta punuese AB Bostäder me të cilat kjo Qendër ka një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha aspektet, e më shumë në integrimin e të rinjve. Shoqata e Qiramarrësve kishte siguruar mjetet për këtë vizite për 50 persona. Me mjetet e siguruara u pagua autobusi, biletat hyrëse dhe ushqimi i vogëlushëve shqiptarë të cilët ishin mysafirë në "Botën e Astrid Lindgren" në qytetin e  lidnjes së saj në Vimmerby të Suedisë.

Ne mëngjesin e ditëss së nisjes për në këtë vizitë në oborrin e Fjärdingskolan takuam shumë prindër shqiptarë të cilët kishin dalur t`i përcjellin fëmijët e tyre për një ekskurzion të tillë të organizuar për herë të parë në këto anë nga ana e ndonje shoqatë kulturore shqiptare. Në fytyrat e tyre shihej gëzimi i madh. Kjo ishte një dhuratë nga ana e QKSH "Migjeni" dhe shoqatat suedeze me të cilat bashkëpunon kjo Qendër, për fëmijët shqiptarë nga BorÃ¥si. Ja se çka thonë prindërit e fëmijeve të cilët do udhëtojudhëtojnë në Vimmerby:

Abaz Baruti u shpreh se kjo është një punë e madhe  e shoqtës shqiptare ne BorÃ¥s, por duhet që edhe prindërit, të rinjtë dhe të angazhohen që të përkrahim këta entuziastë të cilët japin gjithçka për kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe këtu si dhe për fëmijet dhe të rinjtë tanë.
Sejdi Muzaqi i cili është një aktivist i dalluar, thotë se ne duhet të jemi krenarë që kemi një përkrahje të tillë në mënyrë që të kemi besim te miqtë tanë suedezë dhe organet lokale dhe të jemi ata që duhet të mburremi me të arriturat tona këtu.

 

Ne takuam dhe biseduam me shumë nga fëmijet të cilët ishin në ketë vizitë dhe ja se çka mësuam për përshtypjet që ata kanë nga kjo vizitë:
"Jam Adenisi. Vij nga Kosova. Ka kohë që jetojë në BorÃ¥s. Shkojë në klasën e katërt në Fjärdingskolan. Jam shumë i kënqur që m`u dha rasti të vizitojë vendin e lindjes së shkrimtares së njohur Astrid Lindgren. Kam lexuar libra të saj, kam parë edhe në film, por qenka krejt diç tjetër kur t`i përjetosh dhe të komunikosh me personazhet e saj.

Ishte kënaqësi për mua të isha ne oborin e saj, ta shihja për së afërmi "Pipin", "Emilin" të isha në "Bylerby" pra në lagjen ku Astrid Lindgren përshkruan shumicën e ngjarjeve në veprat e saja. Arbëresha e vogël e cila shkonë në klasën e dytë thotë se është e lumtur që iu dha mundësia ta vizitojë shtëpinë e "PIPIT". Unë kam dëgjuar, kam lexuar, kam kënduar për "Pipin" por sot e takova atë vetë në Vimmerby. Ishte kënaqësi për mua të këmbej disa fjalë me te. E pyeta se ku e ka shkollën ajo? Më tha se shkolla e saj është pak me larg nga këtu, edhe ajo shkonte në shkollë si ne.
Kjo ishte një kënaqësi dhe një moment që do jetë në kujtosën tonë për një kohë të gjatë, thotë Arlinda e cila shkone ne klasën e gjashtë, por shoqja e klasës Albana shton, se do të kishte qenë me rëndësi që prindërit tanë të anagzhohen më shume në mënyrë që shoqata e jonë "Migjeni" të na dalë më

shumë në ndihme me surpriza të tilla.
Të gjithë ishin të kënaqur me këtë vizitë në Vimmerby, por mendojnë se në të ardhmen do angazhohen të gjithë së bashku me kryesinë e QKSH "Migjeni" dhe në një evenem të tillë të përfshihen të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në qytetin BorÃ¥s.


SUEDEZI I CILI NË MËNYRË FANTASTIKE SHQIPTARËVE

QË JETOJNË NË BORÃ…S U SJELL NJË COPË ATDHE PËRARA

 

Një mbremje kulturore kushutar Republikës së Kosovës organizuar nga Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" në BorÃ¥s së bashku me shoqatat kulturore suedeze Glokal Sjuhärad dhe Vi Hässleholmen , ishte një moment njohje për më së afërmi të Kosovës dhe shqiptareve të cilët vijnë nga atje. Dihet mirëfilli se në Suedi edhe nuk është numër i vogël i shqiptarëve që jetojnë ketu.

Pra, në Suedi në bazë të një statistike ka mbi 50 000 shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav.

Në këtë mbremje Kosovën dhe të kaluarën e saj, por edhe të tashmen e saj me ligjëratat e tyre e përshkruan shkrimtari, publicisti, perkthyesi dhe poeti kosovar Hamit Gurguri, i cili deri më tani ka botuar mbi dhjetë libra në shqip po edhe në gjuhën suedeze në të cilat në menyrë reale përshkruan Kosovën nga kohët më të vjetra e deri në ditët e sotme bashkëkohore. Kjo është edhe një arsye më tepër se kjo mbrëmje me të vertetë ishte mbrëmje e suskseshem në prezentimin e shtetit më të ri në botë dhe të banorëve të tijj me të gjitha ato peripetitë që jeta dhe koha atyre u sjell.

Hamit Gurguri është një njohës i mirë i rretahanve dhe jetës në Kosovë në kohë dhe situata të ndryshme. Pra, ai ka një sfondë njohurishë të cilat janë sa edhe interesante për ata të cilët mendojnë dhe duan të dinë më shumë për shqiptarët të cilë tjetojnë atje.

Hamiti në menyrë kronoligjike paraqet faktet lidhur me rrjedhën e zhvillimit të ngjarjeve nga kohët më të lashta deri në ditët bashkëkohore. Ai prezenton për mrekulli edhe kohën e sundimit turk në Ballkan, marrëdhëniet mes popujve të cilët kanë jetuar dhe luftuar në ketë kohë në Ballkan, çka është shumë

 

 

 

 

 

 

 

Shkrimtari i mirënjohur Hamit Gurguri flet para bashkatdhetarëve

pozitive te ky studjues e krijues se ana e jetës gjithmonë dominon në referatet e tij. Ai vetë thotë se edhe pse sot jemi në shekullin XXI dhe Kosova është shpallur shtet, ne si shqiptarë duhet të jemi syçelë dhe të punojmë shumë në çurjen përpara të asaj çka kemi nisur. Për këtë na nevojitet që të krijojmë miq, miqësi në të gjithë botën. Kjo është një bazë e shëndoshë, e cila do të na mundësojë që të realizojmë ëndrrën tonë shekullore me lehtë.

Me tema të tilla, me mbrëmeje të tilla, thotë Hamiti, ne prezentojmë te miqtë tanë suedezë realitetin kosovar dhe vetë shqiptarin e Kosovës me të gjitha ato tiparet pozitive që ai i ka, por këtë mund ta bëjmë më me efket sikur sonte këtu kur jemi së bashku me mikun tonë suedez, i cili në mënyrë fantastike para bashkëkombasëve të tij dhe shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet u sjell një copë atdhe para.

Pastaj të pranishmit të cilët ishin në numër, si shqiptarë, po ashut edhe suedezë, mësuesja e gjuhës shqipe nga Tranemo, Qerime Hajra, i njohtoi me gjendjen në Republikën e Kosovës.

Përshtypje të veçantë te të pranishmit la prifit suedes Ronny  Augustsson i cili kishte qëndruar shtatë muaj në Kosovë vitin e kaluar me forcën paqruajtse suedeze atje. Ai paraqite fotografi nga miqësia me shqiptarë dhe familje shqiptare, kushtet ekonomike atje.

"Kjo është ajo çka unë kam verejtë atje. Unë nuk isha në mison humanitar, por me një mision ushtarak. Por, duke parë gjendjen në fhatrat e Kosovës, duke parë atë miqësi që kanë shqiptarët për të tjerët e të cilën miqësi nuk e kanë popujt tjerë, kjo të bën të mendosh shumë dhe të jeshë ai i cili do u gjendesh pranë këtyre njerëzve.

Unë kam përshtypje jashtëzakonisht të mira nga atje, kam kontakt me shume miq atje, të cilët me shkruajnë dhe u shkruaj.

Unë kam organizuar së bashku me miqtë e mi këtu në BorÃ¥s një aksion për të ndihmuar familje shqiptare atje. Jemi shumë të kënaqur me këtë. Por nuk majfton vetëm kjo që unë dhe disa miq të mi të angazhohemi në këtë drejtim, sepse ai popull atje ka nevojë për ndihmë materiale. Situata e pasluftës nuk është e lehtë të përballohet, prandaj është nevoja që njerëzit të jenë solidarë dhe human.

Unë nuk kam arritur të mësoj shqip shumë, kam mësuar tri fjalë të cilat tërë jetën time do t`i mbaj mend e këto fjalë janë të përditshme për mua dhe miqtë e mi nga Kosova nga të cilët i kam mësuar këto fjalë. Këto fjalë janë. "falmnderit", "shumë të falmnderit" dhe fjala e tretë eshtë fjala "Dhi". Kjo është një gjedhë e cila mbahet dhe rritet shumë në fshatart e Kosovës.

Unë mendojë se në Kosovë duhet bërë edhe shumë në menyrë që njerëzit të ndihen mirë. Duhet ndihmuar ata njerëz se e meritojnë një gjë të tillë", ishte rrëfimi i Ronny  Augustsson.

Ne takuam edhe shumë bashkëkombas tanë të cilet ishin të pranishëm në mbrëmje e mendimi i tyre ishte se këso temash duhet organizuar në tërë vendin në mënyrë që vendasit në mënyrë të drejtë të njihen me Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë në Kosovë e atëherë ata do ta kenë një fotografi reale edhe për ne të cilët jetojmë këtu.

Gjatë gjithë kohës së mbrëmjes të pranishmit i argëtuan grupi i valleve "2008" nga Gislaved i Suedisë dhe ky ishte një prezentim i kulturës dhe traditës shqiptare përmes valleve, këngëve si dhe veshjeve kombëtare çka zgjuoi interesim dhe kërshëri te të pranishmit.

 

MIRË SE ERDHËT NË DURRËS!

 

Që nga sot karvani i miqësisë Suedi-Shqipëri ka marrë rrugë drejt qytetit bregdetar shqiptar Durrës. Këtu kemi të bëjmë me një projekt përpiluar kohë më parë nga pedagogë të Fjärdingskolan të qytetit BorÃ¥s të Suedisë me emrin "Udha e shkronjave" i cili projekt finansohet nga ana e Programkontoret në Stockholm e që ka të bëjë me bashkëpunimin mes shkollave në rajon. Kjo shkollë ka një traditë të gjatë në arsimimin e fëmijëve e krysisht të fëmijëve të emigrantëve sepse përbërja e nxënësve në këtë shkollë është mbi 50% nxënës emigrantë, e shumica e tyre janë shqiptarë. Projekti kohë më parë ka filluar të realizohet në jetë me një vizitë të katër pedagogëve shqiptarë në BorÃ¥s, të cilët për një javë ishin mysafirë të Fjärdingskolan dhe qytetit BorÃ¥s.

Ishte fillimi i realizimit të këtij projekti thonë këtu në Fjärdingskolan në vitin 2007 kur për herë të parë mësues nga Shqipëria erdhën te ne në Suedi respektivisht në BorÃ¥s. Ishte kënaqësi për ne, thonë këta, të njihemi më për së afërmi me një vend që ne pak dinim më herët për te.

Në Fjärdingskolan përgatitjet për vizitë në qytetin Durrës dhe në shkollën fillore "Demokracia" me të cilën kjo shkollë është binjakzuar kanë filluar me kohë dhe kanë përfunduar dhe ata të cilët do të udhëtojnë për në Durrës thonë se kjo vizitë do jetë e suksesshme dhe do ketë vlerë të madhe në bashkepunimin mes dy shkollave dhe dy qyteteve.

 

Pedagogë suedezë e shqiptarë gjatë vizitës në Durrës

Ne ishim në ketë shkollë dhe takuam shumë nxënës shqiptarë të cilët vijojnë mësimet këtu dhe me ta zhvilluam një bisedë. Ja se çka mësuam nga këta.

Ishte ora dhjetë e të gjithë nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimet këtu ishin në një bisedë me pedagogët dhe drejtorin e shkollës të cilët do udhëtojnë për Shqipëri. Qëllimi i këtij takimi me fëmijët shiqptarë sipas tyre ishte që të mësojne më shumë për Shqipërinë, kulturën, traditën dhe adetet shqiptare.

Shumë prej këtyre nxënësve kishin njohuri të mjaftueshme për këtë qytet shqiptar. Ata kishin kaluar pushimet e tyre verore së bashku me prindërit e tyre atje dhe e njihnin mirë qytetin dhe traditën e këtij qyteti. Ishin interesante propozimet e fëmijeve shqiptarë për mësuesit e tyre se çka ata të blejnë në Shqipëri që të kenë kujtim nga atje e propozimi i tyre më i shpeshtë ishte busta e heroit tonë kombëtar Skenderbeut, apo flamuri kombëtar. Në bisedë e sipër nga ana e drejtorti të shkollës para fëmijëve shqiptarë u prezentua busta e Skenderrbeut, për të cilën ne kemi shkruar edhe më parë, e cila ka kohë që qëndron krenare këtu në lokalet e kësaj shkolle.

Pedagogët e kësaj shkolle kanë fjalë miradije për nxënësit shqiptarë, të cilët janë në shumicë dhe sipas tyre është kënaqësi të punosh me fëmijët shqiptarë, të cilët kanë një kulturë të gjerë dhe kanë një traditë të mirë. Ne krenohemi me ta dhe me punëne tyre që ata bëjnë në shkollën tonë, thonë ata.

Ne kemi një bashkëpunim të mirë edhe me prindërit shqiptarë dhe jemi të lumtur për këtë. Fëmijët gëzojnë një respekt të veçantë te ne. Ata kanë pasur rastin së bashku me mësusin e tyre shiptar që të bëjnë vizita të ndryshme në vende të ndryshme në Suedi dhe të njihen me kulturën dhe traditën e vendit ku ata jetojnë dhe veprojnë. Kjo ka një rëndësi të madhe, thotë drejtori i kësaj shkolle dhe shton se ne besojmë se edhe në të ardhmën Fjärdingskolan dhe QKSH "Migjeni" do të kenë një bashkëpunim edhe me të ngusht në këtë drejtim, e krejt kjo në të mirë të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në komunën tonë. Unë besoj, shton ky, se pas kësaj vizite këtu në Durrës ne do kemi njohuri edhe më të mira për shqiptarët pa marrë parasysh nga vijnë ata nga Shqiperia, Kosova apo trojet tjera shqiptare atje, mirëpo egziston mundësi, shton ky, që në të ardhmen këtë bashkëpunim ta zgjerojmë edhe me ndonjë shkollë fillore nga Kosova.

Ne do jemi në Durrës për një javë, thonë pedagogët e këtushëm, dhe besojmë se kjo vizitë do kurorëzohet me rezultate pozitive.

 

 

 

NJË PRITJE VËLLËZËRORE NË BORÃ…S TË SUEDISË

PËR BUBULINON DHE KRIJUESIN E TIJ

Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk mungon komunikimi me artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në BorÃ¥s të Suedisë, por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në qytet tjera skandinave ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj.

 

Avdyl Buçpapaj dhe Viron Kona, me tortën flamur kombëtar shqiptar

artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në BorÃ¥s të Suedisë, por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në qytet tjera skandinave ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj.
Teksa analizonim me miqtë suedezë këtë eveniment, vijmë në përfundim se këso evenimente janë të nevojshme të organizohen jo vetëm me shkrimtarë shqiptarë, finlandezë apo suedezë, por edhe me shkrimtarë dhe poetë të kombeve tjera që jetojnë këtu, në mënyrë që të njihen me gjuhën dhe kulturën e njeri-tjetrit. Me ftesë të Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" nga BorÃ¥s i Suedisë dhe në bashkëpunim me Fjärdingskolan është organizuar ky eveniment në të cilin u prezantua libri për fëmije dhe të rijn i Viron Konës "Eh more Bubulino" apo me përkthim në suedisht "Min kära Bubulino". Ishin prezentë miq suedez, bashkëkombës nga vetë BorÃ¥s, por edhe nga qytete tjera suedeze, të cilët kishin shprehur dëshirën të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe të takojnë shkrimtarin e njohur për fëmije dhe të rijn Viron Kona i cili në vitin 2006 për këtë vepër kishte marrë çmimin UNESKO e tani ajo mund të lexohet dhe suedisht. Vironi thotë së është shumë i lumtur që Bubulinoja e tij tani komunikon edhe suedisht, jo vetëm me fëmijët shqiptarë që jetojnë dhe mësojnë këtu, por edhe me fëmijët suedezë dhe fëmijët e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Suedi. Ndjehem krenar që arrita që Bubulino të flasë suedisht, por ai është shumë i shkathët, shumë i zgjuar, do qëndrojë ca kohë atje edhe pa mua sepse unë nuk pata kohë të jem më gjatë atje, ai do vazhdojë misionin e tij, do bëjë vizita edhe tjera në shumë qytete suedeze, do jetë në Stockholm, do vizitojë Uppsallan, por nuk do ndalet vetëm me kaq. Ai do vizitojë edhe qytetin më verior Kiruna. Atje ai do bëjë mrekulli, besoj unë, thotë autori. Mendoj se ai do vizitojë Qendrën e gjithësisë "Esrange Space" në Kiruna, pastaj Hotelin e akullt dhe atraksione tjera në veriun i largët. Në mbrëmje të prezantimit të "Bubulinos" në sallën e mbushur për plotë me adhurues të fjalës së shkruar, në mesin e tyre gjejmë edhe shkrimtarin e njohur nga Kosova që ka kohë jeton dhe vepron në Suedi dhe është bërë shumë i njohur për lexuesit e këtushëm me veprat e tija të botuara ne suedisht, Hamit Gurguri, pastaj drejtoreshën e Drejtorisë arsimore të komunës së Brämhult, një ndër komunat me më shumë banorë të qytetit BorÃ¥s, shumë drejtorë shkollash dhe kopshtesh, mësues, dhe bashkëkombës nga të gjitha pjesët e Suedisë ku ata jetojnë e veprojnë. Takuam bashkëkombas të cilët kishin bërë rrugëtim mbi 600 km për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje ku do të prezentohej Bubulino në suedisht. Ishte kjo kënaqësi, ishte ushqim për shpirtin kjo mbrëmje e organziaur nga bashkëkombasit tanë anëtar të QKSH "Migjeni" këtu në BorÃ¥s, por kënaqësia ishte edhe më e madhe se krah për krah me ta ishin edhe miqtë suedezë.

Nga organizatorët e mbrëmjes Fjärdingskolan dhe QKSH "Migjeni" për mysafirët nga Shqipëria me këtë rast ishte porositur torta speciale me Flamurin kombëtar shqiptar si shenjë respekti për autorin Viron Kona me rastin e prezantimit të "Bubulinos" në suedisht. Gjatë kohës së evenimentit m`u kujtuan shumë figura të çmuara letrare shqipe, të cilat nuk e kanë mundësinë për të komunikuar me lexues, me kritikë dhe me dashamirë të artit dhe gjuhës, sepse mungon publiku, mungon kritika, kryesisht mungon publiku shqiptar, sepse ata vendas, pra suedezë, janë admirues dhe adhurues të artit dhe letërsisë.

Pra duhet të mburremi me ata të cilët kontribuojnë në këtë drejtim dhe ndihmojmë e japim përkrahje. Prandaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë dhe të kontribuojmë në këtë drejtim. Besojmë se ky bashkëpunim mes qytetit BorÃ¥s, atij të Durrësit dhe shkrimtarit Viron Kona me QKSH "Migjeni" edhe në të ardhmen do jetë në nivel.

PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE

Në BorÃ¥s të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt sfilata e modës me veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra kulturore shqiptare "Migjeni".

 

Kryetari i Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" ndan mirënjohje e shpërblime

Kryetari i krysisë së kësaj qendre, Bahtir Latifi, thotë se ky manifestim kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin BorÃ¥s do të ketë efektin dhe rëndesinë e vet. Në organzim të Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" nga qyteti BorÃ¥s i Suedisë në bashëkpunim me Agjensinë e Modës "Bora fashion" nga Gjakova u mbajtë kjo sfilatë mode me veshje kombëtare shqiptare në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin BorÃ¥s të Suedisë për herë të parë në Skandinavi. Këtë Pra revy mode e ndihmoi edhe Studiefrämjande po nga ky qytet. Në këtë manifestim kulturor morën pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinj dhe të reja shqiptare nga qyteti BorÃ¥s si dhe nxënës e të rinj e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët u bënëdo pjesë e këtij projekti.Të pranishmit i argëtuan me këngë e valle anëtarët e Shoqërisë kulturore artistike "Shqiponja e maleve" nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të sfilatës ishin edhe anëtarët e Shqërsisë kulturore "Ardhmëria" nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqitën para këtij publiku për të përshëndetur këtë evenemang të madh kulturor.

Si gjithmonë e gjithkund: në qendër të vëmendjes flamuri kuq e zi

Në këtë revy mode, u paraqitë edhe ekspozitë me fotografi me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, u paraqitën këngë e valle popullore shqipe, u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gëzim Arifaj, i cili u promovua në mënyrë solemne.

Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit të mbledhur rreth platos së revysë së modës me veshjee e traditës sonë shekullore, por edhe më kënaqësi ishte se në sallë ishte dominante edhe prezenca e miqeve suedezë që jep me kuptue se ky popull skanindav di t`i çmojë vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.

Në mesin e të pranishmëve në këtë sfilatë ishte edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit BorÃ¥s Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtoi edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatorët e manifestimit dhe me ëmbëlsi u shpreh me fjalë miradie si për organizatorët, ashtu edhe për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pritje ne bashkin e qyteti Borås

Fjärdingskolan nga BorÃ¥s me shkollën nëntëvjeçare Demokracia nga qyteti Durrës. Ai në këtë rast tha se komuna e BorÃ¥sit është duke planifikuar që në një të ardhme të afërt këtë shkollë ta ndihmojë me kompjuterë dhe materil tjetër mësimor dhe se në një të ardhme të afërt ai pret që komuna e Gjakovës të bëjë një ftesë zyratre për zyrtarët e Këshillit Bashkiak në BorÃ¥s në mënyrë që të shikohet mundësia e një vizite nga ana e tyre në qytetin e "Bora fashion" nga ishin edhe realizuesit e këtij projekti madhështor të revysë së modës me veshjeve kombëtare shiqptare në BorÃ¥s.

Është me rëndësi të përmendet se ditë më parë për mysafirët e Bashkisë së BorÃ¥sit nga Kosova ishte bërë një pritje madhështore. Anëtarët e suitës gjakovare ishin në vizitë edhe në një shkollë fillore në BorÃ¥s ku takuan edhe fëmijët shqiptarë, të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë fillore. Udhëheqësia e grupit Bora Balaj thotë se ishte për ne kënaqësi takimi me fëmijët shiptarë në këtë shkollë, sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare.Të rinjtë dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërisië kulturore "Shqiponja e mleve" në mënyrë solemne hapën revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ky ishte një prezentim i denjë i valles shqipe e cila bëri përshtypje te miqtë sudezë të pranishëm në këtë manifestim. Pastaj ishte interesante paraqitja e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shqoqërie. Me kalimin e kohës kërshëria për pikën kryesore të këtij manifestimi "Sfilatën e modës" sa vinte e shtohej tek të pranishmit. Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dhe Grisellda Hallulli paralajmëruan të renë e parë që t`u paraqitet para publikut salla e Muzeut të Textilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitja madhështore e qindra të pranishmëve në sallë.

Sokol Demaku merr një dhuratë simbolike nga "Bora fashion"

Muzika e zgjedhur për mrekulli nga Gëzim Arifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga Bora Balaj, grimimi orogjinal dhe me përmbajtje nga stilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtonin madhështinë këtij evenemangu. Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjve dhe të rejave shqiptare nga qyteti BorÃ¥s, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falkenberg, Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjtë dhe të rejat ndiheshin krenare, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombëtare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare. Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që bëri jehonë te bashkëkombasit tanë. QKSH "Migjeni" në BorÃ¥s falënderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi dhe përshendet poetin Remzi Basha për kontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjtë pjesëmarrës në këtë manifestim, pastaj veteranen Qibrije Hoxha për kontributin në prezentimin që bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare për miqtë suedezë në këtë mnaifestim, shkrimtarin dhe publicistin Hamit Gurguri për kontributin e tij në afirmimin e gjuhës dhe historisë sonë kombëtare.

 

Veprimtarë, vendës e mysafirë, pjesëmarrës të manifestimit, të gjithë së bashku në skenë para flamurit kombëtar, flamurit shtetëror të Kosovës dhe atij suedez

Edhe prezntimi i kullës shqiptare ishte një kala e vërtetë e shqiptarëve me shekuj. Promovimi i dokumentarit mbi punimin e veshjeve kombetare shqiptare ishte një gjë sublime e këtij manifestimi, natyra shqiptare, të rinjtë e të rejat me atë bukurinë e mahnitshme, bukiritë natyrore, muzika e zgjedhur për mrekulli, të gjitha këto ishin fakte të cilat me të vërtetë e bënin këtë dokumentar si një kryvepër të Arifajt. Zëri të resë nga qyteti Nösjö, Agnesa Drenovci mahniti të pranishmit dhe kjo ishte një surpizë për adhuruesit e këngës shqipe. Salla e Muzeut të Textilit në BorÃ¥s u bë "arenë" ku, bashkoi bashkëkombasit tonë, bashkoi të rinjtë dhe të rejat tona, flamujt, mysafirët e vendit mikpritës dhe qytetarë të komuniteteve tjera, në këtë revy mode të stilit bashkëkohor. Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografia mjeshtërore, kuzhina e bollshme shqiptare e cila u mirëprit nga të pranishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedezë, ambienti familjar shqiptar dhe mbi të gjitha, prania e institucioneve të komunës BorÃ¥s në këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë".

Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" në BorÃ¥s është kujdesur që të gjithë pjesëmrrësit e sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon për punën dhe mundin që janë duke dhënë në këtë evenemang mbarëkombëtar, falënderon edhe anëtarët e stafit të Agjensisë së modës "Bora" nga Gjakova për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të çmuar kombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

NË GÖTEBORG TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I RADIOVE LOKALE MË TITULL "NÄRRADIOGALA"

 

Mbrëmjen e të enjtës së fundit të muajt janar në Göteborg të Suedisë u mbajt festivali i radiove lokale nga Västragötalandslän. Në këtë fesitval u paraqit edhe e vetmja radio lokale shqiptare nga qyteti BorÃ¥s i Suedisë me një prezentim të shkurtër të punës së redaksisë së saj, si dhe një prezentim të gjuhës, kulturës dhe

Shpërblim nga Festivali "Närradiogala"

traditës shqiptare. Festivali u mabjt në sallën e njohur për mbrëmje të tilla në qyetin Göteborg "Valands festvÃ¥ning". Në këtë festival të organizuar nga Shoqata e radiove lokale me emrin "Radiotorget" dhe në bashkëpunim me "Studiefrämjandet" nga qyteti Göteborg, pastaj "Västra Götalandsregionen Konst- och kulturutveckling" nga Göteborg dhe 26 radiot lokale, në mesin e tyre është anëtarë edhe Radios Dituria.

"Valands" salla ishte e mbushur me miq dhe mysafirë, adhurues të radios. Ishin prezentë edhe përfaqësues të komunës së Göteborgut, pastaj perfaqësues të Radio Suedisë, të cilët mbështesin punën dhe aktivitetin e radiove lokale në këtë regjion me ndihmë në aftësimin e kuadrove teknike dhe atyre gazetareske të këtyre radiove lokale.Të gjitha radiot pjesëmarrëse paraqitën para të pranishmëve nga një film të shkrutër dokumentar për punën dhe aktivitetin e tyre në informimin e bashkëkombasve të tyre në gjuhën amtare, me rrjedhat e jetës aktuale kulturore këtu dhe vendlindje. Këtu do japin disa karakteriska më interesante për Radio Diturinë, punën e saj dhe aktivitetin që ajo zhvillon në qytetin BorÃ¥s të Suedisë. Radio Dituria, radio lokale në gjuhën shqipe në qytetin BorÃ¥s, është pjesë e Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" në BorÃ¥s.

Radio Dituria emiton program një herë në javë çdo të mërkurë nga ora 18:00 19:00 në gajtësi valësh 92,5 Fm dhe nga java e parë e janarit emiton një orë program edhe ne internet po në të njëjtën kohë dhe atë mund ta degjoni në internet në këtë web adresë:

http://www.borasnarradio.se/webbradio.html

Redaksia e radios Diturisë falënderon të gjithë bashkëkombasit që kanë votuar për radio Diturinë në internet në gareën për radion më të mire të festivalit. Në fund nga organizatori i festivalit "Närradiogala" Radio Dituria u shpërbye me një stay me simbolin e "Radio torget" të cilën e mori redaktori i radios.

VEPRIMTARI NË PËRFUNDIMIN E VITIT SHKOLLOR NË BORÃ…S TË SUEDISË

Dhoma e mësimit të gjuhës shqipe në Fjärdingskolan, BorÃ¥s

Në institucionet arsimore mbizotëron një atmosferë e veçantë gëzimi gjatë ditëve kur përfundon viti shkollor. Në BorÃ¥s të Suedisë, me një manifestim modest organizuar nga nxënësit e Fjärdingskolan, u shënua përfundimi i gjysëmvjetorit të parë të mësimit. Ky manifestim tashmë është bërë tradicional në këtë vatër arsimore në këtë qytet. Në këtë manifestim përveç nxënësve të cilët janë nga të katër anët e botës, marrin pjesë edhe prindër dhe miq të shkollës. Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe nxënësit dhe arsimtarët kishin pregaditur një program shkollor  modest për të pranishmit i cili u këndua nga të gjithë si një kor i veçantë. Fjalën përshëndetëse e paraqiti drejtori i Fjärdingskolan i cili përshëndeti nxënësit për rezulatet e arritura, falënderoi prindërit për bashkepunimin me shkollën si dhe falendërtoi pedagogët dhe personelin e shkollës për punën e bërë.

Fjärdingskolan është një nga dhjetë shkollat fillore të qyetit BorÃ¥s ku në të vijojnë mësimet edhe shumë fëmijë shqiptarë. Numri i tyre është shumë domethënës në këtë shkollë, sepse ata gati përbejnë një të katërtën e nxënësve të shkollës në të cilën fliten mbi 20 gjuhë, e gjuha shqipe këtu zë vendin kryesor. Nxënësit shpalosnin kështu, përveç kureshtjes së tyre të natyrshme fëmijërore, edhe njohuritë solide për fusha të ndryshme të dijes dhe, marrë parasysh faktin se janë të lindur në vend të huaj, edhe zotërimin relativisht të kënaqshëm të ligjërimit në gjuhën suedeze. Spontaniteti i treguar në mësojtore u shndërrua në miqësi të vërtetë në mes të nxënësve të nacionaliteteve të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë qendër dije dhe arsimi. Ne vizituam edhe klasën ku mbahet mësimi i gjuhës shqipe në këtë shkollë, e cila klasë ishte e rregulluar për mrekulli e në të cilën mund të gjeshë portretet e heronjve, poetëve kombëtarë shqiptarë, të cilat shkolla i ka siguruar në mënyrë që nxënësit shqiptarë të kenë mundësi të njihen më përsëafermi me ta kur mësuesi i gjuhës u flet për këto figura të shquara kombëtare. Aty ishte portreti i heroit kombëtar Skenderbeu, humanistes shqiptare Nënë Trerzës, pastaj portrete e Ismail Qemalit, Migjenit, Çajupit, Kadares dhe Dritro Agollit. Në klasë pamë se secilit nxënës i ishin siguruar edhe tekstet e mësimit të gjuhës shqipe. Pra, secili nxënës ishte i pajisur me libër leximi dhe flerore pune në shqip e nxënësve të klasës së parë u ishte sigurar kompleti për klasën e parë, botim i Dukagjnit nga Peja. Këtu mësuam se edhe komuna Brämhult ku graviton kjo shkollë, e cila është në kuadër të qytetit BorÃ¥s këtë vit shkollor ka bërë inevstim adekuat te fëmijët shqiptarë të cilët janë pajisur me libra mësimore në gjuhën shqipe. Kjo është hera e parë që ndodh kjo këtu. Mirëpo, kompetentët e arsimti në komunë dhe shkollë thonë se kjo nuk do jetë vetëm me kaq, por ka plane që këta fëmijë të ndihmohen edhe m¨r tutje, por jo vetëm fëmijët shiqptarë, por të gjithë. Qëllimi është që të ndihen më afër vendlindjes, por me nje bashkëpunim më të mirë me prindërit besojnë se kjo do të arrihet.

 

Viron Kona, shkrimtar nga Shqipëria, ndan libra dhuratë për nxënësit shqiptarë në qytetin BorÃ¥s, Suedi

Në anën tjetër edhe biblioteka e shkollës është një ndër bilbiotekat më të pasura me libra shqip. Ajo posedon posedon numër të konsideruar të librave shqip. Para katër vitesh pedagogë nga shqipëria të cilët ishin në vizitë në këtë shkollë, kësaj biblioteke i kanë dhuruar mbi 100 tituj shqip. Kur pedagogët e kësaj shkolle ishin në vizitë në Shqipëri, atje kanë blerë edhe tituj tjerë librash të cilat nxënësit mund t`i marrin në këtë bibliotekë. Por, duhet theksuar se në një nga vitrinat e bibliotekës lexuam këtë "Këta libra janë dhuratë e shkrimatarit nga Tirana Viron Kona". Aty ishin 10 tituj librash, të cilat Vironi ia kishte dhurar kësaj shkolle dhe fëmijëve shqiptarë këtu. Kur jemi këtu ne mësuam nga kompetentët e Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" me seli në BorÃ¥s se është duke e u përkthyer në suedisht libri për fëmijë i shkrimtarit Viron Kona dhe se së shpejti pritet që të jetë gati për botim dhe se edhe ky libër do të gjendet në duart e lexuesve në gjuhën suedeze. Këtë e ka mundësuar QKSH "Migjeni" në BorÃ¥s. Drejtoria e shkollës më këtë rast të gjithë fëmijëve shqiptarë u ka dhuruar nga një flamur kombëtar si dhe shkolla nëntvejqare Demokracia nga qyteti Durrës me të cilën Fjärdingskolan është binjakëzuar këtyre voglushve u ka dërguar dhuratë nga një libër. Ne takuam shumë fëmijë shqiptarë në këtë mainfestim përfundimtar të mësimit të gjysëmvjetorit të parë, ku në fytyrën e tyre shihej gëzime nga ajo që ata kishin arritur në punën e tyre mësimore. Jemi krenarë që mësojmë shqip, jemi krenarë se kemi njohuri për vendin tonë, për heronjtë tanë, për poetët tanë, thonë Laurenta e Agnesa që vijojnë mësimet në klasën e dytë, por edhe Artini, Vera dhe Pranvera nga klasa e parë janë të kënaqur me atë se ata në duart e tyre kanë Abetaren dhe mësojnë shkronjat shqip, pastaj edhe parashkollorët Besarta e Arlinda.

Në shkollë thonë se bashkëpunimi mes Fjärdingskolan dhe prindërve shqiptarë është në nivel dhe se ata janë të kënaqur me rezultatet e arritura që ka sjellë binjakëzimin me shkollën Demokracia në Durrës. Tani janë duke planifikuar që ky bashkëpunim apo më mirë të themi binjakëzim të zgjerohet edhe me një shkollë në Kosovë, kështu që janë duke u zhvilluar bisedat me shkollën fillore "Ali Kelmnedi" në Vushtri. 

URIME NGA MIQ DHE BASHKËVENDËS PËR PUNËN E BËRË

Urime dhe përgëzime për revistën! Ju përgëzoj për Revistën e parë që nxorët në dritë një Dituri! Ju uroj edhe për shumë suksese të tjera! Përshëndetje! Agron Bajrami, SH.K.A. SHOTA, Zvicër.

Tack för igår och för att jag fick vara med! Vilka trevliga vänner du har! Med vänliga Hälsningar, Camilla Winter, Internationellsamordnare, Kommunledningskansliet Borås,

Përshëndetje! E morra Revistën e Juaj, më pëlqeu ngase kishte nga pak për të gjithë, e sidomos për të rinjtë tanë që kanë nevojë të dinë kush ishte Migjeni, Asdreni, Teuta, Skënderbeu etj. Vetëm ju uroj suksese dhe të gjitha të mirat në jetë se punë. Jeni duke punuar me mend! Ju përshëndes gjithë Stafin e revistës! Në emër të Sh.K.A. TEUTA, Me respekt, Gani Fazliu, Zvicër.

Përshëndetje nga redaksia e revistës "Mirësia" dhe "Argument"! Revistën e pashë. Do të këshilloja në disa pika dhe shpresoj se do të vlejnë në bazë të eksperiencës sime 8-vjeçare në media (botim revistash). Së pari revista me pasë më shumë tema që kanë vlera edukative dhe tema kulturore. Gjithësesi them se lexuesi ka nevojë për diçka që i shkon në zemër: Të jenë tema që janë sa më aktuale dhe edukative në çdo aspekt. Them këtë ngaqë e pashë qe kishte shumë njohuri për figurat letrare e kombëtare. Po ashtu mundeni që t`i bëni dizajn më të bukur duke përdorë kolona e jo me një kolonë, që të jetë më i lehtë për lexim nga lexuesit. Ma bëni hallall! Shpresoj se nuk i merrni për keq këshillat. Porse dijeni se çdo punë sado e vogël qoftë, ka vlera të mëdha, sepse mjafton që dikush të marrë iniciativën për punë të hajrit. Me kaq nga redaksia e revistave "Mirësia" dhe "Argumenti". Damaskus, Siri.

Lycka till med den albanska tidskriften. Du får gärna sända den till mig alt. maila den om den finns digitalt. Tack för tidningen. Jag skriver ut den och ger till några bekanta här i Vetlanda som kommer från Kosovo. Vänligen //Monica Samuelsson, Redaktör Erikshjälpen Vetlanda Sverige, april 2007.

E pashë revistën tuaj dhe më pëlqeu shumë. Urime, besoj se do të keni sukses. Ju atje keni numër të mjaftueshëm të shqiptarëve dhe kjo garanton sukses. Ju përshendes dhe ju uroj suksese! Fadil Demaku, Florida USA prill 2007.

I dëshiroj punë te mbarë dhe jetë të gjatë Radio Diturisë. Vërtet keni bërë punë të madhe dhe jeni për lavdatë dhe keni merita të mëdha. Ju lumtë! Ku ka kënaqësi më të madhe se në BorÃ¥s të ndëgjohet muzika shqipe në valët e radios. Jam vozitës i autobusit dhe kur dëgjova për herë të parë programin e juaj, me besoni, u emocionova aq shumë, sa që më dukej vetja se po vozis autobus në Kosovë. Do ta keni përkrahjen time në çdo moment.

Ju përshëndes dhe me gjithë shpirt ju uroj fat në punë dhe dhashtë zoti të bashkëpunojmë, të bëjmë programe sa më të mira dhe t'u tregojmë suedezëve se edhe ne dimë të bëjmë gjëra të mira dhe të bukura. Urime, urime, jetë të gjatë, Radio Dituria! (Besim Bushi, BorÃ¥s).

E nderuara redaksi e revistës shqip në Suedi "DITURIA", 29 mars 2009. E theksova në këtë formë për ta shprehë në një formë përkrahjen time të fuqishme për punën që bëni aq larg Kosovës. Këtu tek neve, tash në Kosovën Republikë, nuk është punë e vështirë ta nxjerrësh një revistë apo gazetë në gjuhën e bukur shqipe. Atje ku JU veproni nuk është punë e lehtë po gjaku i shqiptarit që u rrjedh nëpër damarë ua lehetëson veprimtarinë tuaj sado vështirë të jetë. Ju me revistën "Dituria" e ruani atë gjak që të rrjedh i kulluar dhe i pastër nëpër damarët e çdo shqipfolësi nëpër vendet ku Juve e shpërndani "Diturinë". Me këtë shënim dhe tri vjersha për fëmijë ju përshëndes juve dhe gjithë diasporën.

Unë nuk ua di mundësitë, por, do të dëshiroja shumë ta kem "Diturinë" në duart e mia, ta lexoj e ta ruaj në arkivin tim krijues. Puna e juaj është e shenjtë. ZOTI ju ndihmoftë! (Hysen Këqiku).

E nderuara redaksi e revistës "DITURIA", 7 prill 2009. Sot postjeri m'i solli revistat që mi keni postuar në adresën time. Ishte një surprizë e madhe dhe një gëzim i papërshkrueshëm, Në mua u lajmëruan dy ndjenja: një emocion dhe dhembshuri se keni harxhuar mjete për postë. Unë e marrë me mend se paraja e kurbetit është bukë me nëntë kore dhe një gëzim që t'i kam në bibliotekën time revistat që i nxjerrni me një përkushtim, orientim dhe qëllim sublim. Për mua, se jam marrë me punë të tilla, nxjerrja e një reviste në kurbet, për diasporën, për fëmijët, të rinjtë dhe lexuesit në përgjithë si është një veprimtari e shenjtë, një veprimtari që vetëm njerëzit që mendojnë për shumë shekuj kryejnë punë të tilla. Unë i kam kërkuar në internet dhe i kam gjetë të gjithë numrat e "Dituisë", në përgjithësi i kam lexuar, po tjetër është kur ta kesh në dorë, ta prekësh jo vetëm ta lexosh . Tash i kam dhe do t'i kem sigurisht. Ju falenderoj përzemërsisht dhe ju përshëndes të gjithëve. (Hysen Këqiku)

GËZUAR! GËZUAR! RADIO DITURISË që flet shqip në BorÃ¥s të Suedisë! Ju të dashur bashkëkombasit e mi. Këtë lajm e mora me shumë kënaqësi Bashkë me Pavarësinë e Kosovës edhe një sukses i ri. Ju përgëzoj nga zemra - nga kroi im i dashurisë. Shumë suksese juve dhe Radio Diturisë. Shpirti im e përjeton gëzimin më së miri, epse për fjalën shqip digjet sikur qiri. Gëzuar, pra, Gëzuar, nga Rizah Sheqiri, Karlskrona, 10 mars 2008.

MENDIME DHE KONSIDERATA NGA DISA BASHKATDHETARË TANË

Tani po ua japim fjalën atyre që na ndihmojnë në punën e përditshme të Qendrës, revistës dhe radios lokale. Në këtë kontekst u shprehim respektin dhe ndihmën që na e kemi nga ata.

Gjyljeta Andersson është sekretare e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni në BorÃ¥s. Ajo deklaron: Është një kënaqësi e madhe për mua të punoj dhe të ndihmoj në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare këtu në BorÃ¥s, andaj e ndjej veten të lumtur kur e shoh se shqiptarët janë të bashkuar dhe që të gjithë së bashku punojnë dhe ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës tonë të bukur amtare. Unë personalisht me gjithë kënaqsinë do të vazhdoj edhe me tutje të jam prezente aty ku ka nevojë për sa i përket gjuhës sonë. Jam gjithashtu e lumtur që jam anëtare e kësaj shoqate e cila është duke bërë një punë të mrekullueshme. Pra, vetëm përpara dhe suksese! (Gjyljeta Andersson, BorÃ¥s).

Sejdi Muzaqi është shqiptar nga BorÃ¥si i Suedisë, aktivist i dalluar i jetës kulturore, shkruan: Unë ju përgërzoj dhe uroj suksese në punën tuaj të lavdishme që jeni duke bërë në qytetin e BorÃ¥sit për ruajtejn e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi. Kjo mua më bën edhe më të fortë dhe me të sigurt në të ardhmen tonë këtu. Me siguri se kjo ka ndikim shumë të madh e shumë pozitiv edhe te fëmijet tanë, te të rinjtë, por edhe te të vjetrit në ruajtjen e gjuhës, kulturës. Unë jam i gatshëm që në çdo aspekt të ndihmojë në mënyrë që kjo punë me vlera shumë të mëdha qytetare dhe njerëzore të shkojë përpara. Pra, vetëm përpara se me punë arrithet cdo gjë, ndaj së bashku mund të bëjmë punë të mëdha e të mbara! (Sejdi Muzaqi, BorÃ¥s)

FESTIMI I 5-VJETORIT TE DITËS SË THEMELIMIT TË QENDRËS KULTURORE SHQIPTARE MIGJENI NË BORÃ…S TË SUEDISË

Pjesemarres ne kremitim e pesë vjetorit të thememlimitm të QKSH MIgjeni

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në BorÃ¥s të Suedisë festoj pesë vjetorine themelimit dhe punës së sajt ë suksesshme në këtë vit jubilar kur kremtojme katër vjetorine shpalljes së pavarësisë së Repulbikës së Kosovës dhe në 100 vjetorin e Shpalljes së pavarësisës së Shqipërisë, njëherit u krtemtua edhe pesë vejtori i daljes në drityë të numrit të parë të mujores kulturore Dituria që del në kuadër të QKSH Migjeni dhe katër vjetorit të emetimit të programit të parë në shqip në radio Dituria edhe kjo organ i QKSH Migjeni në BorÃ¥s të Suedisë.

Ky ishte një manifestim që rrallë mund të shihet në diasporë i roganziauar nga ana e anetareve të kesaj Qendre në bashkëpunim me krysin e saj dhe anetarët aktiv në te.

Numri i madhe i të pranishmëve në manifestim, prania e miqeve suedez, mbeshtetsve dhe perkrahësve të kesaj Qendre ia shtuan edh me madheshtinë manifestimit.

Murat Gecaj i ndanë mirenjohje Kryetarit te Bashkise se BorÃ¥s Per Olof Höög

Duhet cekur se kishte edhe mysafire nga Republika e Shqiperisë prof. Mag. Murta Gecaj, publicist dhe shkrimtar nga Tirana, shkrimatri i njohur per femije Viron Kona, mesuesja dhe peotja Kadrije Gurmani si dhe gazetarja e njohur e radio Tiranës Kozeta Hoxha, ishte i pranishim në këtë mnaifestim madhor të shqipatreve në këtë qytete suedez edhe Kryetari i bashkisë së Komunave të BorÃ¥s Per Olof Höög,profesor Ullamr Qvick mik i shqiptareve, Hysen Ibrahimi kryetar së bashku me anëtaret e krysise së SHSHAKSHS, Xhevat Jusufi, këshilltar në ministrinë e diasporës, poet e shkrimatr shqiptar në Suedi Hamit Gurguri, Fetah Bahtiri, Rizah Shaqiri, Zyrafete Manaj, Ismet Hasani, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, miq nga Norvegjia Ymri Trena, Shemsi Rukovci gazetar, mësues të mesimit të Gjuhës shqipe në Suedi, Sanie Selmani, Dinore Loshi, Murat Koci, miku i shqiptareve Anders Wesman, anëtari i keshllit komunal Uddevalla Essam El-Naggar, Irina Nilson nga Ljungby, piktorët Shyqri Gjurkaj dhe Florije Bajraktari, poeti Ismet Hasani nga Hässleholm, dhe shume e shumë miq dhe mysafire nga të gjitha viset e Suedise së largët.

Ullmar Qvick i ndahen Mirenjohje

Në këtë mbledhje solemne u paraqqitë fjala e rastit mbi punëne e saj si dhe u zhvilluan diskutime dhe fjalë rasti.

Në këte manifestim u promovua libri i shkrimjtarit Fetah bahtiri kushtuar albanologut të njohur Ullmar Qvick, këtij kolosi të letrave shqipe me kete rasti iu nda cmimi anëtar nderi i SHSHAKSHS, iu nda mirenjohje nga ana e Ministrise së Diasporës të cilën e bëri keshilltari i kësaj minsitrie Xhevat Jusufi, pastaj u bë promovimi i librave të poeteve dhe shkrimatreve që jetojne e punojn në Suedi, si Sadullah Zendelit Daja, Hamit Gurgurit, Zyrafete Manaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku etj.

 

Kozeta Hoxha gazetare e Radio Tiranes i dhurone Ullmar Qvick nje CD me materiale radiofonike te ruajtura ne Radio Tirana

Në këtë manifestim rasti Lidhaj e arsimatrëve të Shqiperisë mësusve, punetorëve kulturor, si dhe miqeve suedez të cilët ndihmojnë ne ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kultures shqiptare u ndau Mirënjohje, ndersa qksh Migjeni u ndau Mirënjohje aktivisatëve të dalluar te kultures në Suedi si Anders Wesman, Göran Wasenius, Dinore Loshi Qmega, Nehat Jahiut, Murat gecaj, KozetA Hoxha si dhe Kadrije Dushkut.

Bashkia e komunave të BorÃ¥s QKSH Migjeni në pesëvjetorin e saj i ndau simbolin e qytetit BorÃ¥s gërsheret.

Manifestimi u mbyllë me një koktej rasti.

 

SOKOL DEMAKU, BAHTIR LATIFI dhe HAKIF JASHARI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.