VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
"VDEKJE PËR SHQIPTARËT", GRAFITET ANTISHQIPTARE RIKTHEHEN NË MAQEDONI E Premte, 06.22.2012, 07:53am (GMT1) KUMANOVË - "Vdekje për shqiptarët", "Kosova është Serbi", "Kumanova pa shqiptarët" si dhe shenja të emblemës serbe janë përmbajtjet e grafiteve që janë hasur pranë shkollave dhe spitalit gjatë dy ditëve të fundit në lagje qendrore të qytetit të Kumanovës, në Maqedoni. Agjencia e lajmeve INA raporton se qytetarët janë të indinjuar nga këto akte që nxisin urrejtje dhe se apelojnë që policia të ndërmarrë masat për të gjetur autorët. "Pjesa më e madhe e grafiteve janë në shkollën "Naim Frashëri" ku janë kamerat e sigurisë pranë shkollës që mund të zbulojnë autorët e këtyre grafiteve", janë shprehur banorët e prekur. Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë nënvizojnë se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |