VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FBI DO TË NDIHMOJË NË RASTIN ASANAJ
E Premte, 06.22.2012, 05:49pm (GMT1)

22.06.2012

Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e zotit Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherit shtetas amerikan.

Lajmi konfirmohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Në një komunikatë të kësaj ambasade, thuhet se meqë e "konsideron si të duhur, Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm".

Komunikata pason thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, mekanizmave përgjegjës vendorë e ndërkombëtarë për t'i hetuar të gjitha rrethanat e vdekjes së Asanajt për ta zbardhur rastin.

Thaçi pati thënë se nuk do të lejojë që "shantazhi, krimi dhe dhuna" të pengojnë ekonominë e lirë të tregut në Kosovë, ndërsa ka shfaqur gatishmërinë për të vepruar po ashtu kundër, siç i ka quajtur ai, grupeve mafioze që "nuk e kuptojnë" këtë lloj të ekonomisë.

Vdes Dino Asanaj, nuk u mbijetoi plagëve

Institucionet qendrore ndërkombëtare e vendore dhe subjektet politike, në reagimet e tyre, vdekjen e Asanajt e patën cilësuar si vrasje.

Por, mjekët ligjorë në Kosovë kanë thënë se në bazë të autopsisë, Asanaj ka bërë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes 11 prerje dhe therje me thikë.

Rezultatet e autopsisë i ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Asanaj u gjet në perfieri të Prishtinës, në zyrën e tij private pa shenja jete, me 14 qershor 2012. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.