VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERIA PAGOI "SWISS DIAMONDIN" PËR MIKUN E PACOLLIT
E Shtunë, 06.23.2012, 10:51am (GMT1)

Prishtinë, 23 qershor - Behgjet Pacolli ftoi gjatë marsit një guvernator nigerian për vizitë në Kosovë, angazhoi protokollin shtetëror për ta pritur, e akomodoi në hotelin më luksoz në Kosovë dhe e përcolli me një garanci se Kosova do të investojë në shtetin e tij. Megjithëkëtë, paraja e buxhetit të shtetit dedikuar akomodimit të mysafirit afrikan u derdh në biznesin e Pacollit.Zyra e kryeministrit ka deklaruar një shumë prej rreth 12.500 eurosh të jetë shpenzuar për vizitën zyrtare në Kosovë të guvernatorit të shtetit IMO të Republikës Federale të Nigerisë, Owelle Anayo Rochas Okorocha. Kjo zyrë nuk ka treguar shumë detale rreth organizimit të vizitës dhe as për mënyrën se si është përzgjedhur hoteli për ta akomoduar guvernatorin.

Pacolli prej kohësh ka proklamuar se Nigeria, shtet me ndikim në Afrikë, e ka njohur Kosovën. Por ai është demantuar në këtë pohim, madje së fundi edhe nga administrata e Shteteve të Bashkuara. Gazeta kishte raportuar disa herë se Pacolli nuk po e deklaronte të vërtetën për njohjen. Edhe vetë guvernatori Okorocha ishte përmbajtur në deklarim gjatë vizitës në Kosovë, kur ishte pyetur nga gazetarët për çështjen e njohjes.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.