E Shtunë, 04.20.2024, 08:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NGA NJU JORKU NË VALBONË - BIOLOGIA CATHERINE BOHNE
E Shtunë, 06.23.2012, 06:00pm (GMT+1)

Lugina e Valbonës, në zemër të Alpeve të Shqipërisë mbetet një nga vendet më të bukura, misterioze dhe ende të pazbuluara në Europë. Një biologe amerikane ka vendosur ta zbulojë atë.

Majat e Alpeve që rrethojnë luginën e Valbonës ndriçojnë nga reflektimi i diellit në dëborën që i mbulon edhe në fundin e Qershorit të nxehtë. Poshtë tyre shtrihet një det ngjyrash: e gjelbëra e pyjeve, përzihet me të gjitha ngjyrat e luleve të malit, me të kuqen e luleshtrydheve të egra, në fusha dhe pllaja që shfaqen të pafundme.

Edhe fshati, edhe lugina e kanë emrin Valbonë nga lumi, më i madhi në Alpet e Shqipërisë dhe i vetmi me ujë të kulluar, blu në të gjelbër dhe me gurë si bora e bardhë. Në peisazhin tradicional dhe primitiv me kulla të gurta qindravjeçare kanë zënë vend bujtina të reja, dy dhe trekatëshe prej druri, me çati alpine. Një mrekulli natyrore, autentike, e egër, plot mister dhe rreziqe në dimrat e gjatë, që ta bënte për vete një udhëtare dhe biologe, amerikanen Catherinë Bohne.

Vendimi i jetës për amerikanen

Që nga viti 2009 ajo jeton në Valbonë, në familjen Selimaj. Erdhi 3 vjet më parë si turiste për një javë në Luginën e Valbonës... gjithë sa pa dhe jetoi i mjaftuan për të marrë vendimin e jetës: të këmbente Nju Jorkun me Valbonën, apartamentin komod me bujtinën epike të Selimajve.

"Kultura, mënyra e të jetuarit që janë krejt ndryshe nga vendi prej të cilit vij. Gjëja më e rëndësishme këtu mendoj se është dashuria për tokën, familjen, respekti për njerëzit. Gjallesat, flora dhe fauna si biologe.. më bëri shumë përshtypje lidhja që kanë këtu njerëzit me njëri tjetrin. Më pëlqeu mënyra autentike e të jetuarit. Kjo është një zonë e thellë malore, shumë e prapambetur.. por ka kaq shumë gjëra që mund të bësh për ta zhvilluar, turizmin, për t% shtuar të ardhurat e banorëve, dhe prosperitetin e zonës" rrëfen Catherinë Bohne.

Valbona- një joshje gjithmonë e më e madhe për turistët

Catharine Bohne erdhi me këmbë të mbarë në Valbonë. Në të njëjtin vit që ajo mbërriti filloi funksionimi i autostradës Durrës- Kukës, që solli turistë të shumtë në zonën e mbetur mister të Alpeve. Natyra e virgjër, mungesa totale e ndërtimeve prej betoni, pasuritë etno- kulturore dhe mikpritja proverbiale iu kthyen në faktorë turizmi. Për të përballuar fluksin e turistëve brenda tre viteve të fundit u ndërtuan 7 bujtina me nga 10 shtretër secila.

Një projekt pilot i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim, UNDP, ka treinuar pronarët e bujtinave për pritjen e turistëve të huaj, ka vendosur 8 mijë tregues të sinjalistikës rrugore dhe hapur 150 km shtigje malore. Stina turistike e kësaj vere e gjen luginën e Valbonës me Qendrën Informative- Kulturore, ku ka një teatër, bibliotekë, muze të zonës me eksponate të pasurive etno- kulturore, sallë shfaqjesh. Të gjitha falë projektit të BE. Ergys Mahmutaj sekretar i Komunes se Margegajt, ku bën pjesë edhe Valbona, thotë se numri i turistëve ka arritur verën e kaluar 35 mijë, kur para tre vitesh ata numëroheshin me gishtat e dorës. "Pjesa me e madhe e turistëve vijnë nga Gjermania por ka edhe nga Çekia, Polonia, Italia dhe Franca" thotë ai.

Në Valbonë ka tani edhe një shoqatë që kujdeset për akomodimin e turistëve dhe hartimin e programeve ditore për ata. Kryetari i saj është Alfred Selimaj, i lindur në Valbonë, një ish-emigrant, tani edhe pronar i një restoranti dykatësh prej druri. "Kam jetuar 4 vjet në Angli, në Londër. Kur u ktheva një herë për pushime vendosa të mos largohem më. Ta ndërtoj këtë restorant dhe ta quaj "Rilindja". Mundësitë financiare ishin të vogla, iniciativa e madhe. Familja ishte kundër, kishin frikë mos humbisja paratë e emigracionit .. por doli ndryshe, restoranti ecën shumë mirë" thotë Alfred Selimaj.

Të jesh turist në Valbonë...

Doli ndryshe sepse të jesh një ditë turist në Valbonë është të jetosh një jetë krejt ndryshe nga e përditshmja. Do të thotë të ngrihesh në mëngjes në ajrin e kulluar, po të kesh dëshirë të mjelësh dhitë dhe të gatuash vetë, të ndihmosh të zotin e bujtinës në punët e stinës, të shkosh të gjuash trofta të egra pikaloshe në liqen, të marrësh një kalë me qira, të bësh shëtitje në mal dhe të ngjitësh maja malesh, të vizitosh ujëvarën e Valbonës.

Shumë turistë bëhen aktivë, duke ndihmuar në ngritjen e mullarëve me bar. Disa ndjekin prodhimin artizanal të shajakut dhe në mbrëmje mësojnë t' i bien çiftelisë. Një mënyrë origjinale ndër më të lashtat të të jetuarit që ende ekziston në fshatrat rrëzë Alpeve të Shqipërisë. Por në këtë mënyrë të lashtë të të jetuari kanë hyrë teknologjia moderne e ITC: telefonat celularë dhe interneti, në majën e malit lartohen antenat e kompanisë AMC pjesë e Deutsche Telekom

Specie të rralla ne florën dhe faunën kontinentale

Por për Catherine Bohne, lugina e Valbonës është shumë më tepër se kaq. Flora dhe fauna e saj u japin argumenta të reja studimeve të saj për bimë dhe kafshë të rralla në Europë apo më tej, që për fat i kanë mbijetuar kohës, pikërisht në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, në Valbonë. Duke perifrazuar shkrimtarin e njohur amerikan të shekullit të kaluar, Thomas Wolfe ajo thotë " Të njohësh Valbonën të duhet një jetë e tërë. Dhe prapë nuk e ke njohur".

Deri tani interesin e saj e ka tërhequr gjeli, macja dhe dhia e egër, fajkoi, dreri i malit, arinjtë e murrmë, por edhe qukapiku dhe salamandra. Zambakun e maleve , ne ngjyre lejla, Catherina e quan një "lule super shqiptare".

"Në zonën e Valbonës ka specie endemike dhe subendemike shumë të rralla të florës dhe faunës kontinentale" thotë Catherinë Bohne. Nga Nju Yorku në Valbonë. Catherinë Bohne ka ende shumë për të zbuluar. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOPJA E KUSHTETUTËS E GJERGJ UASHINGTONIT SHITET PËR $ 9,8 MILIONË (06.23.2012)
GYL: NUK MUND TË INJOROHET RRËZIMI I AEROPLANIT (06.23.2012)
QEVERIA PAGOI "SWISS DIAMONDIN" PËR MIKUN E PACOLLIT (06.23.2012)
FBI DO TË NDIHMOJË NË RASTIN ASANAJ (06.22.2012)
"Guardian": ELITA SERBE I KA NDIHMUAR TË DYSHUARIT PËR KRIME LUFTE (06.22.2012)
"VDEKJE PËR SHQIPTARËT", GRAFITET ANTISHQIPTARE RIKTHEHEN NË MAQEDONI (06.22.2012)
AMBASADA E SHBA E SHPALLI NISMËN "ACT NOW" PËR SHOQËRINË CIVILE (06.22.2012)
SHQIPTARËT NË BORÃ…S, SUEDIBORÃ…S DHE HISTIORIA E LINDJES SE TIJ SI QYTETNga SOKOL DEMAKU, BAHTIR LATIFI dhe HAKIF JASHARI (06.21.2012)
Vetëvendosje kundër bisedimeve Kosovë – SerbiPROTESTUES TË LËVIZJES VETËVENDOSJE QËLLUAN ME DOMATE NDËRTESËN E QEVERISË SË KOSOVËS GJATË VIZITËS SË ROBERT COOPER (06.21.2012)
GËZUAR DITËLINDJEN, PRINCI UILLIAM! HAPPY BIRTHDAY, PRINCE WILLIAM!NË 30 VJETORIN E LINDJES PRINCI TRASHËGON MILIONAT NGA E ËMA DAIANA (06.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]