VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90 E Premte, 08.07.2009, 08:23am (GMT1)
Presidenti kroat Stipe Mesiç dënoi mizoritë e kryera kundër serbëve të vendit gjatë konfliktit që pasoi shpalljen e pavarësisë së vendit nga ish Jugosllavia.
Udhëheqësi kroat tha se dënon pa hezitim, të gjitha krimet e kryera gjatë konfliktit. Ai i bëri komentet sot në qytetin jugor Knin të Kroacisë gjatë ceremonisë që shënonte 14-vjetorin e operacioneve ushtarake kroate të spastrimit në zonat e banuara nga serbët.
Knini ishte qendra administrative i shtetit të vetshpallur që kishin krijuar serbët e Kroacisë.
Presidenti serb Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë dje së bashku me refugjatë serbë të Kroacisë nderuan viktimat e ofensivës gjatë një ceremonie në Kishën e Shën Markut në Beograd. Operacionet kroate detyruan qindra mijëra serbë të ikin në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |