VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISMAIL KADARE MESAZH BESIM NDREGJONIT ME RASTIN E FTESËS PËR EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR"
E Martë, 06.26.2012, 07:54am (GMT1)

Voal-online - TIRANË, 26 QERSHOR - Me rastin e ftesës për ekspozitën "Shqipëria kujton - Eshtrat e tyre janë pa varr", e cila hapet sot paradite në Tiranë, shkrimtari Ismail Kadare, më 22 qershor, ia ka dërguar z. Besim Ndregjonit, organizator i ekspozitës, Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe të të Përndjekurve politikë, këtë mesazh:

"I nderuari zoti Besim Ndregjoni,

Jam i prekur nga mesazhi juaj dhe natyrisht e ndiej veten pranë jush. E kundërta do të ishte diçka absurde për secilin nga ne. Shqipëria e sotme, koha, njerëzit, ndërgjegja e të gjithëve nuk mund të jetë e qetë pa kryer detyrimin moral ndaj jush. Ndaj kujtimit të atyre që vuajtën dhe që nuk janë mê në këtë botë. Ndaj gjithë të përndjekurve, që arritën të delnin prej ferrit të burgjeve dhe të internimeve. Ndaj familjeve dhe të afërmve , që kanë ndarê me ju ankthin e pafund.

Duke ju shprehur edhe një herë gjithë mbështetjen, respektin dhe konsideratën time.

Ismail Kadare"

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.