E Premte, 03.29.2024, 09:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

ZYRA E ZNJ. JOZEFINA FERRI I PRESIDENTËVE

Nga BEN ANDONI


E Enjte, 06.28.2012, 08:23am (GMT+1)

A do të jetë imazhi i presidentit të ri tek zyra e kryetares së Kuvendit Popullor? Ky është një rebus i kotë, që pak a shumë i dihet zgjidhja.Deri më tani, shkëlqesitë e tyre Moisiu dhe Topi, dy presidentët e fundit zgjedhur nga PD-ja, as nuk kanë pasur aromë në zyrën e kryetares. Në të njëjtën valë me kryetarin Berisha, znj. Topalli s'e ka parë të arsyeshme të nderojë njerëzit që dolën nga 'gjiri' i tyre dhe 'i tradhtuan'. Edhe pse një ligj protokollar i detyron autoritetet që duke filluar nga një instancë e caktuar të mbajnë nëpër zyra portretin e presidentit, znj. Topalli e ka injoruar me një argument spiritual: Pse njihni imazh më të madh se Nënë Tereza që unë ta mbaj po ashtu në zyrë?! Kuptohet se ky është një shfajësim patetik, kur kujton se imazhi i Nënë Terezës është përçudnuar paq në vitet e fundit nga autoritetet shqiptare. Të paktën këtë e tregon monumenti i saj, i futur nën hijen e arkitekturës imperiale në Universitetin Shtetëror, përdorur më shumë si vend meditimi nokturn për pijanikët dhe ata që zgjidhin problemet fiziologjike të çastit. Por, të kthehemi në argumentin tonë: Në gjithë këtë hulli, derisa zyrtarët do të vendosin foton e z. Nishani, publiku i interesuar pret shumë të dijë lëvizjen e re të znj. Jozefina Topalli, sinqerisht e indinjuar për të gjithë procesin e zgjedhjes së presidentit shqiptar, që e la pothuaj me konsensus jashtë. Gruaja, që ka arritur de jure pozicionin më të lartë në historinë e hierarkisë së shtetit shqiptar, ka kohë që nuk 'i rri' posti i kryetares. Vetëm pak vjet më parë, ajo dubloi pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe të Integrimit, ndërsa shpesh me symbylljen e Njishit, z. Berisha, ka mbajtur në takime zyrtare deri imazhin e staturës së shtetit shqiptar. I gjithë skenari tashmë i përfunduar i zgjedhjes si presidente, që fjeti javë të tëra në kokën e saj, shkoi huq kur ishte aq afër realizimit. Duket se ishte i pakalkuluar mirë, vetëm në një element: Frika e dosjeve. Është ajo që rri mbi kokën e të gjithë zyrtarëve dhe ka të ngjarë të ketë qenë përdorur indirekt edhe tek ajo, ashtu si shëmtuar janë përdorur mbi shumë figura në këto 20 vjet. Por, ky moment i fundit, do i ketë dhënë edhe një mësim të mirë. Ajo, vetë, me gjithë hamendjet e përsëritura, e ka shmangur këtë akuzë, thjesht prej postit që mban. Megjithatë s'ia ka dalë dot të kalojë përballjen direkte morale me kanalet e brendshme të PD-së, që në zgjedhjet e fundit treguan se brenda nuk janë aq në unision sa duken. Forcimi i një kahu të mazhorancës, që duket se lidhet me dy personazhe të fortë politikë, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha, parashikohet të përcjellë tensione të mëdha në të ardhmen te PD-ja. Me këtë lidership problematik dhe me profil të ulët besueshmërie, PD-ja jo vetëm nuk i çon më dot përpara reformat e premtuara, por realisht, në këtë nivel që kanë arritur strukturat e shtetit shqiptar, do jetë burim i pashtershëm gabimesh. Kuptohet se për Jozefina Topallin të gjitha këto kanë pak rëndësi. Ajo menaxhon ligjet dhe këtë sipas mënyrës së saj e bën mirë. Tashmë i duhet të punojë realisht për të ardhmen e vet dhe të klanit të saj, që këtë herë tregoi se ishte i pafuqishëm, përpara një grupi të madh njerëzish në PD, që nuk e donin. Anipse për fatin e mirë të saj, sot, një pjesë e Shkodrës klienteliste e identifikon veten me të. I vetmi aleat i saj, por që asnjëherë nuk i besohet 100%, z. Berisha në krye të PD-së dhe njeriu që mban gjallë shpirtin e kësaj Partie (edhe pse u tregua publikisht galant me të), ka treguar se më shumë sesa e vlerëson, e përdor shumë. Ose më shumë akoma është krejt indiferent prej bindjes së saj paarsye. Atij vetë, tashmë energjitë i duhet t'i derdhë që të gjejë modusin për kryeprokurorin dhe kryetarin e SHIK-ut, dy levat ende të pamarra të institucioneve të pavarura, që e kthejnë vendin krejtësisht në zotërim të tij. Ndërsa për kryeprokurorin një hamendësi është emri i z. Zaganjori (jo më kot u investua në kandidaturën për president), shefi i SHIK-ut do të jetë dikush që të kënaqë dhe interesa shumë më të larta që dalin jashtë sferës së Berishës dhe që kanë të bëjnë me obligimet e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, si pjesë e konjukturave të Aleancës. Te kjo e fundit është ende problemi, që Berisha duhet ta masë veten mirë. Kurse, sa për mundësinë e humbjes së statusit të kandidatit, tashmë s'prish punë asgjë, sepse statusi i kandidatit të Shqipërisë është thjesht një element që Berishës më shumë i duhet për dekor dhe një mundësi për megakoncert, ku militantët të bëjnë propagandë dhe kaq. Për të mos thënë se ka të ngjarë që Shqipërisë t'i jepet ky status si një lloj kortezie për 100-vjetorin, që në fakt do të thotë që ajo të qëndrojë në paradhomën e madhe evropiane me dekada. Berisha, nga ana tjetër, këtë vit, në dy skenarët brenda dhe jashtë statusit është i qetë për pak kohë. Pas ndryshimeve kushtetuese që ia imponoi dhe ia mori Ramës me pëlqimin e këtij të fundit më 2008 dhe pas të gjithë sukseseve të tij personale, por që i kanë shtrembëruar keqazi këmbët e Shqipërisë, të paktën, do jetë ai personi që kryeson shtetin shqiptar në 100-vjetorin e Pavarësisë. Egoja e tij e pashoqe është ngopur me këtë rast. Tani, thjesht, i duhet të shpikë armikun e radhës dhe përpjekja e vogël është që t'ua bëjë dhe të tijve se përballë kanë një tigër, që të gjithë e dimë se hë për hë është prej letre. Më mirë se z.Nano këtë nuk e bën asnjëri tani dhe, madje, në ditët në vazhdim nuk është çudi që lëvizja gjysmake e Nanos të prezantohet si shumë e rrezikshme. Por nëse këtë e besojnë, pjesa e deputetëve ushtarë të PD-së, ashtu si nënzë edhe ata që po struken nga grupi i deputetëve po aq ushtarë të PS-së, këtë nuk mund ta gëlltisë lehtë zonja Topalli. Oreksi i saj nuk përgjigjet me atë që kërkon pjesa tjetër e PD-së, ata që i hoqën ëndrrën e madhe. Nuk është e habitshme që të lindë dhe ajo një opozitë të vogël të fshehtë brenda PD-së, për të treguar se edhe ajo ekziston, dhe madje fort. Një shenjë të zbehtë e ka dhënë me moratoriumin, por kuptohet se nuk mund të priten shkëputje të menjëhershme pindarike të zonjës. I mjafton dhe e kënaq që PD-ja të sfumohet pak nga pak dhe pakdashësit e saj të hanë kokën në vazhdim me njëri - tjetrin. Ajo vetë s'ka fuqi që t'u tregojë menjëherë dhëmbët. Objektivi i ri mund të merret lehtë me mend: Karrigia e kryetarit të PD-së, pasi pas 2013, Berisha ka pak gjasa të jetë sërish kryeministër. Nga ana tjetër, Topalli i ngjan ushtarëve të vjetër në ushtri që nuk mund të lejojë që një 'rul' (zhargoni i ushtarit të ri), si zoti Nishani dhe të tjerët, të jenë më sipër se 'daja' (ushtari i vjetër). Kuptohet, veç Berishës. Jozefina Topalli ka mësuar mirë sesi funksionon shteti dhe mbi të gjitha në kohët e reja po kupton se ajo që i bëri krahu kundërshtar, ka nevojë për shpagim. Dhe hakmarrja, thonë grekët e vjetër, është një gjellë që të shijon kur hahet krejt e ftohtë. Më mirë se kushdo e kupton ajo që treni i PD-së po i drejtohet stacionit të fundit me stanjacionin e ekonomisë shqiptare vetëm një hap larg drejt recesionit, hegjemoninë e plotë të Berishës mbi të gjitha pushtetet e drejtësisë, po e komprometon pozicionin e Shqipërisë si një shtet me parametrat e një Republike të vërtetë. Njerëzit e pushtetit, por jo më pak edhe Opozita tashmë po mbesin në kënaqësitë gargantuane. Sak këtu mund të shkëlqejë ylli që do e çoj në krye të PD-së dhe mundësia për hakmarrjen e vërtetë. Sesa ujëra do të rrjedhin dhe si do jetë konjuktura, këtë askush nuk e di. Vetëm se fotoja e Nishanit hë për hë, si zor mund të ketë vend në zyrën e kryetares së Kuvendit. Atje është vetëm vendi i shenjtës katolike, asaj së cilës i falet dhe i lutet për ndihmë realisht shpirti që bashkëjeton fort me egon e pashtershme të zonjës Topalli.

BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UMREJA E KRYEMINISTRIT THAÇI (06.27.2012)
INA RAMA: IMUNITETI E PENGON HETIMIN E KORRUPSIONITProkurorja e përgjithshme raportoi në parlament mbi kriminalitetin (06.27.2012)
ISMAIL KADARE MESAZH BESIM NDREGJONIT ME RASTIN E FTESËS PËR EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR" (06.26.2012)
PROKURORIA KËRKON MË SË PAKU 20 BURG PËR HARADINAJN (06.25.2012)
GREQIA DHE LUFTA ME BANKIERËT NDËRKOMBËTARËNga ALFRED ÇAKO (06.25.2012)
PROCESI KUNDËR HARADINAJT MBYLLET SOT DHE NESËR (06.25.2012)
HARADINAJ U KTHYE NË HAGË (06.24.2012)
MBUSH 25 VJET LIONEL MESSI TRUPVOGLI MADHËSHTOR ARGJENTINAS (06.24.2012)
BESIM NDREGJONI HAP EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR"KUSHTUAR 4500 INTELEKTUALËVE ANTIKOMUNISTË QË U PUSHKATUAN NGA DIKTATURA (06.24.2012)
NGA NJU JORKU NË VALBONË - BIOLOGIA CATHERINE BOHNE (06.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]