VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HRW: QEVERIA E KOSOVËS TË HEQ NENET QË RREZIKOJNË LIRINË E MEDIAVE


E Enjte, 06.28.2012, 09:23am (GMT1)

28.06.2012

"Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për të adresuar kërcënimin që nenet po ia bëjnë lirisë së mediave, që pavarësisht kundërshtimit në masë të gjerë, mbijetuan në Kodin e ri Penal", ka thënë Human Rights Watch.

Më 22 qershor, për here të dytë, Kuvendi i Kosovës, dështoi që të heqë nga Kodi i ri Penal, nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe i detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e trye, pavarësisht thirrjeve nga vetë qeveria, presidenca dhe gazetarët që ato të hiqen. Kodi aktual Penal përmban nene të njëjta.

"Dështimi i Kuvendit për të adresuar nenet problematike nënkupton se gazetarët që raportojnë mbi figurat publike ose korrupsionin rrezikojnë të trajtohen si kriminelë. Qeveria duhet të ndërmarër hapa për të mbrojtur lirinë e mediave dhe gazetarinë e pavarur në Kosovë, ka thënë Lidia Gall, hulumtuese per Ballkanin dhe Evropën Lindore e Human Rights Watch.

(rel)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.