E Enjte, 04.25.2024, 03:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti
E Shtunë, 08.08.2009, 08:04am (GMT+1)

 

Policia e Shtetit bëri të ditur dje, se katër punonjës të policisë mbetën të vrarë në krye të detyrës në afërsi të pistës "Iliria" në plazhin e Durrësit, gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Punonjësit e policisë që ranë në krye të detyrës janë: Fatos Xhani 38-vjeç, ish-shefi i Antidrogës në Durrës dhe aktualisht shef i Departamentit të Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, Altin Dizdari, 33-vjeç, Sajmir Duçkollari, 32-vjeç dhe Kastriot Feska, 40-vjeç. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, deklaroi gjatë një konference për shtyp se, pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kërkuar Dritan Dajti, i cili strehohej në një banesë në afërsi të pistës "Iliria" në plazhin e Durrësit. Sektori i Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në moment organizoi shërbime në këtë territor për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij. "Rreth orës 13.45 nga shërbimet e vendosura është konstatuar se, personi shumë i kërkuar është afruar me një makinë Volksvagen tip "Tuareg" me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar, trupa e Operacioneve Speciale e ngarkuar me këtë detyrë ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij. Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti në mënyrë të menjëhershme ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 punonjës policie, është plagosur rëndë i shumëkërkuari Dritan Dajti, si dhe ka mbetur i vrarë shtetasi Ledion Mara, i datëlindjes 1986 lindur në Lushnje, person me precedentë kriminalë si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur, Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banues në Tiranë", deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shtetit. Ai tha më tej se, në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë pistoletë, si dhe dy radio policie. Sipas zëdhënësit të Policisë, veprimet në vendngjarje vazhdojnë, nën drejtimin e një grupi prokurorësh nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda. Dritan Dajti kërkohej prej nëntorit të vitit 2003, kur arriti të arratisej nga Gjykata e rrethit të Tiranës, ku gjykohej për vrasjen e një biznesmeni. Ai kishte kërkuar të shkonte në tualet dhe që andej doli me një pistoletë dhe, pasi ka gjuajtur me armë ka mundur të largohej me një motoçikletë. Dajti u dënua në mungesë me 20 vjet burg, ndërkohë që policia vazhdonte kërkimet për kapjen e tij.

Ngjarja

Ngjarja tepër e rëndë ndodhi dje në Durrës, ku i shumëkërkuari Dritan Dajti ka hapur zjarr me armë, duke lënë të vdekur 4 punonjës të policisë në krye të detyrës. I shumëkërkuari Dritan Dajti, ka mbetur dhe vetë i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është dërguar në Spitalin e Durrësit dhe më pas nën masa të rrepta sigurie është dërguar në Spitalin e Burgut në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14.00 në afërsi të pistës "Iliria" në plazhin e Durrësit gjatë një operacioni që policia kishte ndërmarrë për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Aksioni i Sektorit të Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ndërmorr dje, në plazhin e Durrësit pas informacione, se i shumëkërkuari Dajti, strehohej në këtë zonë të bregdetit në një banesë private. Pas mesditës, shërbimet e policisë konstatuan se, Dajti i shoqëruar nga persona të tjerë është afruar me një makinë 'Volsvagen' tip Tuareg, me ngjyrë të errët, me targë të huaj CR 535 FR. Kur makina ndaloi para shtëpisë, trupa e operacioneve ka bërë rrethimin e mjetit për të arrestuar të shumëkërkuarin Dajti, por në këtë moment, ai, në mënyrë të menjëhershme, ka qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë, ku si pasojë mbetën të vrarë 4 prej tyre. Ndërkohë, nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosuar dhe vetë Dajti si dhe mbeti i vrarë shoqëruesi i tij, Ledion Mara, person me precedent penal. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte krimineli, Dritan Dajti, Ergest Xhaxhi, 22-vjeç, nga Tirana. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pistoleta dhe 2 radio policie, ndërkohë që nën drejtimin e ekspertëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet në vendngjarje. Dritan Dajti kërkohej prej nëntorit të vitit 2003, kur arriti të arratisej nga Gjykata e rrethit të Tiranës, ku gjykohej për vrasjen e një biznesmeni.

 

Si u arratis në vitin 2003 nga Gjykata i shumëkërkuari Dritan Dajti

 

Në 17 nëntor të vitit 2003, në momentin kur në një nga sallat e katit të tretë të Gjykatës së rrethit të Tiranës do të niste seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit për vrasje Dritan Dajti, ky i fundit u arratis nga salla e gjyqit. Ai kishte kërkuar të shkonte në tualet dhe që andej doli me një pistoletë, duke kërcënuar policët dhe prokurorin e çështjes. Më pas, zbriti me shpejtësi shkallët e Gjykatës për të qëlluar përsëri në oborrin e këtij institucioni, dhe u largua me një motoçikletë që e priste në rrugë. Nga kjo arratisje spektakolare, Dritan Dajti ishte në listën e të shumëkërkuarëve të policisë shqiptare, e cila arriti së fundi të identifikojë vendndodhjen e tij, në një nga zonat e plazhit të Durrësit.

Dritan Dajti mes 8 më të kërkuarve

Dritan Dajti, i lindur në Tiranë 17 nëntor 1971 rezulton të ketë qenë njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të vrasjes. Dajti u arratis në 17 nëntor të vitit 2003, me pranga në duar, doli nga dera kryesore e Gjykatës u rrëzua një herë, po policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua, ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifkuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Dy vjet më vonë, më 20 mars 2005 mendohet që ai t'i ketë shpëtuar përsëri nga duart policisë në një aksion, ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit, Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt.

Pas arratisjes së Dajtit nga mjediset e Gjykatës së Tiranës, në Komisariat u shoqëruan gjashtë policë të togës së shoqërimit, të cilët ishin të ngarkuar me detyrën e ruajtjes dhe sigurisë fizike të të pandehurit. Dy prej tyre, Besnik Muça dhe Halim Sula, u dënuan me nga 16 muaj burg nga Gjykata e rrethit të Tiranës. Ata u dënuan në 28 qershor të vitit 2004 për akuzën e "shkeljes së rregullave të shërbimit, me pasojë arratisjen e një të pandehuri", akuzë e ngritur nga Prokuroria Ushtarake. Një ditë pas dënimit të dy ish-policëve, në 29 qershor 2004, Gjykata e rrethit të Tiranës dënoi në mungesë Dritan Dajtin. Ndaj tij rëndonin tre vepra penale, vrasje me paramendim të ish-biznesmenit të firmës "Besa Konstruksion", Agim Beqa, vjedhjen e një dyqani Eurolloto, si dhe armëmbajtje pa leje.

Dritan Dajti ishte në kërkim për vrasjen e një biznesmeni dhe krime të tjera

Dritan Dajti ishte identifikuar nga policia si autor i vrasjes së pronarit të firmës "Besa Konstruksion", Agim Beqa, në vitin 1999, në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë. Pas arrestimit të Dajtit, Gjykata e rrethit të Tiranës nisi gjykimin ndaj tij në vitin 2003, ndërsa ai mbahej i izoluar në Burgun 313 në kryeqytet. Seancat në ngarkim të Dritan Dajtit u zhvilluan normalisht deri në 17 nëntor të vitit 2003, kur ai do të mund të realizonte arratisjen spektakolare nga Gjykata e rrethit të Tiranës, një ngjarje që në atë kohë tronditi opinionin publik dhe ngriti problemin e mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë në vend. Nga hetimet, në atë kohë u deklarua se i pandehuri Dajti, ndërsa ndodhej në dhomën e izolimit para fillimit të seancës gjyqësore, i ka kërkuar policëve të rojes të largohet për disa çaste për nevoja personale në tualet. Por, pas shoqërimit të tij, ai ka dalë i armatosur dhe ka hapur zjarr për t'u larguar në drejtim të paditur. Piro Lutaj, në atë kohë drejtor i Policisë së Burgjeve, ngarkoi me përgjegjësi direkte për këtë ngjarje togën e shoqërimit në Gjykatë, që ishte në vartësi të Policisë së Shtetit. Pas arratisjes së Dritan Dajtit nga Gjykata, toga e shoqërimit aktualisht është nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.RD
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nekibe Kelmendi: Hetimet e KE për trafik organesh, me prapavijë politike (08.07.2009)
Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90 (08.07.2009)
Gjermani: Kërkohet ribotimi i "Mein Kampf"-it (08.05.2009)
Ejal: Bild vuri në dukje problemin e vërtetë (08.05.2009)
Vrasje dhe tortura në Çeçeni - Politika e gabuar e Kremlinit në Kaukaz (08.05.2009)
Barbara Berluskoni: Në politikë nuk ka dallim midis jetës publike dhe private (08.04.2009)
Aleancë mbrojtëse polic botëror apo luftëtare kundër urisë? (08.04.2009)
Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë (08.04.2009)
The Economist: Dhembje pasaporte (08.03.2009)
Petriç kundër idesë për shkëmbim territoresh (08.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]