VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBROJTJE DHE PENGESË

-Gjeografi… nga vendlindja-

Nga ZEQIR LUSHAJ


E Premte, 06.29.2012, 12:46pm (GMT1)

Pse, nuk është fantastike kjo pamje në brigjet e Drinit?

Foto: Gjon Neçaj

...!

 

Fati gjeografik zor ndyshohet,

Jeta e Tropojës nëpër Qafa,

I pati mbrojtje edhe pengesë,

Nuk ka ndonjë faj, e ngrata!

...!

Për Bytyç, kalo Qafë-Luzhën,

Lug-Ndërmajës, në Dukagjin,

Për në Plave, Qafa e Borit,

8 muej, plot me borë rrin.

Trupi don gjystrupin e vet,

Malet mbi fusha vetëtijnë,

Të zorshmet, përmbi Gjakovë,

Qafë-Prush e Qafë-Morinë.

Qafë-Agri rrëxon kah Shkodra,

Edhe Qafë-Valbona, një shikim.

Një shtek ku "Drini thente qafën",

A mund të ishte për Ne-shpëtim?

...!

(Trevë e sertë..., "disidente",

As Drinin nuk e lamë të lirë,

Tre herë u prangos me diga,

Tuj i thanë: -Rri se je mire!).

...!

Fati gjeografik zor ndryshohet,

Jeta e Tropojës nëpër Qafa,

I pati mbrojtje edhe pengesë,

Nuk ka ndonjë faj, e ngrata!

./.

- Vjersha është shkëputur nga libri "Piedestali", që autori po përgatit për botim-

(Për "Zeri i Shqiptarëve", nga USA, fund-qershori, 2012)

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.