E Premte, 04.19.2024, 07:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT"

E Mërkurë, 07.04.2012, 03:11pm (GMT+1)



04.07.2012
Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) thanë se kanë zbuluar një grimcë subpartikulare që mund të jetë grimca e Higgs-it, e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës.

Grimca është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje.

Grimca njihet edhe si "Grimcë e Zotit" për shkak të rëndësisë që ka.

Zëdhënësi i Organizatës Evropiane për Hulumtime Bërthamore, Xhoi Inkandela, bëri publik zbulimin gjatë një mbledhje të shkencëtarëve në Gjenevë.

"Në këto lloj eksperimentesh ne kemi kërkuar një nga grimcat më të rralla që janë krijuar ndonjëherë. Duke pasur parasysh këtë, ky është një rezultat shumë preliminar, por ne mendojmë se është shumë i fuqishëm; është shumë i qëndrueshëm-përndryshe nuk do ta prezantonim", tha ai.

Deri më tani, grimca Higgs ishte teorike.


Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Hulumtime Bërthamore thanë se është ende herët për të ardhur në përfundim se grimca e re e zbuluar është ajo e Higgs-it, për të cilën pat folur fizikani britanik, Higgs.

Megjithatë, shkencëtarët folën për rëndësinë e zbulimit.

Drejtori gjeneral i CERN-it, Rolf Diter Hojer shpjegoi:

"Sot shënojmë një arritje historike, por jemi vetëm në fillim. Tani, mbetet një punë e madhe para nesh. Është megjithatë një arritje. Mendoj se mund të jemi krenarë, të lumtur, por e tëra është vetëm një fillim dhe mendoj se do të ketë ndikime globale në të ardhmen. Ai (zbulimi) vjen në kohën e duhur dhe mendoj se mund të jemi shumë optimistë".

Njoftimi i së mërkurës pritej me padurim në radhët e shkencëtarëve, meqë mund të konfirmonte punën teorike të zhvilluar gjatë dekadave të fundit dhe njohuritë aktuale për funksionimin e universit.

Grimca është pjesa e fundit e pazbuluar në teorinë e Modelit Standard, që shpjegon përbërjen fundamentale të universit.(rel)

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERGJ UASHINGTONINga PALOK TRABOINI, Shqipëri 1907 (07.04.2012)
KATËR LIRITË THEMELORE TË NJERËZIMIT(Pjesë nga fjalimi në Kongresin e SHBA, 1941)Nga FRANKLIN DELANO ROOSEVELT, Presidenti i 32të i SHBA (07.04.2012)
HYMNI I SHBA - FLAMURI I STËRPIKUR ME YJEShqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.04.2012)
ARIU RUS DHE SANTA KLAUSI FINLANDEZNga SHABAN MURATI (07.03.2012)
"Christian Science Monitor": PESË MËSIMET NGA KOSOVANga HASHIM THAÇI, kryeministër i Kosovës (07.03.2012)
GJAKMARRJA KA PERËNDUAR ME KOHË E ME VAKTNga ÇAPAJEV GJOKUTAJ (07.02.2012)
JO GJITHË TË VDEKURIT PREHEN NË PAQËNga PËLLUMB KULLA (07.01.2012)
DY FJALË NGA AUTORJANga ELIDA BUÇPAPAJ (06.30.2012)
POEZI E FRYMËZIMEVE NEOIMAZHISTE, E TUNDIMEVE SIMBOLISTE DHE E REBELIMEVE TRONDITËSE SUREALEPër librin poetik "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT" të ELIDA BUÇPAPAJTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.30.2012)
BAMIR TOPI: KOSOVA ËSHTË NJË DHE E PANDASHME (06.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]