E Enjte, 04.25.2024, 05:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Marrëdhënie të rrezikshme

Nga Franco Venturini


E Hënë, 08.10.2009, 09:50am (GMT+1)

 

 Franco Venturini

Pse shefi i qeverisë italiane ishte i pranishëm javën që shkoi në Ankara, në nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme energjetike mes Turqisë dhe Rusisë? Këtë e shpjegoi vetë Silvio Berluskoni: bëhej fjalë për një sukses të diplomacisë italiane, nga i cili do të përfitojë e gjithë Europa. Sipas fjalëve të kryeministrit, ka një të vërtetë dhe një problem të madh.

E vërteta është se Europa ka nevojë dhe do të ketë gjithnjë nevojë për importin e energjisë nga Rusia dhe se gazsjellësi "˜South Stream' për të cilin Turqia dha viston, tani do të lejojë rritjen e vëllimit të këtyre importeve. Problemi më i madh është se gazsjellësi, që është një bashkëpunim mes Eni-t dhe Gazprom-it, premton t'i lejojë përfundimisht Rusisë sigurinë e energjisë italiane dhe shfaqet tani si një mjet bojkotimi në lidhje me projektin rival "˜Nabucco', të planifikuar nga Europa dhe SHBA-ja pikërisht për të reduktuar varësinë energjetike nga Moska.

Lufta e gazsjellësve është lufta e vërtetë gjeostrategjike e kohës sonë. Aty ku më parë kishte ushtarë dhe divizione me mjete të blinduara, tani ka tuba dhe leje tranziti. Është një hartë e ndërlikuar, por ka disa pika kryesore.


BE do të importojë nga Rusia 45-50 për qind të energjisë. Rusia është një furnizuese e besueshme, por fundi i përballjes mes blloqeve e ka inkurajuar Kremlinin ta kthejë gazin në një armë të fuqishme politike që shkakton frikë.

Lufta mes Europës dhe Rusisë do të nxisë investimet në sektorin energjetik. Jo vetëm kaq: Brukseli dhe Uashingtoni kanë iniciuar një gazsjellës, Nabucco-n, karakteristika e të cilit është të transportojë gaz jorus e të mos kalojë në territorin rus. Këtu ka nisur edhe beteja.

"˜Nabucco' dhe "˜South Stream' mund të konsiderohen plotësuese të njëra-tjetrës, por Moska e ka kuptuar se duhet të procedojë me nxitim për të "mbytur" gazsjellësin rival. Dhe SHBA, ndoshta më shumë se Europa e ka kuptuar se duhet të gjejë së shpejti furnizime jo-ruse me gaz, nëse do që të mos bjerë në kurthin e kërcënimeve të Rusisë.

Dhe në këtë garë kundër kohës, kush e ka ndihmuar sistematikisht Rusinë pa e mohuar asnjëherë projektin alternativ? Italia, me angazhimin personal të Berluskonit. Përveç saj, edhe Turqia që me lojën e saj të dyfishtë, shpresonte të kthehej në një arbitër të energjisë në Europë, ku ajo kërkon të hyjë. Thuhet se Gjermania, që me North Stream është e destinuar të evitojë tranzitin e pasigurt nga Ukraina, ka bërë një pakt me Rusinë, që nuk ndryshon shumë nga ai italian. Por, ekziston një ndryshim themelor: North Stream nuk e zhduk ekzistencën e një projekti alternativ të sigurisë perëndimore në këtë drejtim. Silvio Berluskoni duhet të reflektojë në këtë drejtim. Ne së pari besojmë se një Rusi miqësore, me fjalë të qarta për të drejtat civile, lirinë e shtypit dhe administrimin e drejtësisë është më e lidhur me Perëndimin. Obama bëri shumë mirë që shtypi pulsantin e marrëdhënieve të mira. Por, të jesh me një këmbë këtej, një këmbë andej, kjo nuk është politikë e mirë për Italinë. Lidhur me interesat ekonomike, kompania energjetike italiane, ENI i ndjek me arsye të plotë, duke bërë punën e saj. E për sa u përket ambicieve politike të ndërmjetësimit mes rusëve dhe amerikanëve, kjo është një sipërmarrje e vështirë që mund të rezultojë e pamundur.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kosova "shtet i papërfunduar" (08.10.2009)
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti (08.08.2009)
Nekibe Kelmendi: Hetimet e KE për trafik organesh, me prapavijë politike (08.07.2009)
Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90 (08.07.2009)
Gjermani: Kërkohet ribotimi i "Mein Kampf"-it (08.05.2009)
Ejal: Bild vuri në dukje problemin e vërtetë (08.05.2009)
Vrasje dhe tortura në Çeçeni - Politika e gabuar e Kremlinit në Kaukaz (08.05.2009)
Barbara Berluskoni: Në politikë nuk ka dallim midis jetës publike dhe private (08.04.2009)
Aleancë mbrojtëse polic botëror apo luftëtare kundër urisë? (08.04.2009)
Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë (08.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]